Politikë

Tash e sa ditë gati muaj të terë që kur shqiptarët po merren më manifestimin e festës 100 vjet shtet. Dëgjuam,pamë dhe po përcjellim në vazhdimësi se si po mbahen këto manifestime,por deri tani ajo që la mesazh historik ishte manifestimi i këtij përvjetori të lavdishëm që u mbajt në Shkup më 25.11.2012.


Gjithë liderët aktual të politikës sonë zyrtare ishin edhe në Mitrovicë më rastin e ngritjes së shtatores së Gjeneralit Isa Boletinit më datë 24.11.2012,por nuk reflektuan mesazh ashtu  si reflektuan tani në Shkup,apo ndoshta u ndien të lënduar kur familjari i Gjeneralit Isa z.Gazmend Boletini ishte i prerë në rrugën që duhet ta vazhdojmë dhe nga këtu morëm mësimin shtesë se nga duhet rrugëtuar!!!

 

Pa i ndarë ata,kësaj radhe gjithë liderët tonë politikë duke filluar nga nikoqiri Ali Ahmeti,pastaj kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë z.Sali Berisha ishin një dhe në nivelin e duhur deklarativ. Shpresoj qe veprimet e tyre praktike të na qojnë andej kah u tha në këtë manifestim.

 

Si zakonisht nuk mund të jem pa kritika dhe shumë transparent si dhe pa keqkuptim,e në këtë rast kam një kritik dhe një mesazh konkret:


Mos konkurroni në foltore më inate e as xhelozi se kush po flet më mirë dhe kush po ka aplaudim e brohoritje audience më të madhe ngase reagimet tuaja po kuptohen lehtë...Nuk ishte pamje e mirë kur flitje njeri lider më mirë se asnjëherë më parë dhe tjetri vërehej po si të ishte para një rasti morti madje edhe në fytyrë reflektonte xhelozia !!! Kjo nuk le për të besuar se referatet apo fjalimet tuaja janë nga shpirti juaj edhe pse nuk dyshoj...Në këtë rast lus edhe Vetëvendosjen në Kosovë dhe aleancën Kuq e zi në Shqipëri që të mos ndihen keq pse këta lider aktual po futën në programet tuaja !!! Nëse vërej se po ndiheni keq,unë do vlerësoj apo dyshoj se mos ju keni problem ardhjen në pushte më shumë se sa çështjen e kombit tonë.


Në fund fare ju them se unë nuk po merrem aq shumë më përditshmërinë  politike,por jo se nuk i përcjelli më fanatizëm rrjedhat në gjitha hapësirat e trojeve tone e më gjerë deri tek ato globale. Këtë e dinë më mirë se sa e them unë,ata të cilët janë kujdestar të lëvizjeve politike...


Luzern 25.11.2012.


Xun Çetta