Politikë Nuk isha e as sot mos me kuptoni si Enverist. E kam çmuar dhe publikisht kam shkruar e mbështetur JO-në e madhe të Shqipërisë bërë konferencës së quajtur të sigurisë së Evropës (Helsinkut). Më këto qendrime dhe argumentimin tim, kam gëzuar respektin e Drejtorisë së burgjeve dhe të Ministrisë së Jurispondencës në Slloveni.

Libri im i dytë (2) i cili pritet të dali, do i pasqyroj këto në detale. Pyetja e tyre ! A je Enverist ! gjithëherë ka qenë : Jo nuk jam Enverist, por ai ka sakrifuar shumë për Evropën dhe vlerat të cilat i ka dhe nuk po i gëzon Evropa. Enveri sakrifikoj vendin dhe getoizoj popullin e vet në këtë kontinent. Këtë sakrificë do ta kuptojm më vonë dhe nuk është vështirë ta kuptoni sot kur ai po kërkon Evropën pa koka berthamore në territorin e sajë, aq më pak në duart e jo Evropianve. Ai, nisur nga ky parim i largoj Sovjetet nga truali i tij për të mos dal demagog kur të kërkon largimin e kokave berthamore nga trualli Evropian.

Këto ishen bindëse tek të gjithëata të cilët më vizitonin nga Ministria e Drejtësisë së burgjeve por ishin pa zë të thonë se pajtohen. Unë isha shumë i relaksuar kur lexoja pajtimin e tyre pa zë në këto pika dhe po ashtu më kuptonin kur u thosha se nuk jam Enverist ngase atje po ndodh një e keqe e cila do i kushtoj Shqipërsë ! por jo aq sa do ti kushtoj kjo politikë, Shtetit tonë Jugosllav.

Kosova, aktualisht gjëndet në një pozitë të ngjajshme më atë në të cilën ishte Shqipëria atëhere, nuk besoj se mund të getoizohet nga poliikat nderkombëtare vetëm pse në raste të caktuara dim të themi JO, si dhe të vemë kushte për çeshtje të cilat kanë të bëjë më fatin e vendit tonë.

Faktori nderkombëtar, shpresoj se nga përvojat më Shqipëtar, nuk do ta fut thikën deri në kockën e vendit tonë. Kompromentimi i tyre aty mund tu kushtoj për në krizat tjera dhe më tjerë popuj të robëruar.

Para leximit të një artikulli të gjatë në ,,Zëri i Popullit“1975, ta dëgjojm një pjesë VIDEO marr nga shkrimi im të cilën e lexon Ilir Mailindi para OKB-së 1991 :

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=39&d=6

Linku tjetër, Ja pse reagova këto ditë në artikullin : CIA: Sali Berisha ka kërkuar ndihmë ushtarake nga shtetet islamike).

Vërejtjët e mija në Sali Berishen janë të mëdha por nuk u ndjeva mirë kur DOSiA e CIAS eteketon kështu:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=703

Krejt në fund, ta lexojm artikullin e asajë kohe në "Zëri i popullit" 179 (8410), 29 korrik 1975, ta perkthejmë më kohën sot dhe ta menaxhojm situatën konformë kushteve dhe rrethanave krejt tjera sot.   

 I plotë këtu në info-cetta :

KONFERENCA E PASIGURISE SE EVROPES 

Artikull i botuar në gazetën «Zëri i popullit»29 korrik 1975


 Pas dy vjet bisedimesh të mundimshme, pazarllëqesh dhe kombinacionesh në prapaskenë, u vendos të thirret në fund të këtij muaji në Helsinki ajo që quhet Konferenca e Sigurimit Evropian. Një numër jo i vogël dokumentesh, të mbushura me fjalë të bukura e me premtime të ëmbla, do t'u vihen përpara më 30 korrik kryetarëve të shteteve evropiane, për të hedhur mbi to nënshkrimet e tyre.

Shfaqja është pompoze, por zhurma e saj nuk mund t'i mbulojë rreziqet që përbën për popujt evropianë dhe për gjithë botën kjo ndërmarrje e rrezikshme sovjeto-amerikane. Ajo nuk mund t'i largojë dyshimet e druajtjet që Konferenca e Helsinkit ka ngjallur te njerëzit e thjeshtë të kontinentit tonë, tek të gjithë ata, të cilëve me të vërtetë u dhimbsen paqja e siguria në Evropë.

