Politikë

Ramushit ju dhuruan aq shumë vende për kandidime në listen zgjedhore për koalicion vetem që ti shkoj në ndihmë PDK-së e cila u gjend në permbysje e sipër, tani Behgjeti mori aq shumë ministri, zëvëndësministra dhe postin e premtuar për President shteti vetëm e vetëm qe ta ndihmoj bërjën e qeverisë.

Tani radhën e ka lista Serbe me kushtëzimet e veta dhe në fund, kush fitoj ? Para se humbi Ramushi mund të themi se u fundos politika e Kosovës, po, po mori fund ajo. Duke dhënë e duke marr për interes, Kosova në këtë rast edhe Ramushi mbeten pa asgjë…

Po pse nuk shkohet në ndihmë të bërjës së shtetit nese jemi aq të dhimbëshëm e të perkushtuar më fjalë, pra të shkohet në ndihmë pa kushtëzuar aq keq e pa mëshirë hisen e tortës së pushtetit të perbashkët ?

Nese Kosova vazhdon kështu, shumë shpejt do perfundoj apo mund ta kemi në ANKAND politik për të mos thënë ankand publik.

O zot, ruaje vendin tonë, njerzit miq e dashamir të këtij vendi.

Luzern 07.09.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :

Ibish Neziri : Kosova veç ka përfundu në ankand, tezaku im! A nuk po e sheh se kush për të nuk është ka lodhet ?

Xun Çetta : Më fal tezak se ngarkesat e natës në mendime ma rrjedhën këtë frikë e cila perngjan në pesimizëm, por jo tezak, Kosova nuk guxon të perfundoj kaq keq, ata të cilët për Kosovën dhe kombin tonë gjithëhere janë lodh, kanë shkru e kritiku, vertet duket sikur kanë mbaru e marr fund, por jo tezak. Jemi në situata vërtetë të vështira dhe në procese të ndryshimeve të mëdha për të cilat bëmë e nuk po ndalemi dhe si pasojë, sot shkruajn e kritikojn edhe ata të cilët tash sa kohë, partit e tyre e me pas klanet në parti pa menduar mirë i ndihmojn dhe tani po shohin se kështu gabojn.
Tash, shumë shpejt do filloj llogaridhënja edhe pse mendohet se nuk ka kush para kujt të pergjigjet ngase tani, nuk kemi institucione, nuk kemi kulte morale dhe as njerëz para të cilëve do duhet të pergjigjemi, vërtet të gjitha këto vlera i kemi rrenu por prap, ne mbi të keqen kemi me sviduar. Uroj të mos jem në gjum para atyre të cilët po zgjohen nga gjumi. Shendet e kalo mirë Tezak se ika në punë, dreka kaloj.