Politikë

Xun Çetta facebook 8. April 2016 um 22 : 25   

Urime por mos harro z.President Thaçi

Politika e mos pajtimit, në raste të caktuara, për hirë të proceseve dhe prezencës së botës në vendin tonë, duhët ballansuar më kulturë politike.

Politika, aq më pak diplomacia shpesh herë demagogji më popull të varrfër e në mjegulla politike, nuk arsyeton ngritjet e as avansimet e askujt në politikë, por kultura politike, zëri i arsyes për të mirën e vendit tonë, duhët të mos humbin për ta perballuar rrugën e mbetur pa i rrënuar suksesët e arritura në rrugën që kaluam.

Pervetësimi i proceseve dhe gjitha lëvizjeve të popullit për çlirimin e vendit, po ashtu nuk madhërojn njeri !, ato zbardhën si realitete një ditë dhe nuk i bëjn nderim vendit, perkundrazi hije e zezë do bie mbi falsifikatorët e historisë.

Personaliteti juaj, më apo pa të drejt z. President, identifikohët më luftën e UÇK-së. Pa pretenduar në pevetësim të asajë ushtrie siq e pervetësuan dhe perfituan dreqi e i biri, më të metat e sajë ashtu siq ishte, unë ju perkujtoj z. President se fara e sajë është mbjellur në pranverën e trandafilave të pergjakur 1981. Stinë e vite, që nga aj vit po vinin më acar e herë, herë më diell percëllues, por fara e UÇK-së, e luftës sajë, nuk po dëmtohëj, perkundrazi në ato stinë e vite të vështira, ajo po kultivonte frytin e çlirimit të vendit tonë.

Nëse nuk qendron dhe nuk argumentohët kjo më arkivat jasht kontrollit të diplomacive më skine, mos qofsha pjesë e çlirimit të vendit tonë…

Datën e themelimit të UÇK-së, sipas arkivit të LPK-së ku nuk ju njeh si themelues të sajë, e them publikisht, ajo vërtetë është data kur u emrua formacioni ushtarak më UÇK. Kishte edhe sa e sa emertime tjera alternativë, kuptohët pa i dhënë rëndësi emrit dhe nder to u perzgjodh emertimi i UÇK-së.

Urime detyra e re z. President, por mos harro të vertetat e rrugës të cilën kaluam nese mund ti dalim në fund pjesës së rrugës së mbetur e cila na obligon.

Luzern 08.04.2016----Reprizim sot 08.04.2018 
Xun Çetta

info-cetta: 

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=855

Facebook :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1147423351944460&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater