Politikë
Pse thuhet çoroditje opinionesh ? Arsyeja është e thjesht : Për arsye se po luhet më nervat,ndjenjat dhe krenarin e qytetarit të ndershëm i cili nuk lajthitet në politike. Tash e sa vite nen kulmin e një shoqërie më korrubcion,krim të organizuar etj,jemi dëshmitarë edhe të sa e sa arrestimeve,ngritje akuzash nga më të rëndat dhe në fund lirime të pafajshme...Kjo tash më,është bërë praktikë dhe përditshmëri e matjes së opinioneve në mënyrat më të paskurpullta për të i manipuluar si më keq qytetarët e ndershëm të cilët akoma shpresojnë në drejtësinë e humbur. Kjo nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse vërtet aktorët e krimit po luajnë me nervat tona,po matin impulse dhe asgjë më shumë.
Nuk po ja futi kot siç është një shprehje paushallë,por po konstatoj gjendjen aktuale nga përvojat të cilat i kalova për kaq dekada dhe mjerisht po vazhdojë të i kaloj nëse shëndeti nuk më tradhton në variantin e shumë tradhtive tjera çfarë përjetova. Fjala tradhti tek unë është e neveritshme dhe rrallë,shumë rrallë e përdori duke mos kursyer shprehje tjera si,mafi politik,kriminel,banda,horra,llum i shoqërisë etj,shprehje këto të cilat gjithashtu nuk do duhej përdor aq lehtë,por ja se një identifikim i të keqes duhet pas një emër.

Thash se jam tradhtuar në vazhdimësi ngase jo pak llum karaktere njerëzish kanë operuar në rrugën e brezit tonë e kështu sa dukët ka ndodh gjithherë,ata të pa ndershmit e kësaj rruge në shekuj po del se gjithherë,në mëngjes e mbrëmje,në dimër e verë,në borë e shi,në komunizëm e demokraci,gjithherë në gjitha format dhe sistemet lidhja e së keqes në tiganin më vaj kanë hidhur të ndershmin...e kjo tashmë është plaga e cila nuk shërohet lehtë,ajo ndien dhimbjen para së të goditësh në format e reja politike.

Zgjatja në këtë temë është e pa kuptimtë kur aventurat politike po vazhdojnë. Sidoqoftë desha ti them dy fjalë mbi këto arrestime të cilat janë pjesë e lojës që po vazhdon ta çorodit opinionin,kjo është dhimbje e radhës dhe asgjë më shumë...

Mikesha e miq të nderuar/a ,lexues/e dhe veprimtar/e kudo që jeni,punoni e jetoni,ju kërkoj falje në këtë përmbledhje aferash jo të sistemuar sa dhe si duhet,por shpresoj të kuptohem drejt në gatishmërinë time për transparencë në situata të tilla ashtu siç kamë vepruar edhe atëherë kur zërin tim,mendonin se e kanë vrarë krejtësisht si dhe mashtroheshin se ideja po varroset përfundimisht...

Miqësisht Xuni

----------------------.
Arrestimesh nga lartë dhe komentet e lexuesve shtator 2012

-1-

Sofra Llapjane---13.09.2012—

Arrestohet Sami Hamiti, Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

PRISHTINË (Lajme-Llapi)
12 SHTATOR, 2012, 12:30

I forti i Komunës së Prishtinës, Sami Hamiti është arrestuar paraditen e sotshme nga Policia e EULEX’it.

Mbi të rëndojnë dyshimet për zhvatje dhe korrupsion.

Aktualisht Hamiti mban postin e Kryesuesit të Asamblesë Komunale të kryeqytetit dhe pozita të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Isa Mustafës.

Burime të Gazetës Express thanë se bashkë me Sami Hamitin është arrestuar edhe biznesmeni Agim Ademi - ndërtues banesash në Prishtinë dhe njëkohësisht Nënkryetar i Federatës kosovare të Futbollit, dhe biznesmeni tjetër Muharrem Rama.

EULEX’i ka njoftuar opinionin për arrestimet e bëra, por nuk ka përmendur emrat e të arrestuarve.

“Gjatë një operacioni, sot policia e EULEX’it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtarë të lartë të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsion. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe të EULEX’it”, ka deklaruar për Express Blerim Krasniqi, Zëdhënës i misionit europian për rend dhe ligj, EULEX.

