Lajmet aktuale

Unë mundëm të mos shkruaj publikisht, por jo të gjunjëzohëm para atyre që nuk kuptojn në kohë

Që nga pas lufta kur na u dhanë mundësit të shkruajm publikisht si të pavarur nga redaksi të kontrolluara nga pushtetet unë, nuk kam pushuar së shkruari. Jam kuptuar drejt apo jo ? kurr nuk kam qarë kokën nese unë kam vlerësuar se koha do më japi të drejt. Tani këto ditë po kontrolloj shumë nga shkrimet në kohë dhe ndalem e pyes vetën: A ka diçka që do u hjeku shkrimeve në kohën kur janë shkruar ato? Pergjigja më vjen JO dhe vetëm JO.

Pendohëm pse duke përshkruar realitetet aktuale për kohët, unë kam favorizuar politikanë opozitar aspak mirënjohës për kontributet e tjerëve, kjo më ka rezultuar si e hidhura e madhe tek gati gjithë politikanët të cilët sapo fillojn e kontrollohen dhe ndihmohen nga prapaskena politike, ata nuk njohin më idealet, ata thirrën në to dhe veprojn të kundertën.

Shumë vite para se në facebook, e më vonë edhe në portalin info-cetta, unë kam shkruar në mijëra Mail adresa elektronike gjithëandej globit dhe gati të gjitha edhe sot i mbaj të pa shlyera në postën time. Kuptohët ato që ishin si shkrime publike, pok a edhe ndonjë komunikim privat e më pesh që dua ti kem të pa shlyera.

Nder to ja një shkrim publik të asajë kohe:

From: xun Cetta [mailto:xun26@hotmail.com]
Sent: Thursday, January 31, 2008 10:13 PM
To: undisclosed-recipients:
Subject: Përshëndet dhe uron rezistencë Xini [Scanned]

Ri-arrestimi i Kurtit dhe Vizita e Tadiqit në Kosovë

Nuk është befasi dhe as diçka e re ardhja e Tadiqit po as arrestimi i Albin Kurtit në Kosovë,kuptohet nuk është për ata që kanë provuar dhe për të cilët akoma janë të freskëta kohërat kur arrestoheshin,torturoheshin dhe në fund dënoheshin sa herë që vinin Tito apo funksionarë tjerë nga Beogradi në Kosovë.

Sigurisht se në mënyrën tjetër po ashtu nuk është befasi as për ata të cilët nuk kanë ditur kurrë se kush përse erdhi dhe kush kur shkoj nga Kosova,pra sigurisht se të tillët edhe tani janë po aq të pa shqetësuar më atë se çfarë po ndodhë në Kosovë,pikërisht për këtë arsye Kosova ditën e sodit e kaloj si në të kaluarën kuptohet me pak dallime .

Arrestimi i Albin Kurtit ishte i dy anshëm,pra edhe kur vinte 29 nëntori festa e YU-shtetit tani të shpërbërë,sigurisht se arrestoheshin njerëzit e zbuluar dhe verifikuar si kundërshtar të asaj dite.

Kësaj radhe dallimi është i madh,a padrejtësia është akoma më e madhe nga sa ishte në ish Jugosllavi!!!.Nëse atë botë ishim kundërshtar të ditës së atij shteti,kush i zbuluar dhe kush jo tani Albin Kurti nuk është kundërshtar i pavarësisë por është i pa kënaquri i parë më produktet dhe cilësinë ligjore të asaj nëse guxojmë ta quajmë pavarësi më parametra të drejtave ndërkombëtare.

Pra dallimi kundërshtar nga i pakënaqur është i madh dhe kështu padrejtësia po na rezulton më e madhe nga sa ishte në të kaluarën,gjë kjo të cilën vetë drejtësia ndërkombëtare duhet ta thërras mendjen në të kundërtën do ta gjejë fatin e komprometimit dhe thyerjes së padrejtësisë po si me ish Jugosllavinë në të cilën investuan aq shumë,nuk ndalet kjo rrugë ngase mëkatet mbi këtë popull janë të mëdha.

Nuk është Albini dhe shumë si aj kundërshtarë të pavarësisë sado e gjymtë të jetë ajo,por ata jon njerzit të cilët kundërshtojnë tendencat mjerisht të pa evitueshme që pavarësia të na vjen e hendikepuar dhe gjysmë invalidë.

Pavarësia e cila më bekimin e ndërkombëtarëve më gjithë atë shkëputë,e ndan pushtuesin nga i pushtuari sigurisht se ka konsideratat e veta dhe mirënjohje kthesave morale nga ana e bashkësisë ndërkombëtare,gjërat duhet seleksionuar dhe ndarë ato e jo të ngatërrohen dhe keq interpretohen më qëllimet e caktuara politike.

Politikanë vendor pa iu nxjerr emrat tani,keni afat shumë të kufizuar,ndoshta sapo ta kaloni procesin e shpalljes së pavarësisë që në ditët e para,jeni kompetent apo jo!!! ju duhet ta nxirrni vendimin për lirimin dhe kurrë arrestimin e Albin Kurtit apo ndonjë Albini tjetër i cili në mënyrë jo violente,pa dhunë shpreh mospajtimet e veta politike dhe kërkon alternativa tjera më transparencë,program dhe forma demokratike.

Po nuk e bëni këtë jam i sigurt dhe garantoj se nuk do u hyn në punë pavarësia edhe ashtu pa kompetenca për të cilën u lakuat dhe bëtë vetën teneqe.

Ky nuk është kërcënim për njërën as palën tjetër por është paralajmërimi i fundit që të bëni kthesa në mënyrë që proceset edhe ashtu të vështira të paktën të mos dështojnë plotësisht.

Më 31.01.08
Xun Çetta