Kulturë

Xun Çetta është i lindur me 29.05.1956 në fshatin Trubuhovc, Komuna e Istogut.Xun Çeta është një ndër aktivitët e demonstratave studentore të Vitit 1981 dhe i burgosur politik shumëvjeçar në burgjet e ish-Jugosllavisë. .

Ka shkruar:

“Një revolucion ndryshe 1981-1990” botuar në vitin 2014

Njeriu i cili bëhet i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, shfaqet kudo në madhështinë e kombit të vet, pse jo edhe në mërgatë, atje larg, ku e kanë shtyrë valët e jetës.

Herë pas here, në mërgatën shqiptare zhvillohen aktivitete kulturore e artistike, letrare e shkencore, të cilat janë jo vetëm për lëvdata të konsumuara, por kanë edhe nivelin e duhur njerëzor dhe rëndësinë kombëtare, sepse vetëm kjo mënyrë e sqaron më mirë pasqyrën kombëtare, gjegjësisht të kësaj mërgate, që e vërteta e saj, dashuria ndaj atdheut është caku i qëllimit të saj.

Kosova në vitin 1974, e fitoi njëfarë vetëqeverisje, por edhe kjo kishte mangësi të konsiderueshme, dhe pas vdekjes së Titos, pozita ekonomike dhe sociale e shqiptarëve të Kosovës, u keqësua edhe më shumë. Kjo sidomos për shkak të protestave dhe papajtueshmërisë së popullit shqiptar, që kërkonte të drejtat e veta dhe lirimin e të burgosurve të pafajshëm politik, ashtu si dhe shprehjen e lirë sikur kombet dhe kombësitë tjera brenda RSFJ-së.
Megjithatë, shqiptarët demonstruan pa ndalur kundër një sistemi dominues dhe forcave serbe, por shumica e tyre, veçanërisht studentët ishin në shënjestër dhe shumica e tyre u maltretuan, u burgosën dhe u vranë nga mizoria e një regjimi totalitar kriminel serb.

Një ndër studentët e burgosur politik të atyre viteve, ishte edhe autori i këtij libri Xun Çeta, me plot shokë të tjerë.

Atë, në mars dhe prill të vitit `81 e gjejmë në ballë të organizimeve dhe zhvillimeve të demonstratave të asaj pranvere historike. Regjimi i kohës, por edhe akademikët serb, të cilët ishin hartues të planeve fatale mbi shqiptarët, refuzonin t`i pranojnë shqiptarët sikur të tjerët brenda federatës jugosllave, apo si çdo qenie tjetër njerëzore.

Vetëm shqiptarët shtypen dhe vuajnë, duke i ndrydhur aspiratat më elementare të tyre, sikur që ishte arsimimi, puna, shërbimet kulturore e shoqërore, dhe mbi të gjitha ishte mungesa e lirisë së tyre njerëzore.

Shqiptarët ishin populli më i kufizuar dhe i izuluar në shoqëri.
Sigurisht se kjo periudhë të cilën e zgjedh autori i librit „Një rezistencë ndryshe (1981-1990), ishte me të vërtetë një rezistencë e pamohueshme, apo ishte një luftë ndryshe kundër okupatorit.

Kjo rezistencë, sidomos me protestat e fuqishme studentore, i bëri ballë një lufte të tmerrshme dhe të përgjakshme, që nuk u ndal duke vazhduar deri me arritjen e aspiratave të shqiptarëve dhe më në fund deri me pavarësinë e Kosovës, e cila ishte një aspiratë e moteve dhe shekujve në historinë e këtij populli liridashës.

Thotë edhe vetë autori Xun Çetta, „Unë nuk jam i vetmi që nuk gjykova dhe nuk gjykojë edhe sot kërkesën e popullit tim dhe unë nuk jam gjë tjetër, vetëm se një filiz i rinisë së pafajshme“, që është një thënie shumë të fuqishme e tij, e cila e shqyen çdo perde të zezë, dhe në këtë mënyrë arrin përkufizimin e çdo lloj formule të fshehtë, dhe strategjia e autorit për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të krimit dhe kriminelit.

Prandaj, libri në fjalë i autorit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Xun Çetta, është një libër faktografish dhe dokumentesh të vërteta, të cilat e shënojnë këtë periudhë historike si tentativë dhe programe të planifikuara të pushtuesit shekullor serb, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e cila nuk përfundon edhe sot me kurthet e vazhdueshme për të zënë pisk realitetin dhe të arriturat e këtij populli.