Sami Hamiti ka fuqi të madhe në Komunën e Prishtinës dhe në LDK. Ai kishte konkurruar në zgjedhjet e fundit për deputet të Parlamentit të Kosovës, por nuk ia ka dalë t’i marrë votat e nevojshme. Është Kryetar i Degës së IV të LDK’së dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Komentet:

Xuni 13.09.2012

Populli tash e sa vite po i sheh por komplet i pa forcë të bëj diçka për kundra nga halli për bukë goje po i ndihmon ata. Dashtë zoti e i sheh akoma më në kokë për ta shpëtuar popullin fukara për bukë e tani edhe për mend...

Populli aktualisht po lexonë ,dëgjonë dhe sheh më sy se po lëviz diçka,por jo se po beson dhe bindet se ka seriozitet në aksion...Nëse nuk intervenohet shpejt dhe efikas sa nuk është bërë tepër vonë,një ditë vete populli do mbetet krimi politik ngase si i pa shpresë do mbytet në po këtë pisllëk...

---------------.
Xuni 13.09.2012

Jo z Faredin Kastrati,nuk ka shans të ndodh e as të preket axha i tij siç po thoni ju : (Ky po se po, por duhet të arrestohet shefi i tij, përndryshe kushëriri akademik Sabri Hamiti, hajni më i madh në Prishtinë e Llap)..

Ky akademik nuk preket si koalicioni më i fortë me Xhavit Halitin e PDK-së,pra ke mendjen e kontrollo veten çfarë po flet !!!.

---------.

Xuni 13.09.2012

Një sqarim të vogël për të mos u keqkuptuar :

Nuk flas krejt më hamendje për çfarë them por edhe jo pse erdhi Xhaviti në Zvicër ditën kur luajti kombëtarja jonë këtu në Luzern dhe ,,më tregoj” për gjëra të tilla...Jo,jo ngase dihen raportet tona,por për veçse ka kohë që kur është sforcuar koalicioni në fjalë akademiku ka edhe mikun e fortë pra dihet se ka mikun Dukagjinas dhe jo pak lidhje familjare atje...

Komentet rendore nga origjinali në Facebook :

Faqja në facebook :

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483509435006887&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1379128#!/photo.php?fbid=483143845043446&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=3&theater

xxxxxxxxxxxxxxxaaaaaaaaa

POSTIMI –II-

Faqja-në facebook :

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483509435006887&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1379128#!/photo.php?fbid=483147345043096&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=3&theater

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
-2-

Nga Sofra llapjane 13.09.2012-

Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi kanë denoncuar Ukë Rugovën, Astritë Haraqinë, Gazmend Abrashin e Naser Osmanin se u kanë kërkuar miliona euro në mënyrë që AKP-ja të mos ua merrte hotelin “Grand” në Prishtinë, shkruan

,,Koha Ditore”

.Oferta, sipas tyre, kishte nisur me katër milion euro dhe kishte përfunduar në një milion. Të fundit e kishte bërë Naser Osmani.

Kaq para do të duheshin, sipas denoncuesve, që hoteli “Grand” në Prishtinë të mos u merrej atyre nga Agjencia Kosovare e Privatizimit siç ndodhi më vonë.

Ata janë identifikuar nga Pacolli dhe Ejupi, si sekserë të Dino Asanajt. Kanë përmendur edhe të venë e Dino Asanajt, Adelina Reçicën, si person kyç për të ndikuar te bashkëshorti i saj dhe si e pranishme në një takim në hotelin “Swiss Diamond”.

Por të akuzuarit nga Pacolli dhe Ejupi i kanë mohuar akuzat. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe biznesmeni Remzi Ejupi, të cilëve para pak kohësh iu mor hoteli me vendim të Bordit të AKP-së kanë denoncuar në Polici këta zyrtarë për kërkim ryshfet në emër të të ndjerit Dino Asanaj, i cili bëri vetëvrasje para dy muajsh në zyrën e tij në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Në një rast Remzi Ejupi ka arritur që ta incizojë me telefonin e tij “Blackberry” pronarin e rrjetit të supermarketeve “Maxi”, Gazmend Abrashi, gjersa i kërkonte katër milion euro Behgjet Pacollit për ta rregulluar punën e hotelit.

Gazeta “Koha Ditore”, ka dëgjuar këtë audioincizim tek i cili konfirmohet kërkimi i këtyre milionave në këmbim të mosmarrjes së “Grandit”, si dhe ka siguruar dëshmitë e dhëna në Policinë e Kosovës nga Pacolli dhe Ejupi.

Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, fillimisht i ishte ofruar deputeti i LDK-së, Naser Osmani, i cili në atë kohë ishte anëtarë i Bordit të AKP-së dhe kryetarë i Komisionit për çështjen e “Grandit”.

Pak kohë më vonë në shtëpi i kishin shkuar kolegu i tij në Qeveri, zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija dhe kryetari i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova, të cilët janë në një koalicion qeverisës me Pacollin.

Në këtë takim “urgjent”, sipas Pacollit, i kishin kërkuar tre milion e 600 mijë euro “për të kryer punë” për “Grandin”. Ata janë identifikuar nga Remzi Ejupi kohë më parë si sekserë të Dino Asanajt, i cili ka vdekur nga plagët e marra me thikë që i ka shkaktuar vetes.

Ju, Nazim Shatri, Milaim Zeka, Ilirian Bytyçi dhe 24 të tjerë e pëlqejnë këtë.

Komentet:

Faqja në facebook :
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483509435006887&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1378889

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

-3-
Nga sofra Llapjane 14.09.2012

Asllanaj, ish-kryetar i Komunës së Suharekës, derisa këtë Komunë e ka udhëhequr Lidhja Demokratike e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se akuzat ndaj tij, për të cilat është folur një ditë më parë nga kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prizren, kanë të bëjnë me një transaksion apo marrëveshje për ndërtim mes Komunës së Suharekës dhe kompanisë “Ben-Af” në Suharekë që ka ndodhur para 5 vjetësh.

“Bëhet fjalë për dy ndërtime në qendër të qytetit nga kompania ‘Ben-Af’ ,për të cilat janë prishur dy objekte të vjetra. Pjesa më e madhe e objekteve të ‘Ben-Afit’ janë ndërtuar në pronë të kësaj kompanie, ndërkohë që si pronë komunale për këtë destinim janë dhënë 4 arë e 47 metra”, ka thënë ai. Dhe në këtë pronë komunale, sipas Asllanajt, prokuroria vlerëson se është shkelur ligji dhe interesi publik.

“Por faktikisht nuk ka shkelje të interesit publik, sepse Komuna ka përfituar nga ato ndërtime 19 banesa që u janë ndarë familjeve të dëshmorëve dhe ka pasur edhe përfitime të tjera si komunë”, ka theksuar Asllanaj. Aktakuza e ngritur nga prokuroria, sipas tij, është plotësisht e padrejtë, shkruan koha.

“Krejt çka është punuar në atë drejtim ka qenë ligjore, në favor të qytetarëve e jo kundër tyre”, ka thënë Asllanaj. Hetimet ndaj tij ai ka thënë të jenë iniciuar “nga një qytetar i pandërgjegjshëm”.

“Hetimet i ka iniciuar një qytetar i pandërgjegjshëm në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne si Komunë nuk e kemi lejuar të ndërtojë pa leje”, ka theksuar Asllanaj. Ai ka thënë se akuzat e ngritura që para 5 vjetësh e të bëra publike vetëm një ditë më parë mund të kenë edhe motive politike.

“Derisa hetimet kanë nisur para 5 vjetësh dhe në çdo fushatë kanë qëndruar si kërcënim ndaj nesh, kjo tregon se dikush po synon ta luftojë dikë politikisht”, ka thënë kreu i LDK-së në Suharekë, i cili aktualisht është deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e kësaj partie. Ai ka bërë me dije se tashmë është ngritur aktakuza kundër tij dhe gjatë javës së ardhshme edhe është paralajmëruar seanca konfirmuese e aktakuzës. Asllanaj ka angazhuar një avokat apo siç i thotë ai një konsulent juridik për ta përfaqësuar atë përballë pretendimeve të prokurorisë.

Edhe kryeprokurori i Prizrenit të mërkurën e ka konfirmuar se akuza ndaj Asllanajt ka të bëjë me lëshimin e vendimeve nga ana e tij në favor të kompanisë “Ben-Af”. “Z. Asllanaj dyshohet se nga viti 2006 e deri më 2009 si kryetar Komune ka lëshuar vendime në bazë të kërkesës së kompanisë ‘Ben-Af’, së cilës i është ndarë lokacion apo truall në kundërshtim me ligjin dhe konsiderohet se kompania e përmendur ka përfituar materialisht”, ka shpjeguar kryeprokurori Hoxha.

