Politikë

Më këndelljën e të ndershmëve në PDK mbi këtë koalicion të bashkimit, i keqi më të keqin, tani sikur po gëzohet LDK pa kuptuar faktin se edhe vet, madje para PDK-së ishte, është dhe duhet të vazhdoj të jetë në perpjekje të ndarjës së më të këqijve nga deputet e anëtar të ndershëm të sajë të cilët nuk i kanë munguar kurrë.

Ky realitet i cili po fillon në PDK,nuk guxon ti trimëroj gjithë anëtarët e LDK-së të cilët edhe vet si parti pilitike në bashkëqeverisje më PDK-në, nuk janë dhe nuk guxojn të jenë më unik se sa PDK e cila teksa do të filloj këtë ndarje nga e keqja. Detyrë e tyre e kryer më nderë në këto situata është kur më të ndershmit e të dy partive fillojn e dalin si deputet të pavarur, pra jasht grupeve parlamentare ...Kjo do ishte merita e tyre më e madhe sesa edhe e vet unifikimi i opozitës së bashkuar ku edhe aty nuk e kemi punën krejt të shëndosh. Pa një ngritje të vetëdijës së këtij niveli politik brenda koalicionit qeveresë, ne e kemi vështirë ta thyejm aksin më të zi politik i cili  në kuvend, më numra perfundimisht ka marr pushtet apsolit mbi këtë vend.

Për demokracinë brenda kuvendit, shumë më mirë do të ishte kjo formë e bashkimit të zërave kunder të keqes se sa opozita e bashkuar pa numrat e mjaftueshëm të detyrohet dhe organizoj format jo demokratike jashtë kuvendit. Dalja e deputetëve të pa kënaqur më këtë koalicion, si deputet të pavarur, do e shpetonte demokracinë brenda kuvendit nga detyrimi i organizimit të opozitës së bashkuar jasht kuvendit.

Nese imponohet braktisja e kuvendit nga opozita e pa forcë më numra për të ndikuar në raste të caktuar, qysh tani paralajmërohen z Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein që të mos marrin hapa të ndikimit mbi opozitën që të kthehen në kuvend ngase kjo do të bëhët e pa arritshme për ta. E thash këtë nga fakti se pikërisht tani kjo gjë po u ndodh atyre në Tiranë ku këta dy diplomat nderkombëtar edhe mund të ndikojn për kthimin e opozitës në kuvend për dallim nga çfarë do të kundershtohen në Kosovë.

Ka kohë që kur kam shkruar gjerë e gjatë mbi rastin e konflikteve të interesit në Rektoratin e UP-së, tash kur akoma vazhdojn aventurat mbi Rektorin Zejnullahu, unë nuk po shkruaj më, jo nuk po shkruaj ngase duke kaluar e trejtuar telashe tjera nuk po premton koha të vazhdoj atje. Ka kohë që kur kam shkruar gjerë e gjatë mbi ikjen e qytetarëve nga vendi dhe tani vonë edhe mbi ekzod masiv, kam shkruar aq shumë sa kam bërë thirrje të ndalemi paksa ngase, fitova pershtypjen se sa po ndikojm pozitivisht po aq jam ndier fajtor se kemi ndihmuar në imazhin e keq të vendit tonë, dihen preokupimet e mia në këtë drejtim po edhe thirrja që ta ulim fitilin e zbardhjës së kësajë fatkeqësije. Tash sa ditë a muaj pra nuk po më del koha po edhe nuk kam gadishmerinë të shkruaj mbi këtë dobësi të vendit tonë edhe pse pikërisht sot, akoma ishte dhe po vazhdon të jetë si temë e tmerrshme në lajmet qendrore të kësajë mbrëmje.

E tani, sot po paralajmëroj se çfarë mund ta gjenë vendin më organizimin e opozitës së bashkuar në bashkëpunim më gjithë të pa kënaqurit e vendit tonë, opozitë kjo e cila edhe në forma tjera do detyrohet ta thyen fuqinë e numrave matematikor në kuvendin e Kosovës.

