Politikë

Pas daljës më qeverinë Kurti LVV-LDK, e dua një qetësi nga lodhja shpirtërore dhe gjithë çfarë perjetova kaq vite pas lufte për ta kuptuar edhe krejt çfarë më paskan bërë gjatë luftës së çlirimit të vendit tonë.

E uroj qeverinë e re në krye më kryeministrin z. Albin Kurti dhe kuvendin e ri në krye më zonjën Vjosa Osmani, i uroj gjithë qytetarët e Kosovës për institucionet e reja të ndryshimeve, e uroj opozitën e mbetur dhe gjithëve bashkë, ju uroj dhe shpresoj ta japim sejcili kontributin e vet nga pozitat që ka në Kosovë për Kosovën dhe kombin tone në pergjithësi.

 

Si i pa kohë që jam po edhe i lodhur jo pak, edhe kësajë here po ju percjelli një perkujtim nga facebook-u ku mund të ma kuptoni më leht lodhjën dhe më këtë afishim do shohim që kur ka filluar një kualicion si ky pa të cilin ndryshimet nuk do arriheshin gati kurr.

 

Lexo nese keni mbajtur mend proceset e vështira, këtu nga postimi im 2013 dhe riafishimi më shtesën 2018 :

 

Xun Çetta facebook 4. Februar 2018 · 

 

A mund të më ndihmoj dikush ?

 

A mund të më ndihmoj dikush, miqësisht të më tregon sa paskam gabuar 5 vite më pare, përse jam kaq i pa fat dhe kurr nuk ndodh e kunderta nga rreziqët politike të cilat i paralajmëroj se si po na kërrcnojn me më të keqijat e vendit tonë ?

Pesë (5) vite më parë kam shprehur keqardhjën pse po pajtohën partitë tona politike që të mos bëjmë reforma në sistemin zgjedhor, aty kam verejtur dhe paralajmëruar edhe pajtimin e LVV a kohë të cilës i konvenonte që krejtë Kosova ta ketë vetëm një zonë zgjedhore në mënyerë që, vota të mos i shkaperderdhët as atje në zonat ku ka qoftë edhe vetëm 10 vota.

Pesë (5) vite më parë kam verejtur dhe paralajmëruar rrezikun e thurjës së politikave tona në trekëndëshe të rrezikshme, krejtësisht të rrezikshme dhe të pa dukshme ku lufta sillët vetëm për pushtetin e jo për shtetin dhe të mirën e qytetarëve të tji.

Pesë (5) vite më parë kam verejtur dhe paralajmëruar se gati kemi arritur ta kemi një potencial të mirë për ta bërë një opozitë të përbashkët, të frytshme e më vlera idesh por jo që më çdo kusht të synohët ndarja e pushtetit kaq keq dhe jo më kushtëzime imorale duke ja zënë pikat njëritjetrit ngase kështu del se po na lidh pushteti e jo shteti aq më pak interesi i qytetarëve tonë.

Jo pesë (5) vite nga kur kam shkruar këtë shqetësim por jeta më shkoj më shqtësime parase të na ndodhin ato.

Zoti e bëftë mirë duke na detyruar disi që ta thërrasim mendjën dhe shohim vehtën çfarë po i bëjm vehtës dhe vendit tonë.

Nese unë jam në valë të kundërta vlerësimi, a mund të më ndihmoj dikush që, miqësisht të më tregon sa paskam gabuar 5 vite më parë ?.

 

Lexo edhe një përkujtim nga facebook :

Xun Çetta facebook 4. Februar 2013 um 23:44 •

 

Përshëndetja e Ramushit më z. Thaçi për të u takuar në po këtë nivel pas zgjedhjeve 2013

 

As sikur ta kishin arrit marrëveshjen për bashkëqeverisje të menjëhershme, nuk do ishin ndarë kaq të lumtur njëri më tjetrin siç u ndan sot. Kjo ngjarje, normalisht ka kuptimin e thellë për ta kuptuar edhe marrëveshjen e arritur mes tyre për vitin që po vjen.

Mos dorëzimi i pushtetit në formën si kërkonte të i dorëzohet z: Haradinaj, ka bërë të respektohet qëndrimi i PDK-së në këtë pikë, dhe të merret jo pak si një institucion serioz, (gjithherë flas për këtë pikë të kalkulimit të tyre me Ramushin).

Ramushi para dy tri dite në ekranin televiziv dha sinjale për ta kuptuar se është vetëdijesuar me budallallëkun e treguar politik dhe nder të tjera lezetshëm dhe me një të qeshur diçka të ngjajshëm tha:
( Po edhe nëse gabova nuk mund ta them dhe pranoj tani publikisht këtu).