Përfitimet e kompanisë nga vendimet e paligjshme, sipas dyshimeve të prokurorisë, sillen rreth 1 milion euro. Akuzat ndaj ish-kryetarit Asllanaj, sipas Hoxhës, kanë të bëjnë me veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit. Sipas njoftimeve, më 17 shtator do të mbahet seanca konfirmuese në lidhje me këtë rast. Skena politike e Komunës së Suharekës të mërkurën e ka marrë me habi rastin e ngritjes së akuzës ndaj ish-kryetarit të kësaj Komune. Kryetari aktual i Suharekës, Blerim Kuçi, që vjen nga radhët e AAK-së ka ,shprehur keqardhje rreth këtij rasti.

“Po më vjen keq që është ngritur akuzë kundër tij, është shprehur kryetari Blerim Kuçi.

Komentet:

Faqja në facebook :

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483607711663726&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1379723

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

-4-
Sofra Llapjane---14.09.2012--

Pas deklaratave të zëvendëskryeministri të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli se Astrit Haraqija i ka kërkuar atij 3.6 milionë euro për privatizimin e Hotelit Grand, ka reaguar ky i fundit.

Në një prononcim për portalin ORAinfo.com, Astrit Haraqija, deklaratat e Pacollit i ka quajtur shpifje dhe të pavërteta. Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar para nga Pacolli.

“Me vjen keq për moshën që ka ai të jap kësi deklarata. Këto janë shpifje, shpifje, shpifje. Sërish me vjen keq për moshën që e ka e të jetë kaq mashtrues. E para unë nuk kam punuar asnjëherë AKP për të bërë gjëra të tilla. E dyta, unë nuk jam kryetar i Malit për të më blerë me pesë kompjuterë dhe pesë karrige. Edhe e treta, unë nuk e kam çmimin prej 3 milionë e 600 mijë euro që e ka deklaruar Pacolli, por kam çmim shumë me të madh”, ka thënë Haraqija.

Ai ka thënë se për këto shpifje do të ngritë padi ndaj Pacollit, duke kërkuar 8 milionë euro dëmshpërblim.

“Prandaj unë jam duke u konsultuar me avokatet e mi në Gjakovë dhe në Berlin që i kam, për të shikuar se çfarë pasaporta ka Pacolli, pasi ai i ka disa nënshtetësi dhe do t’ia bëjë një padi për shpifje. Unë do t’i kërkojë Pacollit tetë milionë euro dëmshpërblim për shpifje, por ato tetë milionë që do t’ia kërkojë do t’i jap për shoqatat humanitare të romëve e nuk do t’i marr për vete, pasi ta fitoj gjykimin”, ka thënë Haraqija për ORAinfo, duke shtuar se asnjëherë nuk ka qenë ndërmjetësues në çështjen e Grandit.

“Unë nuk kam qenë ndërmjetësues, deklarata e tij nuk është e vërtetë. Plaku mashtrues. Unë jam shumë i lumtur që e kam emrin Astrit Haraqija”, ka thënë ai. — me

-----.Komentet:

Nexhmedin Ferataj Ndoshta është hera e pare qe them, shyqyr qe nuk është gjalle I MADHI-RUGOVE!

Xun Çetta Po more Nexhmedin ,për këtë arsye edhe e mbyten sa ishte gjallë

Faqja në facebook :

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483935964964234&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1382169

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

-5-
Nga Sofra llapjane 14.09.2012

Sami Hamiti me dy shokët e tij, Agim Ademin dhe Muharrem Ramën, do t’i kalojnë tridhjetë ditët e ardhshme në burg. Gjyqtari tha se të arrestuarit paraqesin kërcënim për dëshmitarët në rast se lihen të lirë. Lidhja Demokratike e Isa Mustafës edhe të premten nuk e tha asnjë fjalë për arrestimin e zyrtarit të saj të lartë.

Institucioni ku për shumë vjet ka punuar Sami Hamiti as të premten nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me arrestimin e tij. Express është munduar të marrë një deklaratë nga zyrtarët e komunës, por ata nuk janë përgjigjur. Gazeta ka kontaktuar këshilltarin për media të kryetarit Isa Mustafa, Asdren Osajn, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërkaq LDK-ja, partia zyrtar i së cilës është Hamiti, nuk kanë dashur të japin ndonjë koment pa u ditur aktakuza.

