Lajmet aktuale

  Aktakuza nuk ngritet aq shpejt, tani është faza e hetuesisë ekstreme dhe tmerrësisht e dhunshme e nderuara Avokate. Kur ngritet Aktakuza përfundon dhuna dhe procesi i hetuesisë për ta filluar torturimin e formave tjera..

Ajo çfarë duhët bërë ju dhe media e shëndosh bashkë më OJQ-të pa agjentura në to, është që të sensibilizohet opinioni nderkombëtar dhe qendrat e tyre në rajon mbi krejt çfarë po perjetojn ata brenda.

Luzern 15.05.2015

Xun Çetta

Linku:

Linku:

Të burgosurit e Kumanovës janë në gjendje të tmerrshme, ende nuk ka aktakuzë

GazetaExpressE premte, 15 Maj 2015 17:58 

 

http://www.gazetaexpress.com

 

Avokatja e Grupit të Kumanovës, Artene Ademi-Iseini, ka thënë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, se edhe pse me shumë vështirësi, ajo sot ka arritur të vejë kontakt me dy nga të burgosurit në Maqedoni, të cilët janë në gjendje të rëndë për shkak të dhunës së shkaktuar mbi ta

Kemi kërkuar ndihmë medicinale. Ende nuk është ngritur aktakuzë. Ekziston vetëm dyshimi se kanë kryer vepra penale”, ka thënë avokatja Artene Ademi-Iseini

“Mbi ta është ushtruar dhunë e tmerrshme fizike”.

“Pas shumë vështirësive teknike sot kam arritur t’i vizitoj dy klientë. Kam arritur të vizitoj Valdet Zekajn dhe Beg Bajrajn. Gjendja e tyre është alarmante. Dhuna fizike e përdorur gjatë arrestimit ka qenë e madhe”.

“Kanë thyerje të dhëmbëve, hematoma në tërë trupit. Tek njëri është bërë një intervenim maksilofacial”, njofton Klan Kosova.

“Kemi kërkuar ndihmë medicinale. Ende nuk është ngritur aktakuzë. Ekziston vetëm dyshimi se kanë kryer vepra penale”.

“Janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut”.

“OSBE është informuar për situatën”.