Pyetja që shtrohej përpara se të fillonin bisedimet për Konforencën e Sigurimit Evropian, që bëhet sot e do të bëhet gjithnjë, është një dhe e vetme: kush e këreënon Evropën? Nga kush duhet të sigurohen popujt evropianë? Mos vallë paqen e sigurinë në Evropë e rrezikojnë Belgjika apo Zvicra, Finlanda apo Austria dhe prandaj del nevoja që ato, apo vende të tjera të tilla evropiane, të zotohen zyrtarisht se heqin dorë nga «kërcënimi dhe përdorimi i forcës»?

Përgjigjja nuk është e vështirë, ajo është e ditur dhe nuk kërkon zbulimin e ndonjë të panjohure. Paqja dhe sigurimi i Evropës kërcënohen drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë të përhershme nga imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik, nga politika e tyre agresive e ekspansioniste, nga blloget e tyre ushtarake, nga ushtritë dhe bazat që mbajnë në vendet e tjera. Lirinë e pavarësinë e popujve evropianë e kërcënojnë dhe e rrezikojnë politika e zonave të influencës që ndjekin superfuqitë, praktikat imperialiste të klientelave politike dhe të ndërhyrjeve në punët e brendshme të të tjerëve, kursi neokolonialist dhe etja e tyre e papërmbajtur për të nënshtruar dhe për të sunduar vendet e kombet. Evropën e rrezikojnë dhe e kërcënojnë shantazhi atomik sovjeto-amerikan, aventurat e tyre ushtarake, përgatitjet e tyre të ethshme për një luftë të tretë botërore.


Nga ato pjesë të dokumenteve, që deri tani i janë bërë të njohura publikut, duket sikur letrat që do të nënshkruhen në Helsinki nuk përmbajnë kushte të detyrueshme politike, angazhime ushtarake etj. Nga ana e jashtme, nga pikëpamja formale, duket sikur asnjë nuk merr ndonjë detyrim konkret dhe se askujt nuk i janë lidhur duart. Por në realitet kushdo e sheh se nëpërmjet Konferencës së Helsinkit Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u imponuan të pranohet faktikisht statukuoja e sotme e Evropës, domethënë njihen e pranohen zonat e influencës, njihet e pranohet sundimi politik, ushtarak e ekonomik i shumë vendeve të kontinentit tonë nga ana e imperialistëve amerikanë dhe e socialimperialistëve sovjetikë.

Nga zhvillimi i bisedimeve të gjertanishme rezulton fare qartë se Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ka preokupuar sigurimi i vërtetë i Evropës, por sigurimi i zonave të tyre të influencës, i bazave të tyre politike e ushtarake, heqja e atyre barrierave që pengojnë zgjerimin e hegjemonisë së tyre politike e ekonomike, qetësimi i prapavijave, për t'u drejtuar më me forcë dhe me peshë më të madhe në zona ku krijohen «boshilëqe» ose ku zhvillohen revolucioni e luftërat çlirimtare të popujve.

Cili është përfitimi i popujve evropianë dhe cila është dobia për paqen e përgjithshme?

Vallë mos u bë më i lehtë tani, me «sigurimin evropian», sundimi i revizionistëve sovjetikë në vendet e Evropës Lindore, mos u larguan trupat sovjetike prej andej, mos u ndërpre integrimi i tyre politik, ekonomik e ushtarak në Bashkimin Sovjetik, mos u pakësuan presioni i Moskës mbi kulturën nacionale të këtyre vendeve dhe sulmi ndaj traditave kombëtare?

Mos vallë me konferencën evropiane do të zbuten presionet mbytëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi vendet e Evropës Perëndimore, mos do të pushojë ndërhyrja e monopoleve të përtej Atlantikut në punët e tyre të brendshme, mos do të shpëtojnë ato nga inflacioni e kriza e importuar nga Amerika?

