Politikë Unë paanësisht mbroj interesat e popullitSado gazetar i mirë, vështirë ta nxjerrësh esencën e problemit

Gazetari, sado i mirë dhe i paanshëm të jetë ai, kurrë nuk mund ta zbardh krejt atë çfarë thotë tjetri, aq më keq kur aktualisht jo pak gazetarë bëjnë punën çfarë u thonë ata që paguajnë, për më keq ndodh që as drejtori,as kryeredaktori e as botuesi nuk është emri legal por prapaskena e cila financon dhe dikton politikat e pa dukshme për plotë censurë... Aktualisht situata në media mjerisht akoma vazhdon të jetë në po këtë gjendje mjerimi, ka kthesa por jo aq të dukshme drejt përmirësimit!!! Vërtet ka liri të pa kontrolluar në media por jo liri vlerash dhe me kritere gazetarie, ajo liri është vetëm në drejtim përfitimesh, spekulimesh më pagesë dhe porosi, pro liri model i pushtetarëve i cili u shërben atyre etj.

E di se mos bindja ime dhe kritikat në media më kanë kushtuar dhe po vazhdon të më kushtoj, por jam i sigurt se një ditë jo të largët nuk do i dëgjoj dhe nuk do mund ti gjej shumë emra gazetarësh, analistësh e këshilltarësh politik, garniturë kjo e cila ka gjeneruar tepër keq në politikë dhe në fatin e vendit tonë. Edhe tani kur po shkruaj, unë kam ca emra të cilët nuk janë më në sipërfaqe falë të ligave çfarë kanë bërë, por sa vlerë ka kjo kur shumë kush ka pësuar po nga veprimet e tyre ?.

Dy sqarimi mbi këtë foto tekstin e autorit Hajdar Meka :

Sado më përkushtim i sinqertë dhe profesionistë z. Mekaj, në këto dy shtylla tekst sa ka këtu i ka dy përshkrime më shumë pak fjalë dhe jo bash të kompletuara si sqarime madje të lëna gjysmake.

Në shtyllën e parë të këtij teksti ku flitet për kriterin intelektual,autori i bie shkarazi dhe nuk sqarohet krejt çfarë kuptohet më fjalën intelektual, kuptohet pa keqinterpretuar deklarimin tim por më urdhër jo të kompletuar atë.

Në shtyllën e dytë të foto tekstit ku thuhet :
( Posaçërisht nuk është e pranueshme kur një parti thirrët në demokraci, shoqëri civile,respektim të institucioneve etj, kurse nuk e pranon e as nderon udhëheqësin komunale prezent, që është nga partia tjetër ).

Këtu për të mos ja humbur kuptimin revoltës sime në atë promovim rasti, ka mundur ta shton sqarimin tim shtesë në atë tubim kur them:
Jo më shumë se para katër(4) ditësh, PDK mbajti tubimin e saj promovus në Pejë dhe unë bashkë më kryetarin e komunës së Pejës z. Ali Lajçi të cilëve na u dha ftesa e PDK-së në njërin nga lokalet e Pejës ku ishim duke pirë kafen. Ne për të dëshmuar dhe kërkuar respektin e ndërsjellë në fushën politike,vendosem te marrim pjesë në atë promovim pa dallim pse Aliu ishte nga LDK-ja dhe unë isha kandidat i pavarur...Kjo pjesëmarrje për ta nderuar të pa ndershim na kushtoj...

Jo pak dallkauk të PDK-së në at¨üe promovim rasti dilnin në foltore dhe thirreshin në emër të lirisë,demokracisë dhe si demagog na sqaronin se si duhet respektuar institucionet...
Aty i them Aliut : A po ngritëm unë apo ti dhe kështu nga kjo pozitë pa dhen fjalën tu themi se , ja ku i keni institucionin i cili ka ardhur të ju respektoj derisa ju po injoroni institucionin, as fjala përshëndetëse nuk ju dha atij.

Aliu tha, jo se keqkuptohemi sikur kemi ardhur ta prishim tubimin.
Nuk vonoj shumë dhe kështu Aliu doli nga salla pa u lajmëruar as ardhje e as dalja e tij nga aty.

Për ato ditë fushate ka pas vend edhe ky sqarim në po këtë artikull këtu, por ja se gazetaria ka edhe mangësitë e veta më arsyetime se gjoja jo nuk kishte vend më shumë si raporti informim mbi fushatën, jo kështu ruhet imazhi i kësaj fushate etj.

I pa besi dhe i pa ndershmi, as nuk duhet besuar e as nderuar për hir të nuk di çfarë interesave, ngase vetëm pabesi dhe jo respekt institucionesh gjeneron ky lëshim rasti.

Unë nuk kam për qellim që sot, pas kaq vitesh ta atakoj ndonjë subjekt a individ në këtë parafushatë politike çfarë ka filluar në Kosovë,por dua të përkujtoj se sa dhe si depërton poshtërsia politike e cila është e prirë të përfitoj për momentin e dhen pa lodhur kokën për pasojat.

Unë tashmë e di se elektorati prapë nuk do kuptoj krejt poshtërsitë çfarë luan prapaskena politike. Elektorati nuk kupton se prapaskena në fjalë e cila nuk duket fizikisht pos veprimet e tyre janë dhimbje të cilat ndihen,prekën dhe shihen si gjurma më e rënd tek ne,pra ajo prapaskenë e politikbërjes në ato momente donte të na thotë se ne jemi ata që i harmonizojmë raportet politike mes subjekteve kur na konvenon dhe po ne jemi ata që edhe i tensionojmë ato raporte po ashtu kur na konvenon,ne më shërbimet tona jemi prezent në gjitha ato subjekte dhe dimë ku e kur godasim dhe ku e kur ndihmojmë. Ne i nxisim ta shajnë njëri tjetrin për aq sa u japim të dhëna në prag të zgjedhjeve dhe po ne i relaksojmë më koalicione pas zgjedhjeve sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Kjo është politika! më vjen zëri i tyre sikur më thonë se nuk jeni ju si individ sado të mrekullueshëm e më të drejt të cilët merrni ndikimin e politikëbërjes së vendit tonë në këto procese kthesash...

Elektorati vërtetë po vetëdijesohet, por shumë ngadalë e më dhimbje të cilat janë bërë të pa përballueshme për rrugë të gjata, andaj mos u ndalni kritik të mirëfilltë kudo që jeni punoni e veproni.

Publikuar dhe sqaruar sot 16.06.2013

Xun Çetta

Vetëm në info-cetta jam ky që jam:

http://www.info-cetta.com/