Politikë Pushimet kaluan,të zbardhet gjendja dhe gjithë çfarë konstatuam në Kosovë apo përkohësisht të heshtet për të mos alarmuar kujdestarët e së keqes dhe plagjiat të fushës politike të cilët vetëm më këto vjedhje idesh mbijetojnë në shërbim të ferrit politik ?. Pyetje kjo e cila më ka venë në dilema .


Politika në Kosovë po merr fund,ajo ka humb kuptimin e politikës dhe ka kaluar në diçka krejt tjetër qe nuk po mund ta them.

Duke u munduar ta ngresh popullin për një vetëdije më kualitative në politik,mjerisht në këto rrethana më parë po ndihmon keqbërësit në politik si kujdestar të asaj të keqeje se sa po ndikon dhe ndihmon masat popullore që të dalin nga mjegullat politike dhe gjumi i tij i pa fund...

Pa humbur shumë kohë,ne do ndërrojmë format e veprimit edhe pse detyrimisht po tkurremi në rrethe të ngushta,formë e punës kjo të cilën nuk e deshëm për kohët e pas çlirimit por ja se në Kombin tonë politika ka gjeneruar pabesi të mëdha...

Luzer 23.08.2012

Xun Çetta