 

Përveç fjalëve tingëlluese dhe iluzioneve të rreme, Konferenca e Helsinkit nuk sjell asgjë tjetër. Ndodhi ajo që ne patëm lajmëruar me kohë dhe që në deklaratën e Qeverisë së RPSH ishte thënë në mënyrë të qartë, se Konferencën e Sigurimit Evropian superfuqitë do të përpiqen ta kthejnë në një mjet për të përhapur frymën e tyre liberalo-pacifiste, se sot të gjitha problemet botërore, konfliktet klasore ndërkombëtare gjoja mund të zgjidhen me anë të bisedimeve «paqësore» e «kontakteve personale», se krerët e tanishëm sovjetikë e amerikanë janë njerëz të paqes e punojnë për paqen.


Tavolina e Helsinkit është amerikano-sovjetike, të tjerët paguajnë harxhet. Dokumentet që do të nënshkruhen atje nuk pasqyrojnë as për së largu interesat, dëshirat ose shqetësimet e popujve evropianë. Shpresa e atyre njerëzve që mendonin se Konferenca e Sigurimit Evropian do të forconte pavarësinë e disa vendeve që ndodhen nën sundimin dhe influencën e Bashkimit Sovjetik apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se do të nxiste disa të tjera për autonomi, rezultoi se ishte vetëm një iluzion, një shpresë boshe. Faktet provuan se në caktimin e objektivave të konferencës, në hartimin e projekteve, në formulimin e tezave e të koncepteve pesha e shteteve të tjera pjesëmarrëse ka qenë fare e vogël dhe roli i tyre fare minimal. Për konferencën superfuqitë bisedonin e vendosnin jashtë saj, në takimet dypalëshe, jo vetëm larg syve e veshëve të tjerë, por edhe kundër interesave të të tjerëve. Bile edhe data përfundimtare e mbledhjes u vendos vetëm pas bisedimeve të Gromikos e Kisingerit në Gjenevë.


Tani kur të dyja superfuqitë janë përfshirë nga kriza të rënda dhe kanë pësuar dështime të gjithanshme, kur në botë ka filluar të ngrihet vala antiamerikane e antisocialimperialiste, ato e ndiejnë shumë nevojën e përkrahjes së njëra-tjetrës. Këtë e ndien sidomos klika e Brezhnjevit, iniciatorja e kësaj konference, e cila «sigurimin evropian», «uljen e tensionit» i ka lidhur me fatin politik personal. Asaj i duhet të dalë në Kongresin e 25-të të partisë revizioniste sovjetike, të parashikuar për në fillimin e vitit të ardhshëm, me një «sukses», të tregojë se politika e saj e jashtme «dëgjohet» e «respektohet». Me anë të manovrave diplomatike ajo synon të konsolidojë pozitat e saj brenda dhe në vendet satelite, të marrë një hov të ri për të ndjekur politikën hegjemoniste në rajone të tjera.

Përfundimi i Konferencës së Helsinkit shikohet nga Brezhnjevi, gjithashtu, si një kusht i favorshëm për të thirrur së shpejti konferencën e partive revizioniste të Evropës dhe për ta shndërruar atë në një mjet për të forcuar sundimin mbi to, për t'i lidhur edhe më fort pas qerres së politikës së jashtme sovjetike.

Jo më pak nevojë për një «sukses» diplomatik ka edhe SHBA. Pas disfatave të turpshme në Vietnam e Kamboxhia, pas falimentimit të Kisingerit në Lindjen e Mesme, pas rënies së madhe të besimit ndaj saj nga ana e aleatëve, imperializmi amerikan ka nevojë ta ngrejë prestigjin politik të rënë dhe, nëpërmjet frikës së bashkëpunimit sovjeto-amerikan, të vërë rregull në aleancat e lëkundura.

Fordi i hapi dritën e gjelbër Konferencës së Sigurimit Evropian, sepse ai do që të ndihmojë grupin proamerikan brezhnjevian në Moskë, sikurse edhe klika që sundon aktualisht në Kremlin preferon që vija niksoniane e afrimit me Bashkimin Sovjetik, që ndjek Fordi, të vazhdohet edhe nga administrata e re që do të zgjidhet vitin e ardhshëm.


