Lajmet aktuale   U tha se Jankullovska dhe Mijallkov dhanë dorëheqje, pastaj doli se së paku Jankullovskën e kishte shkarkuar Georgievski. Dhe kjo kishte ndodhur menjëherë pasi që në Ambasadën amerikane në Shkup, ishte lëshuar komunikimi që institucione të sigurisë sllavo-maqedonase kishin pasur me pjesëtarë të grupit të armatosur.

Pra, Gruevski e ka shkarkuar Jankullovskën pasi që ishte zbuluar se incidenti në Kumanovë ka qenë skenar sllavo-ortodoks për të krijuar konflikte ndëretnike që do ta destabilizonin Maqedoninë dhe rajonin. Edhe informacione të tjera që u bënë publike më pastaj, lanë për të kuptuar implikimin e agjenturave sllavo-ortodokse, si dhe implikimin e AAK-së në incidentin në Kumanovë. Prandaj, është koha që AAK, para se të kërkojë llogari, duhet të japë llogari për implikimin e saj në incidentin e Kumanovës. Dhe këtë llogari duhet ta japë para familjarëve, por edhe para shtetit: para familjarëve për t'ua thënë të vërtetën se si djemtë e tyre janë çuar në Kumanovë, kurse përball shtetit për implikimin e Kosovës në incidente në një shtet tjetër. Nuk është rasti për kauzë politike, se këtë kauzë ua ka rrëzuar Ambasada amerikane në Shkup, dhe informacionet se incidenti në Kumanovë ka qenë të implikuara agjentura sllavo-ortodokse. Prandaj, shteti duhet ta hetojë deri në fund implikimin e politikës në Kosovë, në incidentin në Kumanovë, pavarësisht se AAK mund të bëjë gjithçka për të penguar hetimet dhe zbardhjen e gjithë të vërtetës. Koha kur në emër të "luftës për liri" dikush ka penguar hetimet dhe zbardhjen e të vërtetës, ka kaluar. Janë agjensi, organizata dhe media ndërkombëtare ato që këta që më së shumti janë çjerrë në emër të "luftës për liri" na i kanë nxjerrë si të përfshirë në trafiqe dhe forma të tjera kriminale. Dhe si për t'ia vënë pikën, Ramushi kur hapi zgjedhjet në parti tha se të gjithë ata që kanë kërkuar haraç duhet ta lëshojnë partinë, duke treguar se kjo parti paska qenë parti e haraçit. Prandaj, institucionet e shtetit duhet të zbardhin gjithë të vërtetën për përfshirjen e individëve dhe e politikës në incidentin e Kumanovës, dhe çdo kërcënim apo rrethim të familjeve të prokurorëve apo të punonjësve të tjerë të shtetit, ta raportojnë edhe te shteti, edhe te ambasadat, por edhe publikisht.

Komentet në facebook nder to edhe i imi që sapo ishte shlyer:

Naim Maloku : Guximshem Mik,
Per qe incidenti ne Kumanove ka qene ne llogari te interesave shoveniste pansllave s do koment, ajo eshte me se e vertete. Se kush e keqperdori aqe rende, pameshireshem dhe tradhetisht Patriotizmin, Vullnetin per tu sakrifiku per ceshtjen Kombetare te ketyre djemve nuk po e dijme. E verteta duhet te dali ne shesh. Zbardhjen e kesaje te vertete na e kan borxh institucionet e Shqiperise dhe te Kosoves.

Sylë Bajrami : ... Edhe EKSPERTET per ceshtje te SIGURISE !?

Xhevat Zymberaj : Rexhepin e pergezoje per guximin,dhe analizat e thukta,por per rastin Kumanova une mendoje te jemi me te matur pse?
Nuk po e kundershtoji se nuk ka pasur ndonje komplot nga sllavo maqedonet,por me cudite nje fakt se si mundi te mos nuhatet kjo nga sherbimet e intelegjenes,te vendeve perendimore! Ne Shkup jan te akredituara te gjitha ambasadat e vendeve perendimore,mandej Bonstilli amerikan eshte jo me larg se 30 kilometra nga Kumanova,aty mendohet te filloje edhe Gaspromi Rus qe ceshtjen e bejne shume me te komplikuar nga sa na duket neve.
Naim Maloku i cili tash pas daljes nga AAK nuk duhet qe per teke revanshiste te pergojon ate ose kete.
Istitucionet e Shqiperise po edhe te Kosoves sigurisht e kan borgj te zbardhin Kumanoven por e ka borgj edhe Naim Maloku si ekspert per ceshtje te sigurise kombetare te punoje ne zbardhje te mirefillte e jo te akuzoje bllanko ata qe deri dje ishte sebashku.

