Kulturë

Po filloj më 550 vjetorin e shkuarjës në amshim të perjetshëm të madhërishmit , herojit tonë nacional Gjergj Kastrioti Skënderbe dhe po ndalëm tëk prezenca fizike e kryetarit të SHBA-ve Donald Trump këtu në Davos të Zvicrës, ngjarje e fundit kjo e cila pushtoj pjesën dërmuese të mediave Zvicërane ku unë jetoj, punoj e veproj.

Gjatë ditës së djeshme po percjellja shtypin Zviceran drejtperdrejt në TV, më tekst dhe video tjera mbi ardhjën e kryetarit të SHBA-ve Donald Trump këtu në Davos të Zvirës dhe i brengosur pse nuk po me premton koha dhe nuk po mund ta pershkruaj e japi vlerësimin tim mbi këtë ngjarje e cila pushtoj mediat Zvicerane, unë mbulla TV dhe PC-në për të marr pjesë në akademinë perkujtimore kushtuar Herojit tonë nacional Gjergj Kastrioti Skenderbe,akademi kjo e pa pershkrueshme e cila në këtë mbrëmja të 26 01.2018, në lokalet e Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach të Zvicrërs u realizua më suksesin më të mirë të mundshëm.

E falenderoj mikun tim Rexhep Rifati, një percjellës i shkelqyer ky i ngjarjeve të kohës sonë, mik ky të cilin sapo e lash mbërëmë tek banesa e tij rreth orës 24 sapo u kthyem nga akademia në fjalë, ai akoma pa mbërritur unë në banesën time, paska pershkruar gati në detale mbarëvajtjën e kësajë akademije më tekst dhe më mbi 30 foto, punë kjo e cila ma ndihmoj perkushtimin tim për të shkruar mbi suksesin e kësajë akademia madheshtore.

Kjo akademi përkujtimore dje, e para ndonjëherë në këtë nivel, e cila ma përkujtoj 500 vjetorin e parë kur unë si i mitur, si fillorist , mbaj mend fare mirë si sot, kur filluam ta festojm pervjetorin e tij nen ditët e pushtimit të ish shtetit RSFJ, po, vërtetë ma përkujtoj atë kohë edhe pse me krejt tjera ndryshime por, më sukses perkujtuam edhe 550 vjetorin e të pa vdeskshmit Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Shtrohët pyetja, pse me krejt tjera ndryshime dhe pse më sukses të dalluar?

Suksesi i kësajë akademia u pa, u përshkrua nga të tjerët dhe u pranua nga unë në mënyerë që mos të humbi kohë ti perseriti të tjerët.

E atëhere, perse krejt ndryshe ? Pikërisht këtu qendron puna diametralisht më ndryshe ngase jo pak njerëz pas çlirimit të Kosovës, në emër të lirisë e qitën kokën e tyre dhe i shtjerrën maskat e pluherosura për aq kohë sa i kishin mbajtur ato nen pushtim të vendit tonë.

Pra çlirimi i vendit tonë, liria dhe demokracia shperfaqi gjitha të mirat karshi shumë të zezave çfarë kishin qenë të maskuara mes nesh si popull i robëruar. Ky ndryshim tek njerëzit pas lufte, sa i mirë po aq ndryshim i qoroditur, bëri që vendi ynë, populli dhe opinionbërsit, detyrimisht të futën në një proces të ri tranzit për ta humbur edhe një kohë bukur të gjatë duke u marr më vetvehtën dhe duke goditur po vetvehtën si popull.

Ta kontestojn heroin tonë nacional të permasave botërore siq është Gjergj Kastzrioti Skënderbe, për më keq këtë, pas luftës dhe çlirimit të vendit tonë ! Kjo ishte një bombë e Hiroshimës apo e Nagasaki-s, bombë e cila dridhi shumë çka në vendin tonë të sapo çliruar por jo ta shkatërroj në ato përmasa vendin e as opinionin, aq më pak jo figurën e herojit tonë nacional.

