Rrefime

Sot u befasova paksa pa të keqen e askujt, kur në facebook lexova nga tjerët një rrefim të kohës sime si Studen 1980.

Rrefimi të cilin e lexova rreth meje, nuk kishte trillime, ishte pak befasi por e marr me mend se çfarë mund të shkruhet sikur të isha diku në majat e pushtetit !!! 

Ligësi e punë të liga jo ngase nuk kam bërë kurrë por, sherre e probleme, mendoj gjithëherë më arsye e më të drejtë kam sa të dojm.

Kurr nuk kam lejuar padrejtësinë, madje edhe për tjetrin pa asnjë interes dhe jo bash vetëm për njerëz të mij kam reaguar në mbrojtje deri në konflikte fizike për tjetrin.  

Këto rrefime realitetesh i kam degjuar disa herë ti thojnë shumë shkoë të klasës në prezencën time si : Xhavit Mahmutaj sot Gardian, Dema sot drejtor i drejtorisë urbanistike në Istog, i ndjeri Sahit Osmanaj etj, po edhe dy arsimtar i kam dëgjuar të ma thojn këtë vlerësim në prezencën e tjerëve.

,,Ke qen problem dhe i pa permbajtur në padrejtësi“ kështu më thojn edhe sot disa nga mesimdhënësit e mij si z. Ramadan Blakaj ish arsimtar i imi, Bajram Berisha e në një rast e kam lexuar të ngjajshme ta thot edhe ish arsimtari Rexhë Kelmendi.

Këtë vlerësim ma ka thënë mes tjerëve edhe ish profesori im Ramë Zemaj.

Tani nuk di çfarë të thëm, kam qen problem perball problemeve por gati kurr i pa drejt në ato probleme.

Kam frikë se kam evoluar shpejt ngase ende do duhej ta kem një dozë nga e kaluara e tillë. Më në fund nuk kam pse ta lodhi kokën e japi llogari dikujt bash për asgjë por opinionit duhët sqaruar për çfarë flitet e shkruhet për mua, unë edhe pse pa pushtet kam vesh edhe pa prezencën time ngase kam sistem pune.  

Të bisedohet e rrefejm kujtime nga e kaluara jonë është gjë normale, lum aij i cili nuk ka pse skuqet më veprat e tij. Ja tregimi të cilin e lexova se si qenka biseduar rreth meje dhe njërit nga problemet e mija :    

Rifat Muriçi :facebook 23.08.2018

METUSHIT IU TEK TË TREGOJ NJË HISTORI TË VJETËR PËR XUN ÇETËN 
(Tregimi i shkurtër i përpjekjës për Liri të viteve tetëdhjeta)


Të gjithë këta me te cilët u takova në varrimin e bacës Adem kanë histori të lavdishme dhe të dhimbshme të përpjekjes për liri por sonte po u tregojë një histori të shkurtër me Xunin .
Ishte vjeshta e vonë e vitit 1980, kishte ditë që një spiun na përcillte deri në një banës që e kishim afër tregut buzë Prishtevke në Prishtinë, gjithmonë një pesëdhjetmetra larg neve . Një ditë i tregoj Xunit e ky më thotë të eci para e ai do ta përcillte ate.

Unë hy në banesën e një shoku, një rrugë më poshtë, kurse spiuni vazhdon ma tutje, e Xuni pas tij. Pas një njëzet minutash hynë Xuni i mbushur frymë, me dorezën e thikës në dorë por pa teh, duke thënë, '' E vrava!
- Këndë more, i thash?
- Po ate që më the, ma kthej !
I kisha thënë që ta heton ku banon qe ta rrahin por jo edhe ta vriste. Gjendja ishte e vështirë dhe s’dinim çka të bënim. Dërguam një shokë deri tek fabrika e tullave, ku Xuni ishte kacafytë me te. Kur u kthye ky shoku tregoj se kishte pasur shumë njerëz te mbledhur, edhe polic rreth tij, por tehu vetëm e kishte gërvisht duke i mbetur i thyer në jakën prej lëkure.

U gëzuam që spiuni kishte shpëtuar, por atë natë ndërruam banesë duke i gjetur një banesë tjetër edhe Gjeodetit që atëherë as ne nuk ia dinim emrin por rrinte ilegal dhe ne e ruanim. Por për historinë e gjeodetit një herë tjetër, kurse për Xunin, kjo ishte vetëm një ngjarje e vogël nga historitë e shumta që dijë unë për te.

Komentet në facebook:

Betim Kelmendi : Xuni ka shumë histori te mirë, po ashtu edhe une kom histori te lavdishme prej tijë, respekt te madh çdo here !!!

Xun Çetta : Rifat i nderuar, nuk është hera e parë që shkruan për rastin, sigurisht për këtë arsye te ka kërkuar ta rrefesh serish ai Metushi të cilin nuk po e di për cilin Metush prezent e ke fjalën.
Po ta kishte pas fatin Kosova e lirë dhe të ishte integruar pa kaq krime dhe spiuj të indtaluar në institucione, unë do duhej të skuqesha pas këtij rrifimit tuaj, por ja se aktualiteti politik dhe fati i shtetit tonë pas çlirimit po dëshmon se jam demokratizuar para kohe dhe bërë njëri i krijimtarive tjera…
Ne si të rinj, të gjithë ngapak kemi bërë sherre e probleme edhe pse problemet e mia kanë dalluar nga gjitha tjerat ashtu siq edhe sot, dalloj nga puna dhe veprimet tona, kuptohet ndryshe dhe tera nivelësh nga e kaluara e hidhur nen pushtim.
E perseris Rifat, po të kishte qenë Kosova e pas luftës ndryshe, unë do duhej skuqur, pra nuk mendoj se do me kishe bërë nderë më këtë rrefim o Rifat Miriçi. Do doja që edhe sot të kihet kujdes nga ata të cilët spinimin e kishin dhe e kanë në gjak, për më keq është zanati i tyre i keqinterpretimit të informacioneve më pershtatje para atyre ku raportojn. 
Pra AKI-a sot, do duhët pas kujdesë mirë për ta ruajt profesionalizmin e sherbimit nese e ka, në të kunderten mos seleksionimi i informacioneve dhe mos aftësia për ta vlerësuar informatorin e këtij sherbimi mund ti kushtoj keq. 
Nuk flas për spiunime që mund të tentojn të mi bejn të tjerët, unë flasë në pergjithësim ngase unë jam publik dhe më shumë shkruaj sesa informatorët e deformuar mund të më spiunojn. Bile asnjë moment, nuk e qoj mendjën tëk ky problem se kush çfar mund të më spinoj, perjashtuar projekteve të veprimit për vendin, projekte të cilat shkojn teper më rezerv e pa zë.
Shendet e KLM Rifat

Rifat MuriqiI nderuari Xun, tregova per nje atdhedashuri qe nje atdhetarë kurrë nuk hezitoj te bej gjithçka qe atedheu kerkon, pse edhe kundershtin e atvre te keqinjeve qe ishin me te vertet shumë ateher e me siguri sot te njejtit hedhin valle. Kurse sa i perket tregimit nese te pengon e hjeku nga faqja, por deshta te tregoj se aktiviteti edhe si luft per liri ishte si gjithmon i brumosur tek ata qe kurrë nuk e nderpren vepritarinë. Metushi eshte personazh i imi qe shpesh reflektoj ndodhi qe duhet vequar permes tij. Edhe një herë nese kam gabuar kerkoj ndjes dhe do ta hjeku!

Link-lidhja :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1905712326134917&set=a.467284243311073&type=3&theater

Ripublikim sot 24.08.2018

Xun Çetta