Jeton Berisha : Janull-Georgi Foto--

Naim Maloku : Miku im Xhevat Zymberaj,
Une nuk kam njohuri dhe as fakte qe te drejtoj gishtin nga askush per kete qe ndodhi ne Kumanove. Per kete jane mekanizmat dhe institucionet, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi te cilat edhe e kan obligim Kushtetues dhe Ligjor qe te merren me keto pune dhe mendoj qe ne kete situate, dhe per kete rast duhet ta thone te verteten qe ne mos te akuzohemi. Une ne baze te njohurive dhe vleresimeve te mija e dhash mendimin vetem se kujt,prap sipas mendimit tim, i ka shkuar kjo per shtati. Jo vetem aak n por une i cmoj te gjitha partite ne vend se jane vullneti i qytetarve te ketij vendi. Vota dhe vullneti i shumices e percakton udheheqjen e nje vendi. Kemi bere perpjekje, secili ne menyren dhe kaqikun e vet, qe qytetaret te jene te lire ne shprehjen e vullnetit te tyre me vote.

Seff Krasniqi : Përshëndetje Rexhep,
Edhe unë sikur Xhevati të përgëzoj për guximin, aq më tepër që i këtillë ke qenë edhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Nuk e kam as më të voglin qellim ta mbroj ndonjë parti e aq më tepër AAK e cila, dorën në zemër, është marrë me haraç dhe atë për ditën me diell. Megjithatë, në këtë rast pajtohem fort me Xhevatin, me të cilin njihemi në ditët e rinisë. Për Grupin e armatosur të Kumanovës dhe luftën e tyre që po i thonë incident, nëse bazohemi në shtypin botëror, por edhe njoftimet e agjencive sekrete, edhe pse këto mund të jenë spekulative, gjithçka flet se të gjithë e kanë ditur ; edhe AAK, edhe PDK (sidomos argatët e Dick Martyt) edhe AKI, edhe SHISH edhe ndërkombëtaret. Në veçanti e kanë ditur sherbimet serbe dhe ruse, të cilat e kanë menagjuar situatën. Pra djemtë janë sakrifikua për të gjithë nga pak, e më së shumti për Rrjedhën e Jugut të Gazpromit rus pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e Maqedonisë që kjo rrjedhë të kalojë nëpër territorin e saj. Pra, jam i bindur që këtu Xhevati ka shumë të drejtë!
Ajo që po më habit më së shumti është se si është e mundur gjithë kjo heshtje nga gjithë ata zëdhënës që i ka pasur UÇK, nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ku doli se edhe Ali Ahmeti ishte anëtar. Special po më çudisin zhurmaxhinjtë Qosja dhe Demaçi! Mos ka filluar të duket në sheshazi tradhtia e dikurshme e ish-komandantëve të UÇK-së të Rogner-it!? Dikush është zënë me pelë për dore...

Kadri Gubetini : O Naim ,nuk kam kohe te bej ndonji koment me te thuket rreth asaj qe ndodhi ne Kumanove,kam qen ushtar ne vitin 81 ne Maqedoni dhe jam denur atje nga GJykata ushtarake e SHkupit,por nji e dij Maqedonet jan edhe me te kqinje se serrbet,kurse elita jon politike dhe shtetrore eshte maskarad e pa denj e pa kompletuar profesionalisht ,e korruptuar ,institucionet e Kosves i mbulojn 5o% enjerzve me diploma fals dhe 50% njerz te UDB-es,andaj ska kush punon per ti zbardhur keto qe ndodhen ? kuku per neve.