Lidhur më figurën dhe atletin luftarak, lidhur më mendjën dhe diplomacinë pa skine si dhe lidhur më origjinën e të pa vdekshmit Gjergj Kastrioti Skënderbe, më referatët dhe më fjalën e tyrer na referuan, informuan dhe na nderuan ne si pjesëmarrës, At Antonio Bellusci, Don Lush Gjergji dhe historiani Mr Arben Arifi e më pas, në kuadër të pershëndetjeve të këtij organizimi na doli edhe një kumtesë bukur e gjatë dhe e ngjeshur mirë nga kryetari i Lobit Euro Atlantik Shqiptar z. Shukri Ymeri.

Nga gjitha këto, audienca, pjesëmarrës të kësajë akademie perkujtimore, patem fatin të informohemi akoma më shumë, më gjatë dhe më freskt mbi jetën, veprën dhe origjinën, së fundi të kontestuar të heroit tonë Markant dhe pjesërisht të Europës, Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Thëm origjinë të kontestuar së fundit, ngase të pa fetë dhe pa identitet kombëtar, sikur na trubulluan ujin e Shqiptarizmës për ta shitur atë si gjak i yni pa ato tri fe dhe besime unike dhe pa kombin tonë të pa shembullt në këtë drejtim besimesh në të njëjtin zot. Pasuri e jona ishte kjo në të cilën bota na kishte lakmi, po na kishte lakmi ngase kur luftoheshin besimet fetare gjithëandej, ne si popull nuk kishim nevojë për flijeme të reja në emër të Muhametit A.S, e as të Krishtit besa as në emër të ngjyrave i zi apo i bardhë.

Martin Luter Kingat në mesin e popullit tonë të pa ndalshëm, vazhdimisht i kishim vetëm në mbrojtje të drejtave kombëtare, e njerëzore, besimet ishin dhe fatmirësisht do mbesin e përbashkëta jonë si popull në këto beteja për të drejtat e njeriut dhe identiteteve tyre nacionale.

Pas shumë pikave tjera në fund të kësajë akademie u aplikua edhe pika e fundit të rendit ditës, pyetje më shkrim dhe pergjigje nga mysafirët të ardhur enkas për këtë akademi. Këtu, në këtë pikë tradicionalisht të realizuar si bashkëatdhetarë në Mergim, verejta se personalisht nuk qenkam ai që isha dikur ! nga vet fakti se, nuk kisha aq motiv për të shtruar pyetje ashtu si dikur !!!.

Në pyetjet e tjerëve dhe gjatë përgjigjeve nga podiumi i kësajë perbërje më vinte të shtrojë pyetje por prap permbahesha. Më vinte ti thëm tjetrit që ta shtron pyetjën siq kam vepruar disa herë kur shtrojsha shumë pyetje dhe për të mos u bërë i tepert i shtroja ato per mes tjertëve mër shkrim por ja se si erdhi koha që as pyetjën time të mos e bëjë si pasurim të pikës së rëndit të ditës në këtë drejtim.

Deshta ti pyes të pranishmit në podium, në mënyerën më të thjesht ku më së lehti do të kuptonte publiku dhe konkretisht:

( A ka ndonjë shembull dhe nese po, a ka shumë, ku në Serbi një Serb të quhet Gjergj apo Skënder ? Nese ka na ndihmoni dhe sqaroni që ta kuptojm dhe ti besojm pretendimet e pervetsimit tyre si dhe , nese Gjergji i biri i Gjonit qenkan katolik , atëhere si mund të thuhet se Gjergj Kastrioti Skëndërbe na paska prejardhje Serbo Malazeze kur ata jan të besimit Ortodoks ? ).

Ah sa shumë më paska humbur vullneti për ti kundershtuar dhe të merrem më shpifjët e këtyre permasave !!!

Po sot, edhe në Gjenevë ka aktivitete më rastin e pervjetorit të ngritjës së monomentit, pra të bustit të Gjergj Kastrioti Skëndërbe, monoment ky i cili më iniciativën dhe organizimin e z. Astrit Leka u bë e mundur që para më shumë se 20 vite të ngritët aty buzë Liqenit të Gjenevës. Isha prezent para më shumë se 20 vite aty kur u bë inagurimi dhe ja se si, nuk munda të jem sot kur po bëhët ky pervjetor !!!.

Dinamika e jetës dhe ngarkesat e një populli në rrugëtim, mosha dhe elemente tjera paskan kuptimin e vet nganjëhere të dhimbëshëm.