Dihet mirë se çdo sigurim është i lidhur ngushtë me aspektet ushtarake, me atë se çfarë kushtesh reale ofron ai për të evituar ose për të mbrapsur agresionin eventual. Po përse superfuqitë nuk pranuan të diskutoheshin anët ushtarake të sigurimit, me gjithë insistimin e disave nga pjesëmarrësit? Ato e bënë këtë sepse duan që popujt evropianë të jenë të pasiguruar e të dobët, me qëllim që t'u imponojnë më lehtë vullnetin e diktatin e vet, pse duan t'u heqin mundësinë e forcën e vetëmbrojtjes, aftësinë për të kundërshtuar ligjin që ato duan të bëjnë në Evropë. Imperialistët amerikanë dhe socialimperialistët sovjetikë kërkojnë t'i detyrojnë vendet e tjera të qëndrojnë të çarmatosura ose me një armatim të kufizuar e jo të efektshëm përpara fuqisë ushtarake gjithnjë në rritje të dy superfuqive, të qëndrojnë pasive e të pafuqishme përpara perfeksionimit gjithnjë e më të madh të armatimeve, përpara shtimit të bazave ushtarake e të buxheteve të luftës.

Aspektet ushtarake të sigurimit u lanë jashtë në Helsinki, sepse superfuqitë duan të ruajnë me çdo kusht te popujt psikozën e frikës e të luftës. Sigurimin ushtarak të vendeve evropiane superfuqitë duan ta vënë nën dy ombrellat e tyre, të cilat kanë per qëllim që popujt e vendet të mos kenë alternativë tjetër përveç asaj që shpëtimin ta shohin të lidhur ose me njërën ose me tjetrën superfuqi, të mos mendojnë me kokën e tyre, që vullneti dhe liria e tyre të jenë të lidhur me këto dy kuçedra.

Marrëveshjet e sigurimit evropian janë një rrjetë e re merimange e dy superfuqive për të pleksur edhe më keq aleatët e tyre dhe të tjerët. Ky është spekulimi më i madh që është bërë ndonjëherë me dëshirën e popujve evropianë për paqe e siguri, bashkëpunim e fqinjësi të mirë. Si mund të flitet për Evropë të siguruar kur ajo është e mbushur me baza ushtarake të huaja e bomba atomike të superfuqive, me qindra mijë ushtarë, me tanke e aeroplanë të panumërt sovjetikë e amerikanë? Superfuqitë nuk deshën të diskutoheshin problemet ushtarake, sepse ato duan të ruajnë të paprekur xhandarmërinë e tyre në Evropë, duan të ruajnë presionin e shantazhin e përhershëm ushtarak, duan ta mbajnë Evropën të rrethuar e të izoluar nga pjesët e tjera të botës.

Si mund të flitet për sigurim të saj pa Mesdheun, pa Lindjen e Mesme, pa Afrikën Veriore? Historia e ka provuar më se një herë se, edhe kur konfliktet që kanë shpërthyer në Evropë nuk janë bërë për Mesdheun, për Afrikën Veriore apo për Lindjen e Mesme, këta janë përfshirë kurdoherë në flakët e tyre. Fatet e këtyre zonave janë të lidhura shumë ngushtë me ato të Evropës dhe ndarja që u bëri Konferenca e Sigurimit Evropian duket se është artificiale e qëllimkeqe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik e kundërshtuan me tërbim lidhjen e sigurimit evropian me atë të Mesdheut, të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme, sepse ndryshe do të dilte problemi i largimit të flotave të tyre nga Mesdheu, do të demaskohej politika barbare e kanonierave që ata zbatojnë ndaj brigjeve të këtij pellgu, do të zbulohej edhe më keq nrhyrja brutale në konfliktin arabo-izraelit, do të dilte edhe më në dritë ai rivalitet i egër i tyre në këtë zonë. i cili rrezikon paqen e sigurinë e të gjithë popujve.

Qënririmi i superfuqive në këtë çështje ishte një provë se ato duan që sundimin e tyre në këto zona ta shtrijnë më tej, që ai të bëhet i plotë dhe i përhershëm.

Prandai pjesëmarrësit e mbledhjes së Helsinkit të mos shpejtohen për të kënduar «fitoret» e paqes e të sigurisë, të uljes së tensionit në Evropë.

Marrëveshjet, traktatet, lëshimet e kompromiset, që manipulohen e përfundohen nën drejtimin e Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund të kontribuojnë kurrë për forcimin e paqes e të sigurisë, as në plan rajonal, as në plan ndërkombëtar.