Xun Çetta : Autorin e linkut, z. Kastrati, pra autor të artikullit që mos ti humbi vlerën si artikull analizues dhe ta marrim vetem si link facebok-u, sinqerisht e kam mik, Naim Malokun e Xhevat Zymberin po ashtu i kam miq të mirë, kojshi e bashkëveprimtar. Po ta komentoja rastin Kumanova ashtu si e di unë, gjithësesi më të gjithë do gjenim ato pika pajtimi por do dalin edhe pika mospajtimi mes nesh. Më asnjërin nga ta, nuk e dua mospajtimin në këto veprime kaq të ndieshme që perjetoj fati i shqiptarëve gjithëandej. Unë, pa u lëshuar në detale të ngjarjës, mund ti thëm pak fjalë për mes të cilave mund kuptohem pjesërisht, jo mirë por natyra ime e komunikimit jo rrall është kjo.
Pa dallim kush është më shumë e kush më pak sponzor i këtij rasti unë vetëm një gjë e di : Ali Ahmeti në këtë rast, ka luajt një diplomaci dhe ka bërë një politikë të cilës më vonë do ja shohim hajrin apo sherrin…I lutem zotit që të pakten këtu të dal se ai, pra Ali Ahmeti ka luajt diplomaci dhe bërë politikë tipike të natyrës së kohës kur ishte më Ramushin a punonte për Hashimin. Nese edhe këtu në këtë qeveri kriminale ka punuar e vepruar kështu, pra rri atje e puno për neve, kjo do ia fal gabimin e tij të më hershëm të politikëbërjës mes Ramushit e Hashimit. Dikur viktima e këtyre lojërave ishte Ramushi më të cilin dukej të jetë Aliu, tani do doja që viktimë të jetë Qeveria ku ishte Aliu dhe ne të jemi perfitues nga loja ndryshe e Aliut në atë qeveri.


Sa i perket asaj se ka gisht në rastin Kumanova z.Ramush Haradinaj apo jo, kjo le të mbetet në fjalën perfundimtare të institucioneve tona të pergjumura të cilat një ditë të pergjumshëm do ta thonë realitetin sipas kutit tyre. Naimit i thëm se, e drejta kushtetuse dhe obligimi i institucioneve tona për ta hetuar rastin dhe të na informojn drejt, nuk varet shumë nga ato institucione sa nga diplomacia e cila i ka kap ata apo ato dhe nuk i lë të levizin ndryshe nga si u thonë të tjerët.

 
AAK dhe Ramushi, jan më të perkushtuar të merren më rastin Kumanova, pasojat dhe ndriqimin e injorancës sonë politike për ball krejt çfarë na ndodhi në Kumanovë, ky është një realitet por nuk do të thot se perkushtimi dhe ngritja e zërit për rastin Kumanova të na qesin tani Ramushin si implikues në atë tragjedi, pa dallim se raporti Ali-Ramush është më thellë se kjo që ndodhi. Blloku Berisha-Haradinaj dhe Menduh Thaçi ishte produkt i prapaskenave të cilat Ali Ahmeti i ka bërë Ramushit duke punuar për Hashimin dhe partinë e tij a publikisht mbahej si pro Ramush. Po të fitonte Berisha në Tiranë dhe LDK në koalicion më Ramushin në Prishtinë, edhe aty do kisha pas frikën se do fillonte revanshimi i këtyre politikave mes veti krejt më prapaskena që i kanë pas dhe vazhdojn ti kenë.
Nuk e ka pas të leht Ali Ahmeti që pas gjithatyre akuzave e dosiev të shperndara rrugësh, ta sheh Menduh Thaçin të shkoj në kullat e Gllogjanit akoma më i mirëpritur se dikur Aliu, dhe anasjelltas nuk e ka pas leht Ramushi kur zbuloj se si Aliu ja paska luajt telat dhe kaloj pro Hashimit e partis tij…


Sido që të jetë, nuk pajtohëm dhe nuk lejoj që populli, fati ynë si komb të mbetet viktima e bizneseve politike dhe klaneve të ndryshme. Ne duhët të tregojm se jemi gjall si popull e jo si individ.

PS.

Sapo shkova ta marr Ilirin nga ku po luante fudboll, kur erdha pash se e paska shlyer komentin tim dhe ja lëshova komentin tjetër me vetëm dy fjalë:

Xun Çetta : Çfarë ndodhi më ju Rexhep, edhe tek ju paska diktime nga tjeret dhe cenzurë?

