Politikë Më dhimbje të madhe më duhet ta thëm faktin se, jo pak analist të perpunuar nga pushtetarët, kohët e fundit jan po aq fajtorë sa edhe vet pushtetarët e mjerë të cilët tash sa vite po vendosin për fatin e vendit tonë Nuk kam asgjë personale më z.Pallaska e as që e kisha piketuar si sherbëtor të politikave të mjera, por sot 20.8.2014 në RTK, më ka prekur keq kur ai, merr guximin të na ndaloj neve që ta japim mendimin dhe sygjerimin tonë të pa varur mbi epilogun e vendimit të gjykatës kushtetuse neser !!!. Ishte fyerje kjo, jo vetëm për mua por për gjithë ata të cilët mendojn dhe gjykojn drejt e të pavarur.
Gjykata Kushtetuese , mund të vendos ashtu si ajo don apo diktohet nga politika ! por një gjë e di: Kompromentimi i saj si Gjykatë, veq ka filluar që kur ajo ka lejuar të merret më punët e atyre të cilët nuk e kryejn detyrën e tyre në politikë. Gjykata Kushtetuese, nuk do duhej pranuar ta rehabilitoj pa aftësinë e politikajve qoftë Presitentës apo të Kuvendit të Kosovës.
Për bërjën e qeverisë jan dy mandate: Presidenca mandaton fituesin e zgjedhjeve më afat të caktuar që ti bashkon 60+1 të deputetëve, nëse kjo nuk arrihet, pastaj po ashtu Presidenca mandaton fituesin –II- të zgjedhjeve dhe nëse kjo aleancë arrinë 60+1-shin, nga këtu fillon mandatimi i qeverisë nga Kuvendi duke u votuar nga deputetet si Qeveri e dal nga zgjedhjet dhe kooalicionet e bëra.
Këtu merr fund procesi i bërjës së Qeverisë. Gjitha aventurat politike të deritashme, ishin dhe po mbesin kompromentim për vendin, institucionet tona duke filluar nga Presidenca e deri tek Gjykata Kushtetuese si dhe humbje kohe në momentet më të volitshme për vendin.
Nuk prononcohëm si jurist sa prononcohëm si politikan i fushës morale dhe logjike mbi fatin e vendit dhe popullit tonë i cili po manipulohet kaq leht në politikë. Përvojat e perkushtimit jetikë në politikë tejkalojnë premisat juridike të cilat i lakon politike e jo perkushtimit jetik.
Pra, kemi të drejt të prononcohem dhe japim sygjerime apo jo z.Pallaska ? kjo varet nga guximi i analistit dhe i atyre të cilët kanë dhënë dhe do japin tutje nga vetja për vendin tonë.

Ja vetëm disa nga guximi për të u prononcuar dhe sygjeruar në momente krizash për vendin tonë, ndarje këto nga permbledhjet:

1-Artikull : Larg duart nga ky krim.

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=307

Pason rezultati: Ngjarje e jashtëzakonshme në politikë dhe diplomacinë Shqiptare

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=309

2-Varianti tjetër për tu bindur para realitetit politik, Artikull :
Kosova,për një muaj rresht si ditë pazari politik

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=306

Realitetet vazhdojn :
Zgjedhjet lokale nismë e atyre nacionale

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=305

3. Së fundi :
Policia malazeze ka arrestuar Naim Ujkan Prelvukaj-Martini

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=455

Shtesa që pason më sukses:

http://rtklive.com/?id=2&r=2123

Luzern 20.8.2014
Xun Çetta