Politikë

Nuk kam kohë, durim as shendetin ti komentoj thyerjet e pronave shqiptare anë e kënd qytetetve të Serbisë, Shtet ky i politikave më të cilat gjeneron vetëm luftëra, urrejtje dhe kurr paqe për njerëzimin.

Rreziku nga politikat e tilla shtohet akoma më shumë nga fakti se ata tani meditojn demokracinë duke kryer krimin dhe për dallim nga e kaluara, adresa i autorit të krimeve tani mbetet gjoja në kërkim të hetuesisë.


Për të mos u marr më këto vandalizma të tyre, Unë po shkëputi vetëm pjesë nga libri,,Një rezistencë ndryshe 1981-1990“ duke filluar në faqen 2008 ku pasqyrohen thyerjet identike, madje tipike më këto çfarë ndodhen sot. Dallimi është vetëm në faktin se, atë botë jo të largët, dihej autori më emer e mbiemër nga vetë politika.

 

Shkëputja e pa redaktuar nga libri faqe 208, dërgesa mbi 100 faqe bërë

 

Kryesisë së KQ të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë

Beograd

 

A  P   E   L

 

Datë 16.4.1987:

 

Mu për këtë arsye LK-ja nuk ka forca të i kundërvihet fuqishëm unitarizmit, shovinizmit serb, burokracisë dhe forcave djathtiste e borgjeze, nuk ka forcë ngase ka humbur tërë besimin dhe ndikimin absolut në popull.

 

 Unë siç kam shprehur edhe më parë kudo, hapur gojarisht e tani po shpreh edhe këtu me shkrim se unë nuk frikohem nga ata ,,krijues” ngase ata po ndërtojnë shtëpi prej letre, derisa uji është në duart e së vërtetës të cilës i takoj edhe unë. Pra, vetëm pritet ti shohim planet e tyre dhe uji do të shkojë apo rrëzojë tërë atë që kanë ndërtuar ata mahnitës të ,,shkencës“.

Populli po bindet se ky sistem na qenka biznes i tipit të vjetër,që të hajë (kafshojë) vëllai -vëllain e asgjë tjetër.

Ja metodat tjera ku futet vëlla vrasja dhe urrejtja e mosbesimi ndërnacional dhe prapë fajin e tyre u gjuajnë të tjerëve. Këtu po filloj nga ajo që u tha në kuvendin e Serbisë kushtuar shpërnguljes së serbëve e malazezve nga Kosova, ku ky takim ishte hera e tretë që debatohet hapur dhe se takime të nivelit më të lartë se ato të përditshme e të pafund çfarë vazhdojnë. Ky takim dhe këto debate u zhvilluan me 25.06.1985, këtu po filloj nga ajo si të them, arsyetoje propagandën e bashkëshortit e në të njejten kohë propagando dy herë më shumë, ose siç thotë populli, një rrugë e dy punë si dhe një e rame dy të vrame. Është për të u befasuar se si në mesin e atyre debateve zuri vend edhe diskutimi, fjala e rënd e pa vend dhe përplot gënjeshtra , qëllim keqe e tendencioze ishte kjo çfarë tha Marta Gruiqi. Ajo për të nxitur mosbesimin ndërnacional shkon nga ajo që të përsërit propagandat më famoze me dhjetëra herë, ajo në këtë takim tha se para disa ditësh në shtyp na doli apo lexova se në një furrë pranë e shqiptarëve është gjetur helmi në bukë. Kjo shoqja Marta kur lexon këtë artikull, i cili me kujtohet edhe mua ndodh tani pa qëllim,po zbulon edhe sekretin thuaja me vite në fshehtësi, kur thotë:  Burri im, ose të e komentoj mu si thotë ajo :  Më duhet të pranoj se bashkëshorti im që moti mua dhe fëmijëve na ka ndaluar të blejmë bukë nga furra e një shqiptari në Likë. Unë thotë Marta, kam bërë presion dhe përpjekje të i them atij se nuk ka kuptim të ngremë akuza pa as një arsye e pa kuptim se gjoja ata na helmojnë. Bashkëshorti im nuk është nacionalist, thotë ajo, dhe as që duhet konsideruar qëndrimin e tillë si nacionalist, po ja se tani të gjithë njerëzit në Jugosllavi pushojnë të blejnë bukë nga furrat e tyre, të hanë këso ëmbëlsira e të pinë bozë dhe të blejnë petë për pite tek shqiptarët, duke pasur parasysh këtë të dhënë e cila u vërtetua se pati përpjekje për helmimin tonë, thotë ajo.

 

Ja këtu kam  çka të diskutoj dhe sqaroj, por dua të përkujtoj faktin siq kam shkruar më parë. Se të tillët më së pari shkruajnë librat e trillimeve e pastaj lëshohen ta realizojnë atë që kanë shprehur pra të trillojnë popullin dhe ja libri i tyre i shpejtuar që lidhet me ngjarjet në Kosovë. Pra, edhe bashkëshorti Gruiq, ka filluar vite më parë të merret me trillime dhe koncepte të tilla, por ja tek sot arritën ti bindin edhe bashkëshortët e tyre fëmijët dhe botuesit e tyre, të gjitha këto do të jenë afat shkurtra ose jetë shkurtra e me plotë dergjë. Unë nuk iu frikohem armëve të tyre topave dhe as tankseve, ato për mua janë armë plastike ose shkurt jan lodra fëmijësh, unë i kam studiuar armët, teknikën fuqitë dhe moralin e tyre të përvëluar në qelbë.