PS. Shtesë këtu në info-cetta:

Rexhepi shtron tema tjera ne kuader të kësajë teme dhe kështu ne do humbim energjitë tona duke harruar fatkeqësinë e Kumanovës siq e quan ai incident.

Nder tjera Rexhepi thotë:

1-(Prandaj, është koha që AAK, para se të kërkojë llogari, duhet të japë llogari për implikimin e saj në incidentin e Kumanovës).

Më këtë z. Kastrati del sikur u kry hetuesia për të kuptuar realitetin a në anen tjetër lexojm të thotë se këtë duhet ta bejnë institucionet tona !!!. 

2-(Pavarësisht se AAK mund të bëjë gjithçka për të penguar hetimet dhe zbardhjen e gjithë të vërtetës. Koha kur në emër të "luftës për liri" dikush ka penguar hetimet dhe zbardhjen e të vërtetës, ka kaluar. Janë agjensi, organizata dhe media ndërkombëtare ato që këta që më së shumti janë çjerrë në emër të "luftës për liri" na i kanë nxjerrë si të përfshirë në trafiqe dhe forma të tjera kriminale. Dhe si për t'ia vënë pikën, Ramushi kur hapi zgjedhjet në parti tha se të gjithë ata që kanë kërkuar haraç duhet ta lëshojnë partinë, duke treguar se kjo parti paska qenë parti e haraçit).

Do ndihesha i lumtur nese guxoj ti besoj z. Kastrati se paska kaluar koha kur dikush në emër të luftës për liri (çlirim do thosha unë  Xuni) mund ta pengoj hetuesinë dhe zbardhjën e të vertetave !. Pa dashur ta marr në mbrojtje Ramushin, ai të paktën për mua, nuk është i quajtur i luftës, pra si ata të cilët z. Kastrati nuk po i futë në mesin e atyre të cilët duhen futur në lavatriqe për tu pastruar nga shumë çka…

Rexhepit i paska penguar distancimi i Ramushit nga krimi dhe njërëzit e reketit tash sa vite duke filluar nga partia e tij, dhe tani z. Kastrati tallet më një fjalë të vetme se si gjoja aty u pa se AAK na paska qen parti e reketit. Po ku ka parti e cila nuk i ka ato elemente krimi të cilët kan lidhje kualicioni mes veti pa dallim partish politike kah janë ata apo ato o Rexhep i nderuar.  

Linku nga profili i Rexhep Kastratit:

https://www.facebook.com/rexhep.kastrati2/posts/850055688364906

Luzern 20.05.2015

Xun Çetta

Komentet vazhdojn :

Rexhep Kastrati : Xun, më vje keq, por asnjë propagandë e mbrapshtë nuk shkon me mua. Kjo që ke bërë nuk tregon asgjë tjetër pos që edhe postimin fillestar e ke bërë.me tendenciozitet. Unë, duke të trajtuar si mik, të sqarova, edhe pse nuk kam qenë i detyruar të të sqaroj, se nuk bëhet fjalë për cenzurë, por nuk dua të hap debat për çështjen e funksionimit të partive, e as për çështje për të cilat jam shprehur. Me këtë desha të të them se nuk e kam ndërmend të të rrëfehem për çështje, përgjigjet e të cilave i gjen në profilin tim. Unë jam munduar të kem mirëkuptim edhe kur më shqetësoje në inbox me linqe të cilat mund t'i shihja edhe pa m'i dërguar në inbox. Duket se qenkam gabuar në vlerësimin tim ndaj teje, se ti duket këtë vlerësim e paske keqpërdorur për propagandë personale. E nëse ke synuar se arrin gjë me këtë që ke bërë, po të them se po ke arritur t'u tregosh gjithë njerëzve se je një keqpërdorues i miqësisë dhe respektit që të tjerë kanë për ty.