Arben Gashi tha për Express se partia nuk mund të dalë me ndonjë qëndrim pa e ditur konkretisht për çka akuzohet zyrtari i saj. “ Ne nuk dimë për çka akuzohet, prandaj po presim. Nëse ata dalin fajtor natyrisht se do të dalim me një qëndrim”, tha Gashi. Ai tha se zyrtarët e LDK-së janë informuar për arrestimet nëpërmjet medieve, dhe krejt çka ata dinë janë “spekulime”që e përfshijnë Sami Hamitin në korrupsion. “Tash po presim, arrestimi është vendim i organeve të drejtësisë. Ata merren me të tjera, nëse ai është i pafajshëm lirohet e nëse jo vendimi shkon deri në fund”, tha Gashi.

Komenmtet:

Xuni 14.09.2012

Sofra llapjane po përmbys bukëshkalët,bukëpermbysurit e Kosovës,pa ja venë veshin se janë llapjan,Dukagjinas,Drenicas apo krahinave tjera ata. Alarmi i para sa muajve madje më foto se Llapi vërtet po dominon në Prishtinë por nuk po vepron Kujdes,,tani mendoj se ishte alarm sa duket më efekte pozitive.

E dimë dhe u mësuam që emra e emra të politikës se lartë të kalojnë transit neper gjykata dhe prapë në liri madje edhe në poste të larta,por koha gradualisht po vjen sa për të mos na lën më turp për brezat qe po vinë neve pjesë e gjeneratës që po rezistojmë.

Komente nga renditja në origjinal-

Faqja në facebook :

http://www.facebook.com/photo.php?fbid=483935964964234&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&comment_id=1381251#!/photo.php?fbid=483903574967473&set=a.184033921621108.42527.184009511623549&type=1&permPage=1

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
-6-
Sofra Llapjane 15.09.2012

Prokuroria ka nxjerrë një vendim të premten pasdite për nisjen e hetimeve kundër Astrit Haraqisë, Ukë Rugovës, Naser Osmanit dhe Gazmend Abrashit për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Burime nga Prokuroria kanë thënë se është diskutuar se çfarë veprash penale mund të jenë kryer. Burimi ka thënë se është nxjerrë përfundim se dyshimi i bazuar ekziston se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit. Vendimi është marrë pas publikimit të dëshmive të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe biznesmenit Remzi Ejupi, të cilët kanë zbuluar ata që i kanë identifikuar si “sekserë të Dino Asanajt”.

Ti, Metush Zenuni dhe 42 të tjerë e pëlqeni këtë

Komentet :

Xuni 15.09.2012.

O hapni e mbyllni dosjet,nisni procedura hetimi e përfundoni ato si të doni sa tek njëra sa tek tjetra parti politike se aktualisht njerëzit e krimit janë lidhur e bërë një pa dallim partish politike dhe nuk ka kush çfarë u bënë,për kundra këta po e komprometojnë edhe EULEX-in.

Mos harroni se kanë marr pushtet absolut mbi një popull të vrarë,të plaçkitur dhe të rënë për toke. Të jesh i rënë për toke,donë punë ta goditesh dhe të i shpëtosh këtij pushteti i cili para se ne ai po e vret vetveten...

Kjo çfarë po ndodh aktualisht është njëra nga format e zgjedhura që të dobësohet mundësia që pas një kooalcioni eventual PDK-AAK të mos prodhojë kontra efekt dhe më automatizëm të forcohet LDK e cila pa dyshim është bashkë pronare në gjitha këto krime.

Forma e zgjedhur për të mos ndodhur ringjallje euforike për plotë defekte dhe pa mësuar nga e kaluara,mendoj se është zgjedhur dhe po shkon mirë,por e keqja është se krimi po mbetet gjallë dhe opozitë të fortë krejt ndryshe nga këta ne nuk po mund të bëjmë.

Xun Çetta

Sapo komentova rastin,filluan lajmet ku momentalisht po dëgjë Isa Mustafën duke shpreh shqetsim pse kurrubsioni ndiqet në opoztë kur çdo kund kjo bëhet në pozitë !!! kjo ishte befasia ime,më pas doli zonjusha Tremkolli e cila sinjalizoj frikën e koalicionit PDK-AAK .Ishte konqedencë kjo më komentin e para lajmeve.

Faqja në facebook :

xxxxxxxxxxxxxxxxxx

Ibish Neziri në Emisioni "MË AFËR" i Radio Kosovës :


15.09.2012

Kush di të më thotë se çfarë po festojmë këtë vit, njëqindvjetorin e pavarësisë apo njëqindvjetorin e ndarjes e coptimit të tokave shqiptare?

