Rrefime
Siq kam premtuar se do të thëm diçka më shumë mbi vizitën e z. Jashar Pollozhani në Zvicër, i cili erdhi këto ditë më ftesën e Shoqatës humanitare,bëmirëse,,Nëna terezë“ në Luzern, Shoqatë kjo, tashmë e njohur e cila të dielën mbajti kuvendin e sajë të rregullt. Tani edhe pse jo përshkrim në detale, unë po mbaj fjalën e dhënë dy herë, qoftë edhe më pak fjalë pershkrimi të këtyre takimeve sa patëm këto ditë. 


Sot, 26.04.2016 fillimisht vetëm ne të dy në IKEA të Rothenburgut ku trajtuam sa e sa tema nga e kaluara kur nuk njiheshim, trajtuam ato bashkë më tema tjera të aktualitetit politik, e më pas më telefonuan dhe pa vonuar shumë shkuam në Emmen Center ku zakonisht e pijm kafen e mengjesit më bashkëatdhetar në kohën kur nuk jemi në punë dhe gjatë vikendit nga fund java.

Paradita e sotme më Jasharin kaloj mirë, në pasditën e vonshme, Jasharin e presin në Aeroportin e Shkupit,,Aleksandri Madh“ku besoj dhe shpresoj ta ketë kaluar mirë.

E tani, pershkrimi i temave që trajtuam, ku u pajtuam e ku jo, etj, është dhe po më del një punë e cila do me merr kohë për ti pershkruar në detale dhe kështu të i bashkangjitën ato shkrimeve tjera për rrezatim dhe zbardhje realitetesh në kohë të ndryshme.

Jashari, tani 61 vjeqar, por shumë dinamik në debate, i kthjellët në mendje, kritikues por edhe i pranonte kritikat për ti trajtuar në qetësi si dhe shumë vital në fizikun e tij gati sportiv,pra si i tillë, ai më la pershtypje të mira për bashkëpunim dhe më sinqeritetin më të madh, më premtoj se do të më dërgoj materiale të gaqme sapo të kthehet atje.

Informimi më i drejt deri më tani për gjendjën atje, e kryesisht në Tanushë-Brezë-Malinë, mendoj se këto ditë më ka ardhur si dhuratë nga ky person i cili më ka lën pa mend më gjithë çfarë më ka rrefyer në detale për ato fshatra të izoluara plotësisht dhe jo pa qellim edhe më fajin e Shqiptarëve.

Kultivimi i patateve në ato zona, dhuratë e donacioneve të CARITAS-it Austriak po per mes Jasharit si dhe pjesërisht blegtoria, fatkeqësisht e pa sunvencionuar, është e vetmja mbijetesë, apo i vetmi prodhim i atij vendi aq atraktiv por, mjerisht edhe sot në izolim të plotë për strategji gjeopolitike të Shtetit Maqedon.

-Shoqata humanitare, bëmirëse ,,Nëna Terezë“në Strugë, para luftës në Kosovë, kishte ndihmuar arsimin me paga për arsimtar e mësues të cilët punuan jasht institucioneve të pushtuesit të eger Serb gjatë viteve 90-ta si dhe, kishte finansuar e ndihmuar Minatorët e Trepçës para dhe gjatë grevës tyre në Minera.

-Shoqata humanitare, bëmirëse ,,Nëna Terezë“në Strugë, gjatë luftës, kishte sistemuar nen kulmin e sajë të perkujdesjës, mbi 82.000 qytetar nga ai fluks gjysmë milionshi sa kishin ikur nga flaka e luftës, dhunimet dhe gjenocidi Serb në Kosovë.

Për sigurin e tyre dhe mbajtjën e shpresë, gati të thyer, për ta kishin shperndar mbi katër(4) milion kg gjëra ushqimore, veshëmbathe e shumë medikamente si dhe kanë hap Klinikën e lindjës së Nënave që po braktisnin Kosovën nga tmerret e luftës atje.

Ishin këto, vetëm minimumi i gjithë çfarë sot më rrefente Jashari i cili qysh i vogël dy (2) vjeqar, bashkë më familjen e tij kishte braktisur fshatin e lindjës në Bixhovë afer Strugës dhe që nga atëhere jeton në Strugë.

Më Jasharin, kryesisht sot, shkëmbyem edhe mendime mbi sjelljët dhe qendrimet e jo pak figurave politike atje, sigurisht para-gjatë dhe pas luftës në Maqedoni. Më tregoj se si pas luftës në Kosovë, ka qenë menagjer i firmës Gjermani e cila bënte thithjën e mjeteve Gjermane për Kosovën e pas luftës etj.

Gjitha këto e shumë më teper se kaq, le të mbesin për plotësim të mundshëm edhe nga medalja tjetër e asajë që dëgjova dhe mësova këto ditë nga z. Jashar Pollozhani.

PS.

Rrefimet e tij për luftën, sjelljet e individve në emër të sajë dhe gjendjën e krijuar atje, rregullisht ma kujtonin gjendjën e përjetuar në Shqipëri, si atë në Tropojë ku isha për armatim po edhe gjendjën e të ikurve nga lufta dhe sistemimin e tyre gjithëandej Shqipërisë, realitete këto të cilat edhe sot pas kaq kohe ta plasin lotin në sy, gjëra e raste të cilat i kam dhe i ruaj më sa e sa foto-audio incizime dhe video filmime etj.

Luzern 26.04.2016

Xun Çetta