Politikë
Ta falenderojm rrjetin social facebook jo vetëm për hpësirat që na i krijon të shkruajm, por ta falenderojm edhe për kujtesën që na bënë dhe herëpasherë na lajmëron për të parë se kush kur çfarë kemi shkruar.

Kjo do duhet të na shtyn e mendojm më shumë kur shkruajm si dhe mos ta keqëperdorim mundësinë e dhënë për ti shpreh opinionet tona mundësisht sa më të matura për ti rezistuar kohës.

Ja sa për qudi, të ngjajshme me temat sot janë trajtuar edhe tash e katër(4) vite më parë. Kjo do të thotë se proceset po ecin shumë ngadale.

Të jemi më konkret, më pragmatik të pakten ne të cilët nuk jemi e as pretendojm të perfaqësojm diplomaci të larta.

Lexo freskimin për mes të cilit ma kujton facebook:

Xun Çettanë facebook 17.10.2012 në 6:36.MD :

Përgjigje e vonuar Vuk Jeremiqit

,,Koha”/14-10-2012 17:08 CET

Kryesuesi njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq deklaroi se :

1. Çështja e Kosovës është plotësisht çështje e Serbisë” dhe se OKB përkujdeset për integritetin territorial të vendeve anëtare të saj, gjë që Serbia është, kurse Kosova nuk është.

Përgjigje :

(Kosova është plotësisht çështje e qytetarëve të sajë,normalisht si shtet i ri akoma nuk është anëtare e OKB-së por është e njohur nga gati 100 shtete si dhe kur te jemi anëtar në OKB ,kurrë nuk do biem në pozita që ky institucion ndërkombëtar të mos interesohet për pjesët qe më janë shkëputur dhe nuk i kontrolloj më ato,si pasojë e krimit që kemi bërë mbi atë popull edhe ashtu okupues qe ishim ).

2.“Kur bëhet fjalë për integritetin territorial, sikundër edhe për sovranitetin, këtu në OKB kujdesemi për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve anëtare. Serbia është njëra prej vendeve të tilla anëtare, kurse Kosova nuk është dhe nuk pres që të jetë kurdoherë”, i tha ish shefi i diplomacisë serbe kanalit televiziv rus, “Russia Today”, transmeton Koha.

Pergjigje :

( OKB, si institucion ndërkombëtar nuk është vetë Serbia e cila faktikisht është vetëm një anëtare e këtij institucioni dhe asgjë më shumë. OKB mbron të drejtat e lirive dhe sovranitetin e popujve kudo në botë,por kur shkelen ato më krime e gjenocid,po ky institucion,pra OKB nxjerr vendime për ta godit shtetin anëtare të saj pse aj shtet ka kaluar gjitha rregullat e këtij institucioni,e kjo ishte Serbia dhe kurrë mos qoftë Kosova në pozita agresori për të na goditë OKB duke qenë anëtare e saj ).

3. Sipas tij pra Jeremiqit,Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, e vërtetuar edhe me parametrat e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, tha pos tjerash Jeremiq. /koha/.

Përgjigje :

( Kosova është çështje e vullnetit të popullit të sajë më parametra ndërkombëtar,më rezoluta të përkohshme në skadim dhe më gjitha njohjet më të drejt të vërtetuara edhe në GJND. Proceset sado të dhimbshme,donë një kohë për të shkuar nga duhet dhe më në fund,ne nuk jemi Serbi që më tankësa ushtri e polici të ndikojmë në procese të njëanshme,kundër vullnetit të popullit që ato të shkojnë siç dëshmoj Serbia në gjithato luftëra në Ballkan.

Luzern 17.10.2012

Xun Çetta

Link-statusi:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/485877748099027

Ripublikim sot 17.10.2016

Xun Çetta