Koment :

Xuni 15.09.2012.

Tezak,nuk po festojm por po perpjekemi të rehabilitojmë impotencat tona politike për një shekull dhe kështu mjerisht ta vazhdojmë tutje. Nuk është përgjigje pesimizmi kjo por mesazh përgjigje qe ta thërrasim mendjen...
------------------.

Këtu komentet rendore në origjinal :

Arben Atashi Dyjat!

Besnik Kryeziu Me rendesi eshte se politikanet do te dalin ne Tv .

Urim Ramadani z.Ibish ke plotesisht te drejt se me 1912-1913 ne konferencen e ambasadoreve ne Londer erdh ne perfundim se disa pjes te shqiperis se madhe duhet te ndaheshin gje qe ishte e pa drejt per popullin shqiptar.Por fal ndihmes se SHBAse ,se ne do ta kishim pesuar edhe me keq.Historia e Shqipetarise nuk fillon me 1912 eshte shum gabim te mendohet keshtu ne i kemi rrenjet edhe me thell.

Ibish Neziri I nderuari miku im Burim, nëse iu theem se shprehja Shqipëri e madhe është shprehje e pjellë nga armiqët tanë, sigurisht nuk do të hidhërohi. Unë pajtohem me juve pos me këtë shprehje. Duhet t'i them Shqipëri, Shqipëri Etnike. Nuk ka Shqipëri as të madhe e as të Vogël, por ka vetëm Shqipëri, e cila për fat të keq edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë e ndarë mes fqinjësh grabitçarë!

Jusuf Zenunaj Të dytën o Ibish Neziri, miku im !Atdheu po arnohet,por ende jemi larg pavarësisë së Shqipërisë...

Xun Çetta Tezak,nuk po festojm por po perpjekemi të rehabilitojmë impotencat tona politike për një shekull dhe kështu mjerisht ta vazhdojmë tutje. Nuk është përgjigje pesimizmi kjo por mesazh përgjigje qe ta thërrasim mendjen...

Faqja:

http://www.facebook.com/groups/meafer/permalink/344463075646041/

-------------------.

Dedë Abazi në facebook grupi: Lëvizja demokristiane më 15.09.2012-


Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm më bukë ,por ka nevojë edhe për gjellën e shpirtit. Bukë e punë kishim ndoshta më gjetur edhe nen thembrën e të huajit ,por do ishte bukë e mbylmueme me turp,do të ishte punë më djers gjaku. Më mirë pra le të kënaqemi më pak,e të fërgohemi në vajin tonë por të ushqehemi e të forcojmë shpirtin më ideale të larta që nuk vdesin kurrë.

Luigj Gurakuqi : Ora e maleve .3 Nëntor 1923.

Komentet:

Xuni 15.09.2012-

Jo pak hora tonët ,,politik”të quajtur të luftës në koalicion më llumin e burokracisë sonë të gjitha kohërave,mjerisht kanë bërë popullin që ta kujton bukën e kohës së pushtimit dhe ta admirojnë atë krahasuar me bukën apo kafshatën e gojës se pas çlirimit të vendit tonë,çlirim ky falë luftës së këtij populli. Kjo është krye vepra e krimit politik çfarë kanë bërë pas lufte...Këtë të keqe do ta evitojmë,por më pasoja dhe kohë të humbur në momentet kur më së paku na u desh kjo...
------------------------------.

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Komente në po këtö permbledhje :


Faik Demaj 17.09.2012 :

Ti shoku vuajte burgun, vuajte ne kohë lufte dhe po vuan tash ne luften speciale qe te ofruan shoket e tu, andaj o pajtohu o fillo nxirri argumentet nga sirtaret qe mban te vetja jote.,,,,
--------------------------------------------------..

Pa,Faik djali,këto dy alternativa kanë mbetur dhe e treta nuk ekziston por jo pikërisht tani. Thash se janë lidhur e bërë një pa dallim partish ( Pra njerëzit e krimit ) Tash,se a do lidhen qytetarët,individ dhe ndonjë opozitë e vërtetë që mund të shpetoj nga politika,bashkë më shumë OJQ si mendohet shpejt !. Kjo mbetet ta shohim për të më ardhur dita si individ siç më thoni dhe kërkoni ju. Jeta po shkon,mosha nesër edhe mund ta bën të vetën,por shpresoj të i mendoj të gjitha dhe veproj në kohë të duhur jo për mua por për vendin tonë...