Politikë

Sqarimi që në fillim :

Ky takim iniciuar nga unë personalisht më rastin e vizitës time mërgatës Shqiptare 1990, i ndihmuar shumë nga nëndega e LDK-së Thun dhe përfundimisht për të mos dështuar siç dështova në takimin e Bern-it ndihmën më të madhe e të sinqertë ma bëri tani i ndjeri Ymer Neziri po ashtu mysafir nga Kosovë për pak ditë këtu në Zvicër (CH).

Nisma ime më projekt në çantë për ta bashkuar mërgatën e përçarë tej mase siç e gjeta në shumë lëvizje,lidhje,shoqata,klube, parti politike etj, pa dyshim ishte një nismë e cila më bënë të krenohem edhe pse shpejt e kuptova se isha i pa përvojë në këtë hapësirë ku secili organizim për mes dy e tre individëve po e qonin anëtarësinë e tyre kah donin dhe krejt më urdhra si të diktuar që kuptoheshin nga veprimet e tyre në mënyrë që të mos udhëtojmë të gjithë bashkë dhe në të njëjtin drejtim për një qëllimi të vetëm...

Kjo si situatë ishte e rënd për mua, për më keq pesha më rendonte akoma më shumë si i pavarur,i pa parti siç isha dhe mbeta i tillë.

Ishin këto vetëm pak fjalë marr nga ditari i cili sqaron këtë takim madhështor për ti shtuar dy fjalë për aktualitetin politik.

Sot katër (4) ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri dhe seancës parlamentare në kuvendin e Kosovës e cila u mbajt sot ku ndodhi më e keqja për vendin, më çka lamë hijen më të vrugtë për rrugën e cila akoma kishte nevojë për ndihmën e miqve tonë ,jo miq paushall por më të përzgjedhurit nga prezenca e tyre në Kosovë, mjerisht unë e pashë të rrugës të mos merrem shumë më këto ngjarje ngase përvojat më kanë bindur se aty ku nuk ka burrëri pushteti e as opozite, madje as raporte besimi më shokë !!! më mirë është ta zgjedhësh mënyrën e veprimit ndryshe e pa zarar.

Unë u ndala dhe pyeti vetën :
A është kohë dhe situata që ti përgjigjemi dhunës më dhunë,poshtërsisë më poshtërsi, e të ngjashme mos ta prishi fjalorin tani këtu më zhargone tjera fjalësh?. Mendoj se edhe për pak kohë ka mundësi ndryshe. Fjala e lirë është e cila nuk ishte dje pa dallim se fjalëve jo rrallë u humbë vlera sado më vend të jenë ato. Në politikë kërkohet takt që fjala të jetë e atillë dhe në atë mënyrë e cila edhe pa vepra të dhunshme duhet të lenë një mesazh dhe alarm e jo të tejkalohet fjala deri në bezdisje e cila nuk len përshtypje më edhe kur je krejt në të drejtë. Mjerisht kjo tek ne nuk po ndodh !!! E di se janë shumë faktorë të cilët kanë bërë që më fjalë politika nuk po kupton, por edhe kokë në vete e pa koordinim nuk shkohet në aventura të cilat kushtojnë aq më pak kur e keqja kujdestarinë në këto lëshime. Ja çfarë e gjeti Kreshnik Spahiun dhe Aleancën Kuq e Zi !!! Kjo i është paralajmëruar mikut por njerëzit sikur fluturojnë sapo të bëhen faktorë.

Në pa mundësi të heshtjes kur je i pa forcë të ndërmarrësh veprime tjera nuk munda të mos i them dy fjalë dhe përkujtoj më fakte se kam përvoja të hidhura.

 

Video Takimi në Thun 1990

http://www.info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=115&d=1

Luzern 27.06.2013

Xun Çetta