Xun Çetta : Rexhep, mik i nderuar dhe ndoshta arsyeshëm revoltuar.Mos të mashtroj mendja se Xuni i jap 100 pite për një lakror, këtu mund të gabohësh keq. Ti je ai që ishe para meje, dhe unë nuk te perdora gjëra private pos qe komentova shkrimin tuaj siq e quajta punim analizë. Revolta ime plasi pse pro bllokut Qeveritar dhe kunder Opozitës në raport me fatkeqsinë e Kumanovës. Mendimi është i lire por si teper pro qeverisë në momentin kur nuk isha msuar të ju lexoj si të tillë.Tani pa dallim e hjeke revolten apo jo , fillon më fyerje apo jo, unë mbaj qendrimin tim. dhe vlersoj ndryshimet e juaja ndaj meje. Ky ishte problemi. Unë nuk ju sula kunder para sa kohe kur sulmove Ramushin për reket në momentin kur aj po thrriste të bëjm diçka , Pra nuk te reagova, heshta por te kalosh kaq shpejt dhe rehabilitosh injrancën e institucioneve tona perball rasti Kumanoë, kjo nuk ju shkon juve sa ju njoh…

Rexhep Kastrati : Xun, së pari ti u desh të respektoje faktin se më njeh dhe e din se as nuk shitem e as nuk blihem. E dyta, fotomontazhi që ke bërë dhe që të ka turpëruar ty e jo mua, lidhje nuk ka me tekstin tim. E treta, secili në profilin e vet mund të postojë bindjet dhe pikëpamjet e veta dhe askush nuk mund t'i kërkojë llogari për ato pikëpamje apo bindje. E katërta, unë nuk kontestoj pikëpamjet e të tjerëve, dhe kam të drejtë që të mos heq dorë nga të miat. Së pesti, debati është tjetër gjë, e propaganda e ideve personale është diçka tjetër. Së gjashti, unë të pata treguar në inbox arsyet se përse nuk dua të lëshohem në debat për çështje që i kam trajtuar në vazhdimësi. Për të gjitha këto dhe arsye tjera, nuk u desh të përdorje metoda, të cilat beso të kanë komprometuar ty e jo mua. Revolta nuk është argument, dhe gjykimi e veprimi nën efektin e emocioneve, nuk të bën mirë. Në fund të fundit, je burrë në moshë dhe duhet të përmbahesh nga emocionet. Megjithatë, unë jam gazetari më iatakuar që 17 vjet, dhe jam mêsuar me gjithçka.

Xun Çetta : Sa i perket revoltës dhe emocioneve, unë pikërisht ju drejtova juve më : Rexhep, mik i nderuar dhe ndoshta arsyeshëm revoltuar. Pastaj serish ju garantova se : Tani pa dallim e hjeke revolten apo jo , fillon më fyerje apo jo, unë mbaj qendrimin tim. dhe vlersoj ndryshimet e juaja ndaj meje.--Kaq sa i prket revoltes dhe emocioneve.

Nuk po ju pergjigjem në gjitha pikat ngase nuk po e shohë të nevojshme por ja vetem në dy a tri të tilla:

Unë nuk bëra propagandë por debatova dhe në kuader të debatit dhash mendimin tim kritik aty ku unë vlersova se duhet reaguar. Sa i perket montimit të fotove, nese nuk e gjen kuptimin ja po ta them unë: Të kritikosh rënjen e tjetrit pa dallim rrethanave te pa sqaruara  edhe pse thuan se AAK është prapa, pastaj në organizim apo vet Maqedonet aktor etj si dhe të mos dalim në mbrojtjen e të rënëve dhe të arrestuarve të cilët po hjekun më keq se të rënët (shprehimisht e thëm ngase jeta është diqka krejt tjetër), dhe ja në foton tjeter e ke popullin i cili bën presion mbi organet tona që të mos injoroj rënjen e aq më pak ti quan terrorist dhe arrestoj aq brutalisht në Kosovë etj.

Se je gazetar dhe opinionist i atakuar e i sulmuar , e di dhe e pranoj por peshorja kur gjërat qitën në kandar si thot populli, aty leviz diçka më ndryshe dhe më perciz. Hapësirat në gazeta nuk te kan munguar edhe aq shumë edhe pse vertet opozitar, Sulmet fizike deri të ndofar atentati larg mendjës se kriminelve dhe atyre kofshin tret, nuk e di se ke perjetuar dhe kurr mos të raft hise dora e krimit. Janë gjëra këto për mes të cilave desha të ju them diçka, pra gjëra për të cilat akoma nuk shkruaj publikisht. Ju përshëndes mik i ndruar.