«Sigurimi evropian» jo vetëm nuk zhduk rivalitetin ndërimperialist, që përbën edhe një nga burimet kryesore të shpërthimit të luftërave agresive, por, duke qenë produkt i politikës ekspansioniste e hegjemoniste të superfuqive, ai do të influencojë në rritjen e kontradiktave e të tensioneve ekzistuese në të gjitha zonat e kontinentet.

Superfuqive u krijohen mundësi të veprojnë më lirshëm në kontinentet e tjera, të shtojnë presionet e intrigat për të përçarë dhe për të ngritur popujt kundër njëri-tjetrit me qëllim që të gllabërojnë tregjet, të akaparojnë zona të reja influence dhe të shtrijnë hegjemoninë.

Që tani ato kanë filluar të hyjnë në Oqeanin Indian dhe të shtrihen në Afrikë, të lakmojnë pasuritë e Gjirit Arabik dhe t'u tregojnë kthetrat Azisë e Amerikës Latine.

Kështu koniunkturat ekzistuese bëhen më të pasigurta dhe rritet kudo mundësia e grumbullimit të elementeve të reja shpërthyese, rriten kërcënimet e rreziqet ndaj interesave të popujve e të kombeve.

Propagandistët e zellshëm të sigurimit evropian flasin tani shumë se me anë të tij do të ndalohet cenimi i kufijve dhe do të evitohet përdorimi i forcës. Si garanci për këtë ata japin deklaratat «solemne» të Fordit dhe fjalën «e nderit» të Brezhnjevit. Por a mund ta mbështetin popujt e Evropës sigurimin e tyre në të tilla pallavra? Ata kanë vuajtur shumë nga agresionet imperialiste e nga pabesitë e superfuqive dhe s'mund ta lënë veten të mashtrohen me disa copa letre, me marrëveshje e traktate demagogjike.

Hitleri kishte vënë dhjetë firma se nuk do t'i thyente kurrë kufijtë e Francës, Belgjikës, Holandës dhe me lot në sy ishte betuar se pas marrjes së Sudetëve nuk do ta prekte as për së largu Çekosllovakinë. Të gjithë e dinë se ç'ndodhi më vonë. Brezhnjevi, gjithashtu, as një muaj më parë se të dërgonte tanket e tij në Pragë, kishte nënshkruar në Bratislavë një dokument të gjatë, ku mospërdorimi i forcës ngrihej në qiell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm nëpërmjet Kartës së OKB-së por edhe në një numër të pafund traktatesh, janë zotuar të mos prekin kufijtë e të mos përdorin forcën. Por ata s'kanë munguar të ndërhyjnë në Greqi dhe të sulmojnë Korenë, të pushtojnë Vietnamin dhe të zbarkojnë në Liban, të ndërhyjnë në Santo-Domingo dhe të luftojnë kundër popullit kamboxhian. Vetëm naivët dhe miopët mund të besojnë në fjalët e bukura dhe në premtimet për paqe të imperialistëve, vetëm ata mund të shpresojnë në fuqinë e deklaratave, të marrëveshjeve të përgjithshme ose në moralin fals të agresorëve.

Por popujt nuk u besojnë fjalëve dhe nuk mashtrohen nga demagogjia imperialiste e revizioniste.

E ashtuquajtura politikë e uljes së tensionit, për të cilën tani bëjnë shumë zhurmë imperialistët amerikanë dhe socialimperialistët sovjetikë, është vazhdim i «luftës së ftohtë», por në një formë tjetër, është politika e vjetër e forcës, por e maskuar me buzëqeshje e nanurisje.

Bashkekzistenca paqësore, siç e kuptojnë dhe e interpretojnë imperialistët e revizionistët, është një ideologji e praktikë kundërrevolucionare e antikombëtare, ajo është antipopullore dhe deri në fund antidemokratike.

