Politikë


Një miku im, sa dukët i shqetësuar më transparencën time politike e në veqanti mbi këto zgjedhje krejt të pa ndryshuara nga të kaluarat, më thot :

,,Përfundimisht je kunder vetvehtës dhe kundër jetës tuaj politike o Xun Çetta,ti siq ta kam thënë sa e sa herë, krejt punën e bënë si askush tjetër dhe sapo arrihen ndryshimet, e braktis fituesin dhe kalon në anën e humbësit“

Këtë gjë, vërtetë ma ka thën e më ka bindur se ka percjellur punën time bashkë më fatkeqësit e mija në politikë. Të ngjajshme po ashtu dje, ma tha një vëlla i imi total defekt në politikë i cili kurr nuk ka marr vesh në këto punë e as sot. Ky më tha:

,,Ja bre vëlla erdhi dita të ta uroj rënijën e Qeverisë dhe beso se të gjithëve në Belgjikë po u thëm se qenka e vështirë ta uroj vëllaun tim për këtë rënije të qeverisë e që kurr nuk jam pajtuar e as kuptuar më vëllaun në politikë po as më kritikat e tija qe nuk i ndal, Urime bre vëlla“ Kështu pa i njohur qendrimet e mija, më uron vëllau, sugari i prindve të mij.

Ashtu është o vëllau im, ti kurr nuk më ke kuptuar e as sot nuk me kupton, bile ata që i percjellin këto punë menjëhere te kuptojn se ti nuk qenke në rrjedha, jo, jo ngase mund të te thonë se vëllaun tuaj e lexuam dhe e pam se sa i kënaqur ishte më këto zgjedhje të cilat nuk paske pse më ja uruar, Kështu ja dredha unë.

Besa bash ashtu diqka,me tha njëri në Bruxsel, disi si më befasi po me thot vëllau. E pra, mos prit e as mos u merr vetëm më fotografi facebook-u por lexo o vëlla. Tung se jam pa kohë. Ja mbylla telefonin dhe ju ktheva punës.

Dy shembuj, të ndryshëm por realitete dhe të qendrueshme këto për ta kuptuar fatkeqësinë e mos kuptimit të masave në këto punë politike.

Kam çfarë thëm e sqaroj mbi këto dy raste më të dallueshme nga shumë tjera që komunikojm shkruajm mesazhe etj, por ja se tani nuk premton koha më gjatë.

Unë do isha i lumtur por jo deri në fluturim e i dalldisur nga gëzimi sikur të lexoja apo dëgjoja të thuhet:

1-        Mjerisht edhe në këto zgjedhje po shkojm më listën e rezervuar Serbe e cila e ka pushtuar një pjesë të madhe të vullnetit të popullit në Kosovë, por të jmi real, edhe neve po na konvenon në mënyer që të mos kemi sjellje të vullnetit praktik të popullit në Kuvend ku ne si politikaj interesah nuk do mund të jemi mbretër të politikës.

Ne në Kosovë nuk kemi nevojë për Ilir Meta që ta ballansojm pushtetin, ne e kemi listën Serbe e cila edhe mund të na percakton koalicionin pas zgjedhor nese mes veti nuk mirremi vesh.

2-        Mjerisht edhe këto zgjedhje po shkojn pa u ndar zonat zgjedhore e jo siq është tani pa dallim se po na konvenon në mënyer që njerëzit e klaneve politike dhe të tenderëve të cilët nuk votohën në komunat e veta ata mbledhin vota nga gjitha komunat andej kah i kanë bizneset e veta ilegale dhe në fund nuk i pergjigjën asnjëres nga Komunat e vendit. Ky sistem zgjedhor edhe pse më i keqi, gati më së shumti i ka konvenuar VV-së ngase ky subjekt akoma ishte më shtrirje të vogël në gjitha zonat e në këtë mënyer më këtë sistem zgjedhor nuk i djegen votat qoftë edhe një votë në një fshat a komune.

Ky sistem zgjedhor faktikisht, me kishte konvenuar edhe mua si kandidat i pavarur për dallim nga viti 2001 kur zgjedhjet ishin me elektiorat të traumatizuar nga lufta, por ja se për interesa të ngushta personale e partiake ne, mjerisht po humbim interesat madhore kombëtare e shtetërore.

3-        Mjerisht edhe këto zgjedhje po shkojn pa e falenderuar njëritjetrit për ndihmën e dhënë si për shembull, PDK ta falenderon LDK-në ose, Kadri Veseli ta falenderon Ramë Marajn e pastaj ta falenderojn njëritjetrin brenda partive dhe bizneseve tyre sa ekonomik po aq bizneseve tyre politike si për shembull, Hashimi ta falenderon Kadri Veselin dhe ky i fundit ta falenderon Hashimin, dhe në të njëjtën kohë Hashimi ta garanton Kadriun se do mbesin bashkë e jo si Sali Berisha i cili sapo e pa se Eduard Selami po ja merr partinë, ai bëri çfar mujti për ta ruajt partinë për vehte pas mandatit tij si President.

4-        Mjerisht edhe këto zgjedhje po shkojn pa iu hap dera vlerave, të ndershmëve dhe veprimtarëve më meritor të vendit tonë. Zoti qoftë më ne edhe kësaj radhe. Kështu do ma kishin zbut shqetsimin.

5-        Mjerisht edhe këto zgjedhje po shkojn pa i siguruar kutit e votimit nga vjedhja e votave, vjedhjet e votave i kemi të dy kategorive, ato nderpartiake kush kujt mundemi por i kemi edhe vjedhjet legale brenda partisë më perzgjedhje të delegatve të dëgjueshëm. 