Unë po shkruaj dhe paralajmëroj tani mbi këtë projekt i cili nuk do mund të ndalet as nga faktori politik vendor e as nga ai nderkombëtar dhe kur të perjetohet, unë nuk do të shkruaj më ngase do të shkruajn media e kontrolluar por atëhere veq do të jemi në faza tjera për të cilat do paralajmërohen dhe për të cilat prap si media do jenë paksa të vonuara në informim.Media e kontrolluar në vendin tonë tash sa kohë nuk po len vend për lajm objektiv dhe në kohë, nuk po lejon ajo duke dezinformuar dhe krijuar lajme të rreme për të blerë kohë për politikën e cila i kontrollon ato.

Një gjë të vështirë për mua, por për hirë të karakterit tim që kam, duhem ta them publikisht dhe më transparencë:

( Edhe sikur ky koalicion qeverisës si më e keqja e vendit tonë të nxjerr vendim të rrept e rigoroz dhe të arrij ta ndal korrubcionin, krimin politik dhe ekonomik si dhe të filloj që në forma të ndryshme ta shperndaj kapitalin e plaqkitur të vendit tonë, vetm që ta mbaj pushtetin ! Unë jam dhe do të mbetëm kunder kësaj qeverije deri në momentin kur ajo o do bie o do i skadoj mandati të cilën gjë nuk e deshiroj si zgjatje)

E di se ky qendrim i ri i njëanshëm kurr nuk ka qen në natyrën time që ta kundershtoj edhe hapin apo suksesin pozitiv vetëm pse si sukses vjen nga kundershtari politik! Kjo është për vetkritikë, por ka faktor tepër të arsyeshëm për të qenë dhe vazhduar kështu.

Luzern 21.12.2014

Xun Çetta

Sabri Maxhuni-Novosella :


 

 





Xun Çetta: Më jetë të gjytë vajzat më nipa e mbesa pa dallim ku jetojn, punojn e veprojn. Fati i Diturisë natyrshëm është më për vetëkënaqësi dhe më fatlum nga fati i Vlorës e cila jo për vehte sa për femij do ta ketë një ngarkesë të perjetshme. Në radhë të parë ne vet, fëmia jonë, nipa e mbesa, stermesa e sternipa tonët, uroj të rriten e avansohen si njerëz më gjitha vetit e njeriut të ndershëm dhe pastaj më gjitha forcat që krijon fëmija ynë duhet të mbetet jo vetem më gjak por edhe më ndjenja dhe mallin për vendin e Shqipës. Mergimi pa menduar se po them diçka të re, është burg i perjetshëm, mund të jetë jeta më e mirë madje shumë më e mirë se sa në burgun e perkohshëm i quajtur atdhe i kriminalizuar dhe varfanjak, por dallimi është, burg i perjetshëm nga ai i perkohshëm. Uroj që burgu i perkohëshëm sa më shpejt që është e mundur ta mbyll plagën dhe sherohen të burgosurit pra popull i varfër dhe i pushtuar nga politikat e krimit ekonomik, politik e fizik.. Sabri i nderuar tashmë edhe lexuesi do të ju kupton se ju tash sa kohë, më këso foto tekstesh nuk po pergjigjëni në problematikën e linkut si temë por po hapni tema tjera. Unë fatmirësisht kam kaq kulturë dhe aftësi të u pergjigjem po në temen që shtroni, po e bëj këtë ngase për mendimin tim mund të shtrohen dy e më shumë tema por të cilat si të nderlidhura japin kuptimin e trajtimit të jetës në Kosovë, Në këtë kuptim i nderuar Sabri je fatlum pse të kuptoj dhe kështu tema juaj jasht teme bëhet pjesë e trajtimit të jetës dhe problemit të vendit tonë.

Xun Çetta :Sabri mik i nderuar, harrova a e kisha në mend të ta them: Nese të pelqen trajtimi im mbi këtë problem që shtruat në vend se ta trajtoni temen mbi pozitë- opozitën në Kosovë, atëhere fotografo trajtim tim si pergjigje temës suaj dhe nese guxon nga pozita juaj qeveritare, shperndaje se edhe aty ka vlera mik i nderuar apo ndoshta vlerat nuk i don krahu aktual qeveritar.!!! Nuk besoj se duhet pritur 50 apo 100 vite për të kaluar kjo situatë e pastaj të dali ndonjë Sabri tjetër dhe bën këso foto teksesh si më të perzgjedhurat e nder to të jetë po kjo çfarë të thash .