Rrefime

Vetëm shpresa e fortë dhe besimi në punën të cilën më përkushtim e bënë , janë faktor që të bëjnë të mos ndalësh kurrë, madje kur je më shpresë as lodhjen nuk e ndien, Mbi këtë bazë edhe koha do dëshmoj se gjithherë si i tillë ke pas të drejt dhe kurrë nuk do të demantoj ajo përjashtuar rasteve të shumta dhe ngarkesa shqetësimi që do të përjetosh në atë rrugë...

Finalja e kësaj natyre pune, ngushëllim i gjitha shqetësimeve do jetë për gjithë ata të cilët nuk pendohen për vuajtjet ,mundin dhe sakrificat e tyre në këtë rrugë shekulli. Të ndalësh nga kjo rrugë, pa dallim shqetësimeve, shëndeti të braktisë herët dhe vdekja vjen më shpejt, andaj vazhdo dhe mos u pendo...

 

PS:

Nga shumë orë video filmime,bërë ato ditë lirimi nga burgu 1989, po ndaj vetëm pak sekonda ku sapo shkëputa nga pritje përcjellja e vizitorëve, e në këtë rast shohim ish bashkëfshatarin tim Selim Shabanin (Tarllamishi) më djalin e tij nga fshati im Trubuhovc i cili kishte ardhur në vizitë për të ma uruar lirimin nga burgu ! por dhjetë vite më pas, pra gjatë luftës 1999 zbulohet se ajo familje për mes djalit të tyre Bajram Tarllamishit, paska bërë gjitha të ligat në bashkëpunim më pushtuesin dhe për këtë arsye pas lufte është zhdukur duke lënë sa e sa hektar tokë e shtëpia aty dhe atë ditë e sot nuk dimë gjë për këtë familje.

Ja ku shihet ky plis bardhin duke u percjellur tek dera e oborrit e që po këtë ditë për fat të keq kam pas edhe dy lloje vizitash të po këtij karakteri njerëzish pa u dhen emër tani.

Pjesa e fundit në këtë minutë video, është pjesë nga kopshti i para shtëpisë ku dua ta dëshmoj shpresën në fitoren tonë,e po të tilla incizime kam dhjetë(10 ) vite më vonë ku paralajmëroj ata atje në Kosovë që të mos rrinë duar kryq se sulmet e NATO-s do jen shpejt por populli, pushtuesin do ta ketë shumë hakmarrës e jo ashtu si po e mendoni ju ku po pini qaj në këto kohë të vona.   Video incizime kamë edhe gjatë luftës ku e shoh kthimin e popullatës në trojet e tyre dhe largimin e pushtuesit.

 

Pra pak më shumë se një minutë video nga koha kur sapo isha liruar nga burgu 1989 për ta vazhduar këtë rrugë :


Luzern , publikuar 09.04.2013

 

Miqësisht Xun Çetta


 

Video në info-cetta:


Kliko mbi foton

Kliko mbi foto për ta shikuar videon