Si shprehje e politikës ekspansioniste e hegjemoniste të superfuqive, ajo përfaqëson një instrument të rrezikshëm për të vënë nën zgjedhë popujt, për t'i nënshtruar e për t'i kolonizuar ata. E ashtuquajtura «frymë e uljes së tensionit», të cilën e propagandojnë sidomos revizionistët, është fryma e nënshtrimit dhe e pasivizimit, e cila synon të dobësojë vigjilencën revolucionare të popujve, t'i detyrojë ata të heqin dorë nga mbrojtja e interesave të tyre jetikë kombëtarë, t'i lërë të çarmatosur politikisht e shpirtërisht përpara sulmeve të dy superfuqive.


Ka pasur një iluzion të vjetër në Evropë, të cilin ajo e ka paguar shtrenjtë. Shumë politikanë kanë menduar se mund t'u bëhen koncesione agresorëve në këtë kontinent, për ta shtyrë luftën drejt rrugëve të largëta. Por historia ka provuar se paqja nuk është e ndashme.

Në kushtet e botës së sotme kjo është bërë edhe më e vërtetë. Agresorët as janë ndalur dhe as do të ndalen kurrë me koncesione e lëshime e, aq më tepër, me iluzione. Tërheqja u ka ngjallur kurdoherë më shumë oreksin atyre që kanë dashur të sulmojnë e të pushtojnë.

Ulja e vërtetë e tensionit, largimi i rrezikut të luftës nuk arrihen me iluzione e me shpresa të bazuara në «arsyen» e «realizmin» e imperialistëve amerikanë e të socialimperialistëve sovjetikë. Ata përbëjnë një objektiv që duhet arritur nga vetë popujt, duke luftuar politikën hegjemoniste e ekspansioniste të superfuqive, duke demaskuar e duke penguar manovrat e tyre diplomatike mashtruese, duke luftuar psikozat e rreme pacifiste që ato përhapin, duke forcuar ndjenjat e mbrojtjes së lirisë dhe të dinjitetit kombëtar të popujve e të shteteve të pavarura, duke forcuar, para së gjithash, frymën revolucionare dhe unitetin ndërkombëtar të proletariatit e të punonjësve në të gjithë botën.

Që para një viti ne kemi deklaruar: Ku qëndron sigurimi i popujve të Evropës ose i popujve të botës?

Në udhëtimet e hapëta dhe misterioze të njëfarë Kisingeri, të njëfarë Gromikoje, apo në dallaveret e një Brezhnjevi, që gjakos popullin sovjetik dhe të tjerë, në udhëtimet e një Niksoni që mbyt botën në gjak dhe udhëheq mafian amerikane në skandalin më të turpshëm të Uotergejtit, që tronditi gjithë Amerikën? Këtyre t'u lihet të sigurojnë të ardhmen e botës? E ardhme e bukur do të jetë!

Natyrisht, ata që u besojnë iluzionistëve tragjikë janë të lirë të venë në mbledhjet e Vjenës, të Helsinkit dhe ku të duan. Le të bëjnë pallavra me njëri-tjetrin!

Por edhe ne jemi të lirë të mos vemi në ato mbledhje dhe nuk vemi. Në ato mbledhje dhe konferenca mungojmë jo vetëm ne, por edhe popujt. Kjo ka rëndësi për ne.

Ky qëndrim i qartë i Partisë, i Qeverisë dhe i popullit tonë, lidhur me sigurimin evropian, u përgjigjet jo vetëm interesave të lartë të Shqipërisë, por edhe çështjes së forcimit të paqes e të sigurisë në kontinentin evropian. Ne në mënyrë të hapët e të sinqertë kemi vënë në dukje se shtetet sovrane nuk duhet në asnjë mënyrë të tërhiqen nga planet e revizionistëve e të imperialistëve, mbasi ato janë në dëm të sovranitetit të tyre kombëtar dhe të sigurisë së popujve.


Tashmë shumë vende pjesëmarrëse, që shkuan në bisedime me shpresën se atje do të zhvillohej një dialog i barabartë midis shteteve për rregullimin e problemeve evropiane e botërore, mbetën të zhgënjyera. Por ato hynë në vallen e hequr nga sovjetikët e amerikanët dhe nuk mundën të dilnin dot. Bile edhe mjaft përpjekje të tyre për çështje procedurale dhe kërkesa për disa formulime të zbutura u hodhën poshtë me arrogancë dhe u shtypën me brutalitet nga super të mëdhenjtë.

