Rrefime    Ai ishte në gjendje për komunikim, madje shumë i arsyeshëm si kurr më parë, ishte më i përgjithshëm se asnjëherë më parë dhe me njohu akoma pa u futur në dhomë…Kjo ishte pjesa e parë e cila demantoj shumë nga ata çfarë më thoshin për gjendjën e tij shendetësore.

Humbja e memorës tij për ti njohur njerëzit ishte e herëpashershme ashtu si edhe shqiptimi i fjalëve e kryesisht kur ndihej keq dhe i shpetonte ndonjë pikë loti para nesh, lot të cilin nuk i ka par kush kurr atij.

Ta komentoj në detale gjithë atë kohë sa qenruam aty është shumë dhe e donë një perkushtim për ti thënë të gjitha dhe realisht, gjë të cilën do ta bëjë në hera tjera.

Mospajtimin më të në raste të rralla, por ndoshta edhe në raste të rënda gjetë kohëve si dhe rezervat e krijuara pa u ftohur raportet më të, Demaçi tashmë i kishte në zemër dhe më një respekt të shumëfishuar. Kjo veti buron nga njerëzit e mëdhenj të cilët nuk duan servilizmin e njerëzve. Kështu e kuptova Demaçin i cili po i rezistonte sulmit në tru.   

Demaçi ka pas goditje të rënda dhe më pasoja të mëdha në tru, por rezistues përball këtyre sulmeve ashtu siq është dëshmuar gjatë gjithë jetës tij.

Na percjelli duke na thënë: Keni kujdes, kombi, populli ynë mbi të gjitha, të lutemi dhe bëjm për të.

Prishtinë 23.07.2015

Xun Çetta

Komentet:

Fadil Qetaj : Te lumt Xun, je shumë real dhe i drejtperdrejt, e bacës Adem i uroj shendet

Maxhun Osmanaj : I dhashte Zoti shendet edhe per shume vite te tjera Korifeut te Shqiptarizmes!Pershendetje te gjitheve!Baca flet me kohen,koha flet me Bacen!

 

 

Xun Çetta : Më frikë se po gaboj,mora këtë foto nga 1990-ta kur e kisha vizituar po në këtë shtëpi pas lirimit tij nga burgu me 21 prill 1990, u ndie mirë dhe nuk kuptova se mos ndoshta ndikova negativisht në shendetin e tij. Samiu i tha: Xuni ka një arkiv të pasur si askush tjeter më foto, audio dhe video incizime, por nuk e kuptoj pse nuk publikon dhe nuk po na i jap ato. E di, tha Ademi, mos u merzit se e din ky kur kanë kohen e publikomit ato.

Perkujdesja për Ademin, mikpritja çfarë na bëri gruaja e tij gojë embël dhe për plotë rrefime e sqarime, më lan pershtypjen e veqant në këtë vizitë.






Idriz Mehmeti :  Pershendetje Xun Çetta, ju pergzoj per vizitën dhe respektin që i keni bërë bacës.
Bacës i dëshirojë shërim të shpejtë.

Xun Çetta :

Tregim i kohës nga Adem Demaçi

Protagonisti i tregimit, Hamit Kaçanolla, pas dy vjetësh të shpërnguljes në Turqi, vendos të kthehet në vendlindje; në kujtesë i kumbojnë fjalët e plakut të fshatit, xha Selës, i cili refuzon të shkulet prej dheut të vet:

Jo, qe besa, u s’kam shtek qi vi… U nime ni pulë para deres’e kam, i vetun jam – çka thonë ni fjalë: «Ku rafsha mos u vrafsha», veç – diçka po m’ngreh për kit ven… Diçka po m’kap për kto gurina, për kta lisa të zgoruem, për at kolibë teme kah rrxohet… Jo, qe besa: ma mirë po rrnoj ngat therrave t’mija se midis fiqve t’huej!... Bile, kësaj toke gjamët e mija nuk kanë me ju dokë rânë, se e jemja âsht. Se mi tâ e kanë derdhë babgjyshi e katragjyshi, e derdhën tash fërk edhe djeltë e mi, gjakun edhe njersën.

S’ka ku m’çon edhe lot me derdhë mi tâ, s’ka çare edhe gjamët pa m’i durue; e kur t’keshi, n’m’u keshtë, s’më kqyr kush shtremët. Jo, qe besa!... Ju shkoni e mue lemni qi edhe u t’i baj bashk eshtnat me t’atyne… Lemni ktu qi, dekëteri t’më rrehë ni dell i qafës, t’jau ruej vorret mos t’jau rrehin kush… E kur t’des, e di qi ksaj toke s’ka me i ardhë rânë xhenazja jeme, se – nuk e përbuza kurr, nuk lypa ma t’mirë… Ju shkoni… u koftë udha e marë! Veç – s’e di ku po shkoni e kuj po ja leni kit ven? Ni plaku me ni kamë n’dhé e nja mi dhé…

Adem Demaçi, Jeta e Re, 1953