Politikë

Nëse dr.Rugova improvizonte ilegalizëm të vonuar dhe pa nevojë më rastin e promovimit të flamurit dhe himnit shtetëror, tani kryeministri Thaci po improvizon opozitarizëm duke qenë pozitë madje e fortë pushtetari…

Tash sa kohë, në RTK, po dëgjojm se si kryeministri i vendit z.Hashim Thaci, po lajmërohet për mes facebook-ut dhe nga atje po e transmetojn mediat publike e shtetërore, në këtë rast RTK. Kështu pat filluar edhe ish kryeministri Berisha, mua me pelqente të jemi paksa të barabart, pa dallim se mediat e tyre të shkruara dhe elektronike, e prishnin këtë barazi duke u popullarizuar faqja e tyre në ato mediat ë ndaluara për ne.

Ja si e komentova rastin e inagurimit të flamurit Dardania nga z. dr. Rugova, duke ju përgjigjur komentuesit Agim Vuniqit:

Xun Cetta : Agim i nderuar, ju kuptova tepër drjtë dhe ju thëm se ju plotësuat boshllëkun të cilin e lash dhe po e lë akoma më shumë pa sqaruar  për dështimet politike kur nuk do duhej të ndodhin ato në kohën e dr. Rugovës. Unë, kam të përmbledhura reagimet e mia në kohë, por kam të vequara edhe sukseset pa u ndal tani në ato permbledhje të cilat po e presin ditën për botim. Kryetari Rugova, kishte shumicë apsolute komunash kur festohej 28 nentori më flamurin tonë kombëtar derisa ai u mbyll në një sallë të vetme madje shumë të vogël në Prishtinë për ta promovuar flamurin Dardania. Ky ishte kulmi i gabimit pse ai nuk organizoj që një gjë e tillë të bëhet në nivel vendi për ta shpall këtë si flamur shtetëror për ball atij kombëtar. Ishte gabim i pa falshëm të improvizohet ilegaliteti në kohën kur i kishte gati gjitha komunat dhe lejoj të mos e bënë këtë gjë në nivel vendi e jo të mbesin të hutuara komunat tjera më njerzit e tij…Edhe kështu, më gabimin e tillë prap dr. Rugova në këtë pikë, është më i avansuar nga ata të cilët flisnin për shtetin a nuk mendonin për simbolet e tij deri në momentin e fundit kur krejt at-hok doli flamuri i shtetit të Kosovës. Nuk ka dyshim se, gjithëashtu ishte një mrekulli edhe himni i shtetit,,Kur ka ra kushtrimi në Kosovë“ kuptohet sikur te kishte shkuar në mënyerë procedurale dhe jo si në kohën e koqakve apo ilegalitetit, kjo nuk duhej ndodh në momentin kur thirreshim në demokraci… Pra është e tepërt dhe pa kuptim të lëshohem edhe vet në nivel të tepruar debatesh pa ndonjë leverdi për situatat e vendit tonë. E kam thën se për këto tema kam të permbledhura mendimet dhe analizat e mia krejt nga pervoja ime poliktike, pa pretenduar se jam apsolutisht i drejt në vlerësime, por një studim i nivelit hulumtues do ta ketë më leht të merr nga ajo cfarë thëm dhe shpejt do i kemi në botim ato.


Koment:

Ldk E Vetmja Shpresë :

O mos e krahasoni presidentin Rugova me cuba,diletanta, njerz qe kan veshe dimija etj......edhe me fole per presidentin duhet me qene bile afer nivelit te tij.Nuk mundet ne kohe te tilla dhe ne moment te tille historik askush me u ba Ibrahim Rugove,ska ma si ai.Edhe 8000 vjet me jetu Demaqi e Qosja si Presidenti nuk mberrijne te behen kurre,eshte ne zemer te popullit,e kta dy jane vegla te Hashimit,te bleme me pare,dihen si paguhen ata,jane publike kto gjana.
 

Linku i plotë :

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=330