Kjo ishte një arritje e madhe për ta vetëkuptuar gabimin e tij politik për kaq kohë sa vrapoj pas daljes tij nga burgu, por mjerisht po sot sa kuptova ka filluar gabimin e radhës për ta kushtëzuar koalicionin opozitar prapë me qëndrimin e tij më çdo kusht si kryeministër.

Nuk mund ta zgjati aq shumë që ta paralajmëroj z. Haradinaj pse nuk shkon kështu. Më një fjalë, thënë troç sapo dëgjova kushtëzimin për koalicione opozitare më kushtin e tij për kryeministër, më ka ardhur një hije dyshimi se ky njeri nuk donë ta pranon e as respekton votën e qytetarit për aq sa do i besoj në zgjedhjet e vitit që po vjen !!! Çofsha komplet i gabuar për hir të rrjedhave pozitive pas zgjedhore, por të keqes ja ndiej erën larg.

Unë, edhe pse si individ dhe i pa parti, kam të drejt absolute ta rikujtoj rrezikun nëse përvojat ma paralajmërojnë atë. Nuk do jem më aq idealist sa do të përkushtohem për një politikë sado pak më morale nga kjo çfarë po ndodhë në vendin tonë.

Këtë ndryshim në vete e kam paralajmëruar dhe do ta dëshmoj më veprime që politikës së mbrapsht nuk do i lëshoj hapësirë të shkelë tutje mbi idealet tona, ideale këto siç u tha tani paksa të zbutura sa që të mos jemi diga qe forcon jo moralistët në politikë.

Për sistemin zgjedhur sa dukët përfundimisht u gjet kodi i përbashkët, mjerisht prapë e gjithë Kosova një zonë, sistem zgjedhor ky jo më i miri, por ja se kjo i konvenonte edhe Lëvizjes VV-së më llogaritjen e sajë që të mos i djegën vota aty ku është pakicë por ato ti shkojnë direkt subjektit. Pra edhe këtu nuk kam çfarë them ngase në këtë sistem e gjithë Kosova një zonë zgjedhore, me mashtron mendja që pas 12 vite ti rikthehem kandidaturës time si kandidat i pavarur ku nuk do me digjej as edhe një votë nëse i shpëton vjedhjes ajo…

Unë mendoj se pa një koalicion opozitar është vështirë të arrijmë ndryshime aso çfarë i duhen vendit.

E kam thënë ditë më parë dhe po e përsëris :
Ka potencial të mrekullueshëm politik për ta bërë koalicionin opozitar fare moralshëm dhe që garanton ndryshime progresi në vend.

Luzern 04.02.2013
Xun Çetta

Lidhja më publikimin origjinal tek info cetta :

Ripublikim si shpërndarje 04.02.2018

Xun Çetta

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1390&fbclid=IwAR1Gg5wVyzlHf8dv5dR0Iudvs13kQnPwyICg3L2G6k4yIJswWsTvXLxOfJI

 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1765548376798618

 
Komenti në facebook :

Xhafer Leci :  Përshëndetje dhe përgëzime miku im Xun Çetta. I fuqishëm je miku im për shumëçka... Me një aspekt mirë është që ua pam marifetin Hashimit, Kadrisë dhe Ramushit,sikur të mos e kishin drejtuar këta vendin,do i mallkonim të tjerët ...! Respekt dhe përshëndetje

Komentet në facebook nga postimi parë :

Ramiz Dakaj : tani me nuk don me shum te komentohet se qdo kush e ka kuptu se sa jan te sinqert per ti sjell mirqenje popullit.

Ramiz Dakaj : Ata kerkojn forma qe te jen vetem ne sundim te pushtetit pa vra mendjen kush me kend por te jen aty dhe vet te fitojn pasuri te pa drejt.

Xun Çetta : Ramiz i nderuar, kujtoje burgun ku ishe dhe Kosovën ku është sot dhe më pas pyete veten se jemi më mirë apo më keq ? Kështu po thonë pushtetarët. Ky është cinizmi. Pastaj po të quajturit e luftës më servilët e tyre qe ishin edhe kundër lufte, sot të bombardojnë duke të thënë : Ku ishe ti kur po luftohej në Kosovë ?. Këtë ju thonë disa shokëve jo mua, ngase e dinë ku isha dhe çfarë kam hekë me shumë prej tyre dhe vrapin e tyre për ta përvetësuar luftën. Më në fund beteja po vazhdon i nderuar z. Daka.

Riafishim sot 04.02.2020

Xun Çetta