Rexhep Kastrati : Xun, unë jam shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i qartë: nuk ti kontestoj bindjet, por kam të drejtë të mos heq dorë nga bindjet e mia. Nëse kjo të revolton, nuk është problemi im. E dyta, fyerje ke bërë ti ndaj meje derisa në krye të tekstit tim vendos një montazh që nuk ka lidhje me tekstin tim dhe një shpifje fyese për gjoja dëgjueshmërinë dhe pro cenzurë. Së treti, ti nuk ke bërë koment lidhur me tekstin tim por ke bërë një propagandë për Ramushin dhe AAK-në.

Xun Çetta : Sa të duash e mundesh shkruaj kunder meje nese je revoltuar mik i nderuar Rexhep, nuk jam i natyrës të ju shlyej pse dilni mospajtues më mendimin tim. Jam i ndieshëm kur tjerët më pozicionojn pa e pozicionuar unë vetvetën, por edhe këtë lëshim po ta gellditi mik i nderuar edhe pse e di se është forma më e keqe kjo.Po ti mik i nderuar si do dukesh po ta kishe pushtetin dhe ti shohesh karikaturat lidhur më ju dhe emrin tuaj ? Jo more Rexhep miku, unë te di ndryshe, dua te besoj se je pak i revoltuar por prap te mbetesh Rexhepi që je. Nesr në mengjes e deri në mbrëmje jam në punë, mungesa ime këtu shpresoj të kursehet. Shendet mik i nderuar

Rexhep Kastrati : Xun, po më vjen keq që po detyrohem të ta përsëris: ti je ai që ke shpifur dhe fyer kundër meje, dhe këtë e ke bërë ngaqë je revoltuar për qëndrimet e mia. Ti në vend se të kërkosh falje pse keqpërdor tekstin tim, profilin tim dhe kulturën time të komunikimit, më shet mend me lirinë e shprehjes. Po qysh më flet për lirinë e shprehjes kur të revoltojnë pikëpamjet e mia dhe shpif dhe fyen personin tim? Po të kishe pushtet, çfarë montazhesh do të bëje? Apo do montoje dosje për likuidimin e njerëzve? Dhe në gjithë këtë, nuk më bëhet vonë mua, se po shoh deri ku shkon revolta jote për pikëpamjet e mia. Por harro se m'i ndryshon kush bindjet dhe pikëpamjet, pavarësisht nga metodat që përdorin për të shfryrë revoltën e tyre pse nuk mund të ndikojnë në mua. Ka pasur nga ata që më kanë kërcënuar. Të tjerë ngaqë e kanë parë se janë komprometuar dhe më kanë bllokuar. Por ka pasur nga ata që kanë kuptuar se po i lë të shprehen dhe ta tregojnë veten para të tjerëve, po ashtu më kanë bërë bllok. Ka pasur edhe asi që kanë bërë komente vetëm sa për t'ua lexuar njeri, ashtu siç ka pasur edhe të tillë që kanë provokuar debat sa për t'u afirmuar. Dhe unë jam munduar t'ua plotësoj qejfin. Por pavarësisht nga të gjitha u ka mbetur varur peremendurja e turpit të shpifjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve.

Xun Çetta : Rexhep, o miku im, unë në qetësinë më të madhe pas gjumit kaq të lezetshëm që paskam bërë, në këtë mengjes të hershëm dhe i kthjellt po te thëm se nuk te kam keq perdor as në tekst as në profil, jam kyq thjesht në debat me mendimin tim sigurisht befasues se kah po thyen qafen tani miku Rexhep Kastrati !!! Aktualisht nuk jam hudheruar. Ndoshta hidherimin më të madh e kam ndier kur me pozicionove si njeri të AAK-së pa dashur ta fyej apo shprehi iritim në të si subjekt.

Unë u ndjeva keq vetvetiu si praktikë ta pozicionosh tjetrin si metodë stopimi në opinonin e tjera subjekteve. Ashtu si jam mirë me Rexhepin di të jem edhe kritik në momentin e nevojshëm, po kështu qendroj edhe më partit tona politike, i mbështes kur jan mirë e mbar i goditi ku futen në terfojë apo detelinë dhe fryhen për ta plas veten dhe ti sjellin dem vendit.