Jeta, më dhe pa ne, edhe shumë gjenerata në këtë rrugëtim do të vazhdoj. Ika për ta zënë pjesën e punimeve të ditës së dytë të kësajë akademie perkujtimore ku nuk e kam edhe aq afër 120 km nga këtu ku po detyrohem ta përmbylli këtë publikim.

Për më shumë foto tek profili i Rexhep Rifatit në facebook ku ka edhe pershkrimin e tij me mbi 30 foto:

Link-lidhja:

https://www.facebook.com/rexhep.rifati/posts/1808526402523124

Luzern 27.01.2018
Xun Çetta

Xun Çetta : Në ditën e dytë të kësajë akasemie perkujtimore po ashtu kaluam mirë, madje shumë mirë ngase ishte vetëm programë muzikor për argëtime me të gjitha mundësitë . Ajo çfarë më mbeti syri dhe qejfi ishte pse nuk arrita të shkoj në Gjenevë por ja prezantimin më shumë foto nga miku Rexhep Rifati i cili ishte atje gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje arriti edhe këtu në Bronschofen ku muzika,vallëzimi etj vazhdojn. Ja link -lidhja për ta percjellur dhe informuar më rrjedhat e pervjetorit te 21 të ngritje se bustit atje:

https://www.facebook.com/rexhep.rifati/posts/1809502875758810

Adem Zuka : O Xun kur e madheron dikend qe nuk e meriton te humbet sinqeriteti ne atdhedashuri, burreri, besim etj...

Xun Çetta : Adem i nderuar edhe respektin dhe mirëkuptimin që po orvatëm ta bëjë ty, tjerët po më shikojn si më zili, po edhe më kanë thënë, pse e duron kaq shumë këtë njeri.
Tash do të më thojn po si bënë këto krahasime respekti për Ademin më Gjergjin ? Por ja se unë si i pa burrni vetëm kështu po di. Nuk te krahasoj ty më Gjergj Kastriotin Skënderbe, por po të thëm ngase edhe kështu mund të besosh dhe vehtën mashtrosh nese neser më thon tjerët dhe më kritikojn për tolerancën time ndaj ngacmimeve tua Adem. Në këto rrerthana ku po na shtyejn shumë binom partish e fetar, mua shumë keq po ma lëndojn binomin komëtarë një vlerë e gjithë neve bashk kjo pa dallim bindjeve e besimeve.

Unë nese nuk mund bashkoj, të paktën jo ti ndaj bashkëkombasit nga binomi ynë kombëtar. Pra nese nuk mund ti bashkosh të tjerët të lutëm mos na ndajë. A nuk shëh ku shkuan vetë shtetet Arabe pikërisht pasojë e ndarjeve të egra dhe aspak njerëzore, aspak tolerancë që tjetri të beson ashtu si don në zot, pra jo tolerancë as tëk vetë vëllau i po të njëjtit besim !!!

Nuk e prita të ma prishësh disponimin e kërtij pervjetori shekujsh edhe kur e din se unë vet jam dhe do vdes i besimit Islam por jo i çmendur ndaj nerëzve të besimeve tjera eq më keq kundër bashkëkombasve të mij.

Adem Zuka ;: O Xun, se çka te thonë shoket e fcb. po te besoj teresisht dhe tek une ke vlere per ate qendrojme bashk dhe kurr nuk largohem nga njerezit qe hetoj ne ta nje pike sinqeriteti. Nese largohesh t nuk mund te ndaloj por une nga ti jo. Te pyes prej cilit vit filluan ta permendin te huajt dhe t'ua imponojne Skenderbeun dhe flamurin bizantin shqiptarëve... Po mos ti kishte nderruar tri besime Skenderbeu nga ortodoks ne musliman dhe ne fund ne katolik a do ta kishte imponuar bota perendimore... Sipas kontributit dhe rezultateve per komb e atëdhe a i ofrohet afer ndonje heroi psh Adem Demaçit apo figures emblematike Xhaxhit Enveri dhe pse keta dy jane te urrejtur nga tradhetaret e skenderbeu adhurohet nga ta. Ja nje link per te dhe analizo

https://youtu.be/zFVNdk4uetk