Në këso trillime, dhe pikërisht ndaj Marta Gruiqit reagoi edhe redaksia gazetareske, duke tërhequr vërejtjen se kjo delegate nuk sjelli asnjë të dhënë konkrete se ku pati dikush qoftë vetëm një pasojë konkrete të këtyre lloji helmimesh. Unë si përcjellës i përpiktë i lloj, lloj pjelljeve, kam lexuar edhe për kinse helmimin e ujit të një çerdhe fëmijësh, por sa duket këtë nuk e paska lexuar shoqja Marta, ose e ka lexuar por me të shpejt ka vërejtur prapa anët ndryshe nga ajo pjellje, përveç shumë këso trillimesh shkruhet se si gjoja shqiptarët po qesin lloj-lloj barnash ( helmi ) nëpër ëmbëltoret e tyre në RSFJ, me qëllim që të ndalet plleshmëria e nënave jo shqiptare, pra të mos bëjnë fëmijë, të mbesin shterpa ato. Çfarë është e verteta shumë edhe më qëllim marrin hapa dhe abortojnë, vetëm ta ruajnë atë pamjen si femër e bukur dhe e mbajtur, por më në fund pysin , përse shqiptarët po zgjerohen ose përse ne po plakim natalitetin tonë e çka nuk lexojmë tjetër, për çka që të gjithë u bien në shpindë dhe i lënë fajtor shqiptarët, vetem pse janë gjallë. Pjellje të tilla u bënë edhe në mbrojtjen popullore dhe shumë kazerma ushtarake, p.sh pjellje me pasoja fatale ndodhën në kazermën ushtarake te RS të Sllovenisë ku u lansua e pa vërteta (shpifja) me qëllime të caktuara kinse shqiptarët paskan tentuar të helmojnë kazanin me gjellën e qindra apo mijëra ushtarëve, me çka prej këtu filluan torturat, burgimet dhe dënimet më të njohura në historinë e ushtrisë jugosllave, filloi urrejtja e shqiptarëve thuajse anë e kënd kazermave jugosllave dhe jetës civile. Në këto afera helmimi në kazerma pësuan disfatë, ushtarë të shumtë shqiptarë me çka filluan gjoja gjurmime edhe në shumë kazerma tjera në RS të Sllovenisë, e pak më vonë filluan internime e torturime dhe dënime të ushtarëve shqiptarë edhe në kazermat e RS të Kroacisë.

Me fjalimin e vet që bëri Marta Gruiqi në atë takim apo në mbledhje të datës 24 - 25.06.1985 me çka hapur bëri thirrje të bojkotohen të gjitha dyqanet furrat dhe ëmbëltoret prona të shqiptarëve në RSFJ. Ajo nxiti vandalizmin e rinisë serbe të demonstrojnë kundër shqiptarëve, me çka besimtarët e saj, si p.sh, Ajo, thirrjen në fjalë e bëri me 24 apo 25 06 1985, dhe përgjigjja e parë iu dha mes datës 26-27. 06. 85, pra në mes natë kur filluan aksionet me thyerjen e ëmbëltores pronë shqiptare në Kragujevc, dhe vazhdimin, pos kësaj ëmbëltoreje pronë e Servet Ibrahimit, u thyen apo u bë thyerja e xhamave dhe dritareve të furrës, pronë e Fazli Tolajt në rrugën Sava Kovaqeviq 18, po ashtu në Kragujevc. Pastaj katër ditë më vonë vazhduan thyerjet, kur më 29.06.85 fërfëlluan xhamat e qebaptores ,,Ozren``, po ashtu pronë e shqiptarëve, thyerje të tilla pati edhe në Kralevë, pastaj pas thirrjes apo ftesës së Marta Gruiqit këso thyerje vazhduan anë e kënd Serbisë, mes 22-23.07.85 u thyen pronat shqiptare në Leskovc, dikush ose vet Marta Gruiqi për t’u mbrojtur do të thoshte se nuk ka bërë thirrje për thyerje dhe demonstrime të tilla, por ja ku tregon fakti se saktësisht për këso thirrjesh është fjala, p.sh fare mirë e dimë se thyerjet e para kanë filluar në Beograd, kur me 25.03.85 dhe 01.04.85 u bënë thyerje vandale dhe se tërë opinioni jugosllav u informua për këtë. Shoqja Marta në vend që t’i gjykojë këto, ajo bëri thirrje të vazhdojnë aksionet, me çka edhe iu përgjigjen brenda 48 orëve, siç përkujtova më lartë. Në demonstrimet dhe thyerjet në Kragujevc ku përdorën edhe shishe të mbushura me vajguri të cilat karakterizohen edhe si eksplozivë, që do të thotë se këtu ka vend të thuhet se terrorizmi serb doli në fushë, doli hapur dhe i mbrojtur nga organet e pushtetit, mu për raste dhe eksplodime të atilla në Kosovë shqiptarët e mjerë pa i bërë ato, u dënuan me 15 vite minimum, e deri në 20 vite, si të them me vdekje e më pas të kthyer në 20 vite burg, edhe kur dimë se shqiptari jo rralë kanë vendosur ato shishe në vet shqiptaret e jo të shikohet nacionaliteti, si shikojnë ata në Serbi. Duhet të kemi parasysh, se atëbotë jo të largët, thyerje eksplodime dhe demonstrime të tilla ndodhen në hiq me pak se 170 raste qe sot mban statistika e dosjes së Serbisë te atyre ditëve dhe se prej atëherë e deri më tani as që doli kush para bankës së zezë (trupit gjykues), nuk dolën ngase ata ishin ushtarë të krijuesve të më lartë përshkruar, të cilët janë të mbrojtur me anët e topave dhe tankseve në Kosovë, bile veç kësaj ato forca liruan edhe  panjeriun Vojisllav Sheshelin

Publikuar 17.10.2014

Xun Çetta