Sa herë më kanë akuzuar apo prononcuar të tjerët si njeri të LDK-së, të LPK-së dikur, të AAK-së, jo shumë larg me than pse nuk zbulon faktin se je në VV etj, unë kem mësuar nga këto metoda. dihen rastet kur i kam mbështet dhe kur kritikuar, bile kur lexova se si paskan qenë 17 intervenime të ndihmës parë në protestat e atyre mijërave protestuesish në Maqedoni dhe pash se të githa intervenimet kan qenë për shkak temperaturave dhe frymë marrjeve, kam pas si ide ta barti si link me një mesazh për VV-në se si protestohët. kjo do kishte vlerë si mesazh për të pra për VV-në o mik i nderuar Rexhep.

Vetëm si njeri të PDK-së nuk me kan akuzuar ndonse pse i kritikoj dhe kurr nuk më revoltohen si ju Rexhep i nderuar. Unë kam miq aty sa të duash dhe nuk me hidherohën, e lexova ku ke shkruar për PDK-në me foton e mikut Basri Musmurati të cilit nuk them se ja keqperdore fotografinë, as Basriu si mik tepër të mirë qe e kam nuk më hidherohet kur i thëm:

Ti ke bërë aq shumë dhe punë më mend për PDK-në sa kam frikë mos pergjegjësia do kalon në ju Basri. vetem organizimin dhe koordinimin për zgjedhje si e bënë ai, PDK nuk mund ti shperblen kurr. të gjitha ja thëm dhe kurr nuk me hidherohet , kritika e forcon atë i cili dinë ta pranoj mirë e leht për tu vetkontrolluar parase ta kontrollon apo intervenon tjetri. Unë dua ta krijoj rrethin e miqve vetëm mbi këto baza besimi dhe mirëkuptimi. Mendo si po vepron mik i mi Rexhep pa shehe veten a mund te mbesim miq... Deri mrama jam në punë shendet.

Rexhep Kastrati : Xun, e para ti ke keqpërdor hapësirën time në profilin tim për të plasuar një tekst propagandues për AAK-në, me të cilin nuk përgënjështrove asgjë nga teksti im. Implikimin e shërbimeve sekrete dhe të AAK-së nuk e kam shpikur unë, por po e thotë krejt bota. Pra, ti nuk ke bërë debat për tekstin tim, por ke bërë propagandë për AAK-në. Dhe me këtë e ke pozicionuar veten kah AAK. E dyta, ti ke marr tekstin tim dhe e ke shoqëruar me shpifje fyese dhe me një fotomontazh që dikush tjetër do ta quante edhe metodë për diskualifikimin e njerëzve, por unë jam përmbajtur, se nuk kam dashur të besoj se ke rënë kaq poshtë. E kam marr thjesht si mënyrë të shfrimit të revoltës pse unë kam ato bindje që kam, dhe të cilat ikam shprehur në profilin tim e jo në tëndin. Së treti, po ashtu, unë nuk të kam etiketuar dhe as të kam fyer dhe as kam shpifur gjë për ty. Dhe pas gjithë këtyre veprimeve që bën, më përmend besim dhe mirëkuptim. Për çfarë besimi e mirëkuptimi e ke fjalën: për të tillë që të mund të shfrysh si të duash dhe me lloj-lloj metode revoltën ndaj të tjerëve vetëm pse nuk mendojnë si ti? Jo Xun, kështu nuk krijohet besimi e mirëkuptimi, por me profesionalizëm, njerëzillëk dhe me konstruktivitet. Prandaj, rishiko dhe kontrollo revoltën tënde dhe mënyrën se si e shpreh atë se askush nuk të ka borxh pse mendon ashtu apo kështu.

Xun Çetta : Rexhep, po vazhdoj të ju drejtohem me mik i nderuar. Tani sapo erdha nga puna, nuk thëm se jam aq i lodhshëm për ti thën edhe pak fjal më shpresë se ky debat do mbyllet pa më të voglin problem mes nesh, perkundra gjatë pushimeve duhet pier kafen e relaksit tonë. Duhet ta permbyllim këtë ndezje mospajtimesh në disa pka mes nesh, nuk mendoj se sjellim vlera duke i perseritur gjërat kështu. Bindu se nuk te kam keqperdor ty as profilin tuaj ku i shlyen komentet që nuk pelqehen nga ju, unë nuk e bëj këtë gjë, jo vetëm për ty por për askë, perjashtuar ndonjë koment tepër i pa lexueshëm i cili lodh lexuesin për ta kuptuar mea q gabime shkrimore, shprehje të ulta etj. Ju Raxhep shani e bertitni sa mundeni dhe dini në adresën time, perbalte emrin tim, të gjitha aty i ke, nuk i shlyej dhe nuk ndihem keq nese lexuesi analizon dhe kap realitetin e kësajë ndezje. Unë gjithëashtu as s` kam bërë propagandë për AAK-në si me trumpeton tash sa herë.

