Politikë

Në pamundësi të ardhjes time personale më 14 janar 2012 pra nesër,atje ku bëra thirrje personale të takohemi. Unë tani po ndihëm keq,moralisht i lig pa qenë i tillë. Arsyet e mos ardhjes time nga mërgimi janë të disa natyrave për çka do kërkoja falje në këtë mos ardhje.

 

Kjo është e rënd vetëm për mua dhe për askënd tjetër . Frika për vendin tim nga kriminel të përzier që edhe mund ti fusin gishtërinjtë aty,tani më shtohet akoma më shumë,gjë kjo e cila më prezencën time aty,si frikë kjo do ishte më e vogël.

 

Ushtria e huaj në emër të paqes dhe anti krimit,vjen dhe të vret në shtëpinë tënde,në oborrin tendë,nëse vërtet je kriminel,ushtron dhunë dhe rrezikon paqen (respekt për ndihmën dhe paqësoret ). Por,jo rrallë në pa kujdes çlirimtari i huaj vjen,zë vendin dhe gëzon respektin pa dallim çfarë karakteri ka ushtari si dhe gradualisht në bashkëpunim më merimangat e veta vendore çfarë krijon pa i njohur mirë ato,kështu bashkë zëvendësojnë pushtuesin,diktaturën dhe krimin duke bërë vet krime madje edhe për së vdekuri,gjë të cilën nuk ta ka bërë as pushtuesi,diktatura apo krimi të cilin e luftove dhe sfidove më fitore atë.

 

Pamjet më Taliban,duke urinuar marinar mbi kufomat e tyre, ishte kulmi i krimit,ishte krim i dyfishtë ngase nga çlirimtar të shëndrrohesh në kriminel !!! kjo nuk ka ku shkon tutje...

 

Kam frikë se në Kosovë,politikisht,të huajt,pa aluduar më adresë do të na përmjerrin (urinojnë) për së gjalli o ju vendor servil,shërbëtor dje të pushtuesit e sot të faktorit ndërkombëtar pa i seleksionuar ata dhe ta dini më saktë se kush janë miq e kush janë të verbuar nga shërbimet tuaja qorre çfarë u bëni atyre.

 

Nuk dua të besoj se SHBA ,një pjesë e shteteve në  BE,gjegjësisht politikat e tyre zyrtare do të verbohen aq lehtë më servilizmin tuaj politik dhe prapaskenat çfarë i luani ju o politikan të momentit,pjellë e kryqëzimit të gjitha shërbimeve për sa kohë kaluam në pushtim.

 

Lëkurën politike ndërrojeni si të mundni e dini,ustallarët e këtyre praktikave në emër të lirisë dhe demokracisë i keni funksional dhe shumë aktiv. Por mishin,shpirtin,gjakun ju di unë,o ju që nuk po leni të na lind dielli,të na qelin lulet,të na shërohen plagët,më në fund nuk po leni të jemi shtet funksional e as komb natyrshëm i konsoliduar.

 

Nuk jam kriminel,ngase më krim do të u luftoja,por duke qenë në vazhdimësi viktimë e krimit që ndërron lëkurat,shpirti më të tillë kriminel më është lënduar keq,por edhe kështu i lënduar,krimin nuk mund ta marr si formë lufte.

 

Kujdes,mos vazhdoni krimin ndaj protestuesve paqësor se zoti më lutjet e mia dhe shpirt të lënduar do të u hakmerret edhe pse jemi kundër gjitha hakmarrjeve.

 

Luzern 13.01.2012

 

Xun Çetta

---------------------------------------.

Pas pak kohe ndoshta një ore,telefonatë nga një miku im tërësisht dashamirës.

 

Ndër tjera më tha: Ti Xun disa herë më ke thënë se nuk thuhet (Kosova ime-Vendi im-Partia ime-Kombi im etj,por do duhet të thuhet :Vendi ynë-Partia jonë etj).Kësaj radhe edhe gabove pse ? ...

 

Ke të drejtë dhe ju çmoj dy here më shumë kur kapesh në këto fakte. Unë më qellim nuk munda të them (Vendi ynë) ngase mu duk sikur po i bëj të barabartë edhe ata të cilët po e mbysin dhe fundosin vendin duke i pranuar ata si pjesë e vendit tonë. Pra gabova më qellim ngase nuk desha tu japi hisen e vendit tonë atyre të cilët për bizneset e veta po e shesin,po e falin vendin tonë i nderuar.

 

Ju kuptoj dhe besoj ,më u përgjigj miku im i cili nuk donë të identifikohet dhe të jetë publik,a vërejtja ime është se prapaskena po rezervohet më kujdes.