Paqja dhe sigurimi i vërtetë i Evropës nuk është një gjë që mund të dhurohet nga superfuqitë, të sigurohet nga disa copa letre pa vlerë, nga deklarata demagogjike e premtime mashtruese të imperialistëve amerikanë dhe të socialimperialistëve sovjetikë. Para së gjithash duhet të largohen bazat ushtarake dhe trupat e huaja që ndodhen akoma në mjaft vende të Evropës, duhet luftuar e kundërshtuar politika e armatimeve, e kërcënimeve dhe e shantazheve ushtarake të superfuqive, duhet të prishen blloqet agresive dhe marrëveshjet e tjera që shfrytëzohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik për të ndjekur politikën e tyre të sundimit e të nënshtrimit ndaj popujve evropianë.

Sigurisht, kërcënimet e rreziqet janë të mëdha, por ato nuk duhen parë në një frymë fataliste si të pashmangshme.

Përpjekjet do të jenë të ashpra, po ato mund të fitohen në qoftë se hidhen poshtë me forcë iluzionet pacifiste, gënjeshtrat e mashtrimet imperialisto-revizioniste, në qoftë se priten me shpatë zinxhirët me të cilët superfuqitë duan të lidhin popujt e Evropës. Ulje tensioni midis popujve, nga njëra anë, dhe imperialistëve e socialimperialistëve sovjetikë, nga ana tjetër, nuk mund të ketë kurrë, ashtu siç nuk mund të ketë paqe e siguri të vërtetë përderisa do të ekzistojë politika aktuale hegjemoniste e superfuqive.

Paqja e siguria, ulja e tensionit e bashkëpunimi janë probleme që duhet të zgjidhen dhe mund të zgjidhen vetëm nga popujt me anë të një lufte të përhershme konsekuente e të vendosur kundër atyre forcave imperialiste e ekspansioniste që duan t'u grabitin vendeve e kombeve atë çka ata kanë më të shtrenjtë, lirinë e pavarësinë, perspektivën e së ardhmes së tyre.


Nga gazeta "Zëri i popullit" 179 (8410), 29 korrik 1975


Luzern 11.08.2015

Xun Çetta


Komentet në Facebook:

Ismajl Gashi : Xun Cetta he skelja e Durrsit e lexova tekstin tend qe me jep nje pershtypeje bindese se ke dhane nje pasqyre shume reale per Shtetin Shqiptare nje ndihme pak sa e vogel Ne mbledhjen e 81 partive e mbajtur ne Moske ne tetore te vitit 1960 nder te tjerat Enver Hoxha tha: Shqiperia nuk do te jene kurre me politiken rrenegate te Bashkimit Sovjetik ne krye me Hrushqovin dhe me bashkpunimin me tradhtarin e cdo marreveshjeve nderkombetare josip broz titon edhe nje here ngris zerin ne emer te Popullit Shqiptare qe Titoja te heq doren e hekurt okupuese ne Kosove se Kosova historikisht ka qene dhe me Shtetin ame Shqiperise dhe i takon asaj Sqiperia perfundimisht do te terhiqet dhe kurre nuk do te jene ne Paktin e Varshaves te udhehequr nga Bashkimi Sovjetik ne krye me rrenegatin Nikita Sergejoviq Hrushqov. Evropa e atehershme s i ne thojshim ne ato kohna "shtriga e vjeter as qe dojshim me e vue veshin per Popullin e Shtetin Shqiptare. Xun nderimet e mije te sinqerta Te pershendes

Xun Çetta : FLM i nderuar Ismail për vlerësimin tuaj dhe respektin që mban në vazhdimësi për shkrimet publicistike që bëj mbi rrjedhat politike në kohë dhe momente kur ato zhvillohën...Një popull i robëruar dhe copëtuar në shumë shtete për të mos i rezistuar as edhe një sulmi politik e ushtarak, e ka vështirë të jetë popull i pa lënduar derisa rruga e tij si popull për çlirim duhet kaluar në sa e sa maje thikash dhe tehe të diplomacive më rrezik. Populli ynë, vërtetë i lënduar nga këto politika, pa lënduar të tjerët, fatmirësisht po reziston dhe dëshmon se ky popull nuk zhdukët.dot. Kjo rrugë po vazhdon, mjerisht edhe më fajin tonë po kontribojm në dhimbje.