 
Ndoshta ka vend të ju falenderoj për rastin më të mirë që ma dhe për ta sqaruar lexuesin apo lexuesën më fakte se përse, jo rrallë i barti edhe disa linke të disa temave dhe autorëve në mënyerë që pasi ti shlyejn ato , unë dua ti kem e jo të zhdukën pa gjurmë sikur nuk tha askush asgjë, apo ti iket pergjegjësisë për kush kujt çfarë i tha.
Kjo është natyra e punës time, kurr nuk kam bërë a vepruar diçka nese nuk jam i vetëdijshëm çfarë bëj dhe pse bëj e veproj si dhe, kurr nuk kam lejuar dhe nuk lejoj të mos e sistemoj ato veprime qoftë më shkrim, fotografim, audio incizim etj në mënyerë që pergjegjësia ime të jetë më e matur.

 
Rexhep mik i nderuar, unë për çfarë them i mbeshtes në po këso fakte siq u tha më lartë, ja një shembull i cili lidhet më çfarë debatuam deri tani:

 
Edhe Naim Maloku mundet me kenë kundër meje kur ju lexon ju se si me poziciononi pro AAK-së dhe se si gjoja po i dal në mbrojtje këtij subjekti, por Naimi e din se po e mendoj dhe ma shpreh si koment në mbështetje të mendimit tuaj, Xuni menjëhere ja poston linkun e para sa vitësh kur kam shigjetuar AAK-në dhe akuzuar rënd atë për vyshkje të kuadrit dhe veprimtarëve të deshmuar në atë subjekt. Kam ngrit zërin dhe paralajmëruar se ku po bie e ardhmja e AAK-së më këto afrim largimesh të sa e sa emrave dhe kooalicioneve duke filluar nga ish koalicioni AAK-UNIKOM-Lëvizje për Baahkim- LPK krahu i pas luftës etj, si dhe ka djeg sa e sa emra si Muhamet Kelmendin, Emrush Xhemailin,Merxhan Avdylin,Bajram Kosumin, Shemsi Reqicën,Naim Malokun e sa emra tjer të mos i numroj e lakoj emra tani. Kam përcjellur punën e tyre aty, isha në lidhje më të gjithë dhe dua ta pranoj faktin tjetër se jo pak nga këta emra edhe vet jan fajtor për jo pak sjellje dhe veprime të tyre e kryesisht fajtor pse kurr nuk kann vënë kushte dhe ti kërkojn kushtet nga AAK-ja si partnere e koalicionit apo më disa si idivid që shkuan aty.

 
Krejt çfarë ju thëm i nderuar Rexhep, nuk e thëm vetem për ju por edhe për lexues/e të këtij linku të shkaprderdhur në tema pa nevojë. Unë nuk do doja ta vazhdojm tutje këtë debatë ngase nuk ke nderment ta kuptosh realitetin e sistemit të punës time krejt të ndershme, transparent dhe pa prapaskena politike o i nderuar Rexhep. E di dhe më doza të vogla e kuptoj faktin se miq, shok e veprimtar atje, e kanë vështirë që në këto kushte politike, ekonomike, sociale e morale te punojn e veprojn krejt të pavarur nga pronari i partisë tyre,,Firmë“ . Unë e kam më leht të qendroj kështu krejt i pavarur fal shtetit ku jetoj dhe nuk më rrezikon më asgjë për çfarë mendoj, shprehu dhe veproj , kuptohët derisa nuk merrem me krime dhe të mos bie ndesh më ligjin.
Tani është koha e lajmeve mik i nderuar Rexhep dhe u bë mirë që ra diçka e më nderpreu.