Tani një vërejtje për nderkombëtarët e cila duhet të mbetet në mend e mos harrohët në polpull:

Pse tentuan aq shumë që para këtyre zgjedhjeve të permbyllët çështja e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, a në anën tjetër, nuk filluan më publikim të akuzave nga gjykata speciale në mënyerë që mos të na fusin spica më pas si, jo keni kandidatura nen akuzë, jo keni njerëz të kriminalizuar dhe kështu edhe këto zgjedfhje të na shpallën si zgjedhje të dështuara në drejtim të pushtetit më duar të pastra. 

Unë, e kam thënë dhe po e perseriti, kam projekt i cili edhe pse në këto situata tepër dramatike, vendin do e shpetoja po në këto zgjedhje të cilat tani nuk mund të ndalën e as bojkotohën edhe pse LDK kishte arsye të kërrcnonte më bojkot por jo të mos shkoj në zgjedhje.

LDK-s, si gjithëhere, po i mungon krejt pak për të pas të tërën, kuptohët po ti ketë mendet në kokë të cilat ja ka marr paksa PDK.

Ika në punë të vogla ngase më punë të mëdha të komit tonë, po mirrën të vegjlit…Cinik në dukje por mjerisht realitet i hidhur të cilën më duhët ta thëm.  

Luzern 11.05.2017

Xun Çetta

Komentsqarimi im i veqant në facebook:

Ti testosh të tjerët në këto situata, e di se nuk është mirë, jo vetem nuk është mirë e as e ndershme por është keq dhe e pa ndershme. Unë nuk testoj, por zakonisht në të njejtën kohë kur shkruaj aktualitetet e gjendjës dhe të  rrjedhave politike, unë nuk kursej dhe hulumtoj opinionet, orientimet, aftësit, guximin, frikën dhe orientimin e interesave individuale e grupore dhe nga këtu, konstatoj gjendjën reale si dhe e shoh më leht se kah po shkon shoqëria jonë më të tilla politika, më të tilla karaktere njerzish dhe më të tilla shperthim interesaesh pa kontrillë.

Krejt ky dëshprim i imi i shprehur këtu, nuk ishte provokim e as testim politikanësh po as opinionesh, perjashtuar vetëm tre rreshtat e fundit më të cilët fare i vetëdijshëm dhe më qellim perdora doza testimi për të mos thën privokimi kur thëm:

(Ika në punë të vogla ngase më punë të mëdha të komit tonë, po mirrën të vegjlit…Cinik në dukje por mjerisht realitet i hidhur të cilën më duhët ta thëm.)

Se nuk ka politikan, lider e as analist e gazetar i cili do më kundershtonte edhe sikur të isha përball tyre, këtë gjë e kam ditë dhe e di, perkundrazi përball meje do ishin akoma më heshtak, por sinqerisht, kam prit një reagim nga shokë, miq e veprimtar më guxim të fortë siq nuk me mongon mua dhe siq do reagoja në këtë citat, po, do të reagoja më në fund qoftë edhe më humor, por qesh e ngjesh si psh:

,,Po Xun, ike ngase ju të mëdhenjët merreni më punë të vogla veq sa mos më thënë se po rrini, a ne të vegjlit po vazhdojm e merremi më punë të mëdha për fatin e kombit tonë“

Kjo pastaj si reagim, më kishte shtyer që gjoja më kërkimfalje të thëm paksa më ndryshe duke ju lën meritat reagimeve se gjoja më korrigjuan, pra do vetkorrigjohesha si psh:

(Ika në punë të vogla ngase punët e mëdha të komit tonë kanë rënë në dorë te të vegjlive…Cinik dhe pretendues në dukje por mjerisht realitet i hidhur të cilën më duhët ta thëm)

Ata të cilët nga respekti që kanë për mua, më kursyen dhe nuk reaguan në këtë pjesë ngacmimi të qellimshëm, i falenderoj por mos ta praktikojn kursimin kur tjetri gabon apo teston.

Ata të cilët nuk kanë guximin të më reagojn ngase e dinë mirë se do i shihja dhe faktikoja sesa reagojn kunder pushtetarëve, kunder krimit dhe politikave të mbrapshta, politika ndaj të cilave përkulën e servilohën. Pra ata, i luti poashtu si miqët e mij, të marrin guximin, të më kritikojn e sulmojn më fakte e dëshmi, në të kundertën, po ndihëm sikur po shihem e konsiderohëm si një diktator i mundshëm dhe një goditës më fakte e deshmi nga arkivimi i materialeve neper kohë.

Kritikat dhe kundershtimi ndaj formimopinionit tim tash sa vite, kuptohët, kritika më fakte e dëshmi si dhe më ofrim të alternativave ndryshe, mua më nderojn. Mos praktikoni heshtjën pa dallim frikës, si dhe mos kurseni pa dallim respektit të njëritjetrit kur është në pyetje lëshimi, e keqja apo gabimi më apo pa qellim.

Më këta tre rreshta, nuk provokova, por testova ngase së fundit po verehet diqka e që shumë shpejt do zbardhen realitetet për të parë se kush faktikisht në ndikimin e kujt po bie në këto situata vërtetë të vështira për propagandë.

Ju falënderoj të gjithëve dhe mbetëm më shpresë se këta tre rreshta test, po e quaj test i cili më u imponua për shumë arsye, por ju do mi kuptoni dhe arsyetoni siq dihet se hulumtimi ka vështersit dhe pasojat e veta.