Vetë titulli i kësaj vepre e jep mesazhin e qartë se, gjatë kësaj periudhe 1981-1990, studentët të cilët ishin në iniciativë dhe vetë populli, i rezistoi, i përballoi ndryshe kësaj shtrëngate të fuqishme.

Edhe pse jo i armatosur me pushkë, ishte i armatosur me fuqinë e mendjes dhe atdhedashurisë, e cila u keqtrajtua, u burgos dhe u vra pa mëshirë nga një regjim i egër shekullor.

Çfarë ka dashur autori të arrijë me këtë libër dokumentar? Në fillim ka dashur të thotë se, dashuria ndaj atdheut nuk njeh kufi.

Të tregojë se ndjenjat e atdhetarëve shqiptarë manifestohen dhe trashëgohen në përputhje me lirinë dhe të drejtat e veta njerëzore, të cilat nuk e egërsojnë askënd, por armikun e tyre e luftojnë jo vetëm me forcën e barotit, por edhe të mendjes dhe forcën e dinjitetit kombëtar, e cila udhëhiqet nga e drejta dhe idealet e pa tjetërsueshme, nga të cilat shqiptarët nuk hoqën dorë kurrë.

Pse jo, ishte edhe e drejta e autorit, prej dëshirës dhe idesë që të mbledhë fakte të tërësishme dhe bindëse, për ekzistencën e një bote mizore, e cila dominonte te shqiptarët, dhe ideja e autorit, kërkon qëllimisht të tregojë rrugën e viktimës, lëvizjet e saj të etshme dhe vuajtjet nga regjimi i kohës.
Pak, apo shumë, nga një monstrum i tillë dhe fashist, thuaja se vuajnë akoma rrëfimet e personazheve, të cilat përballen me pasojat e rënda, sikur edhe vetë autori i këtij libri, të përjetuara nga torturat e burgjeve të rënda jugosllave.

Megjithatë bëhet fjalë edhe për gjurmë të ndryshme traumash, që mund të jenë pasojë e përjetshme, ndaj personave që përjetuan metodat e ndryshme ç’njerëzore, të cilat u përsëritën edhe më keq në luftën e fundit në Kosovë.

Ndryshe, kjo vepër edhe pse ka domethënien e vuajtjeve të autorit në fjalë, pasqyrohet dhe rrëfehet përmes dokumenteve origjinale, duke përdor faktografi dhe faksimile të periudhës dhe kohës nën okupim, ku hasim edhe rrjedhat e përgjithshme të regjimit brutal ndaj gjithë popullatës shqiptare.

Ky libër, si një mozaik faktografik me dokumente dhe fotografi, ngërthen në vete fatet individuale dhe kolektive të popullatës shqiptare, të cilat si të tilla përbëjnë një tërësi reale të jetës tragjike të një populli, që luftoi, vuajti dhe shkoi deri në shfarosjen e tij, vetëm se e kërkonte lirinë e vet.

Në fakt autori nuk e ka fshehur fare identitetin e vet dhe bartësit kryesor të vijës tjetër, duke lënë në dispozicion të lexuesit, kërshërinë që shkon gjurmëve të ndjekjes së hetimit për të zbuluar identitetin e krimit dhe vetë kriminelin.

Linku:

https://www.facebook.com/flori.bruqi.18?fref=nf

Komentet:

Xun Çetta : Sapo u ktheva nga një masazhë Kineze, e vështirë për ta perballuar por komplet zhbllohuese dhe relaksim për trupin. Sapo hyra, Fiziatri më tha: Beso Xun, sapo u largova një pershkrim të cilin e kishte bërë Floriu për librin tuaj të cilin ma dhurova para pak ditësh. Ishte pershkrim i vjeter apo i ditës sotme ?, e pyeta unë. Sa më u duk ishta i sotshëm. Bëri përpjekje të ma gjëj por e pash se nuk i kujtohej se ku e ka lexuar. Tani e lexova dhe e falenderoj Floriun për kohën dhe perkushtimin në këtë vlerësim të librit, vlerësim i cili më bëri që edhe njëhere të ndihëm mirë. FLM Flori

24.12.2015