Politikë  

Të nderuar lexues, e hjeka foto mesazhin tim, foto më të cilën doja të thëm se çfarë në realitet politika dhe plitikanët po i bëjn vendit tonë . Që nga dje kur e postova kam pas shumë vërejtje nga miq e dashamirë por prap nuk kisha marr vendim ta hjeku atë foto-mesazh. Tani po shohë se dikush ka arrit që nga profili im në facebok të ma hjek atë. Kjo, sa ishte befasi jo për herë të parë , po aq ishte një thirrje mendje per mua. Më shumë do sqaroj hera tjera, madje edhe më video filmim ku shihet se si leviz Miu,,Mausi" në profilin tim si dhe në posten elektronike.

Kalojm tek artikulli :

Nuk doja ta vazhdoj më shumë, më krizën politike derisa të leviz edhe diqka e re. Jo nuk doja, kjo është forma e punës sime, pra ngadale dhe krejt i sigurt, por ja se ultimatimi i ambasadorës së SHBA-ve dhe ai i presidentës së Kosovës pas sajë , tani nuk më lenë të heshti dhe kështu në heshtje ta pres ndryshimin apo hapin e ri të liderëve vendor.

Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Jacobson edhe njëhere ka bërë thirrje që sa më shpejtë të tejkalohet kjo krizë politike, ngërçi politik, si po kalon në monotoni si shprehje kjo.

Menjëhere pas ambasadorës, sipas Gazetës ,,Blic“presidentja Atifete Jahjaga i ka dhënë ultimatum z.Thaçi, që jo më larg se deri në fillimjavën e cila tash po fillon, ta thërrasin seancën, e nëse ai s’do ta bëjë këtë, më pas këtë gjë do ta bëjë vet presidentja për mes një shkresë zyrtare.

Sipas medias,parashihet që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më së largu deri të mërkuren ose të ejtën. Nëse PDK, edhe më tej do, që të mos mbahet seanca, atëherë sipas gazetave lexojm se në tavolinë do hapen të gjitha letrat, madje edhe ato më pasoja të cilat do t’i mbante vetëm kjo parti si konsekuencë për bllokadën çfarë po vazhdon ti bënë vendit.

Po e lëm këtë anash, po dalim tëk blloku ( VLAN) ku as këta, nuk e kanë bash leht që ta kalojn ultimatumin i cili gjithësesi vlen edhe për ta. E mira e tyre do ishte që të mos levizin nga pozicionet e tyre për ball PDK-së po as mes veti për postin e kryeministrit. Kjo është më e mira që ta kalojn krizën mes tyre dhe ta mbrojnë shembullin e gjitha kohëve deri tani, se si edhe në politikë e diplomaci mund të mbahet fjala.

Pas terheqjës së vonuar nga posti i kryekuvendarit të vendit, logjikisht dhe krejt natyrshëm, marrëveshja e 10 qershorit është ligështuar por jo se duhet të shkoj deri tek prishja e sajë.

Pretendimet e disa politikanëve biznesmen, anti Ramush dhe pro Hashim në LDK që marrëveshja e 10 qershorit të prishet ose të kushtëzohet më postin e kryeministrit, janë paksa të drejta per një marrëveshje më vonë të ndryshuar, por para se gjithash kjo zbulon lojen e tyre jo politike sa të biznesit që kanë si klane partish politike. Kjo është më e keqja derisa partitë politike nuk po mund të pastrohen nga klanet e tyre në biznes.

Nëse për post kryeministri, paraqitet kryeneqësia e radhës, tani tek blloku (VLAN), Unë kam edhe një alternativë të cilën nuk po e thëm tani ashtu siq edhe në të kaluarën kam lenë një alternativë të nenkuptohet. Sillëm nganjëhere kështu, ngase me mbyten më politikën e tyre: (Merre më vonesë dhe larg nga autori). Kjo po kushton, po tmerrësisht po kushton.

Ulimatimi për ju, tashmë po numëron orët e jo ditët, andaj kujdesë. Ambasadorja e nderuar nen ndikim revolte para pak ditësh ju drejtua më një mesazh madje në gjuhën shqipe, e unë sot po ju drejtohëm më një foto : Mos…aty ku…

Ika se filluan lajmet...

Luzern 16.11.2014

Xun Çetta