Lajmet aktuale

F  T  E S  Ë

Shokë e shoqe,miq e mikesha, dashamirë/se të  librit dhe gjithë ju bahkëmergimtar/e të fatit tonë. Në emër të ,,Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër” (SHKSHZ) dhe në emrin tim personal, ftoheni të më nderoni në promovimin e librit 

,,Një rezistencë ndryshe 1981-1990".

Pjesëmarrja juaj në promovim të këtij libri më nderon mua si autor, Shoqatën në fjalë si nikoqir i promovimit, por, nderon edhe vetën tuaj si veprimtar/e të cilët nuk po pushoni së vepruari.

Jeni të mirëpritur më datë: E diel 19.10.2014 në ora  17 h.


Adresa:

Reformierte Kirche 

Meierhöflistrasse 1,

6020 Emmenbrücke

 

Miqësisht Xuni


Komente e pelqime :


Arif Molliqi : Suksese dhe urime Xun Çetta...!

Tush Marniku : Urime dhe Suksese te nje pas njeshme I madhi XUN

Xun Çetta : FLM të nderuar z. Molliqi e ju z. Tush Marniku. Hyra këtu që ta barti edhe ftesën e lëshuar tri ditë para meje nga ana e vet SHKSHZ- dhe tani sapo lexova urimet tuaja të nderuar.
Tani po përgaditi botimet tjera derisa në Mergim akoma nuk kam bërë promovimin e këtj libri. Pra e pash të nevishme që promovimet të filloj e i bëj edhe këtu, ku ne gjithë bashkë punojm e jetojm.
Ja ftesa e datës 10.10.2014 publikuar nga SHKSHZ-ja :


FTESË


Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër fton gjithë krijuesit dhe dashamirët e librit në organizimet e radhës:

1. Promovimi i librit në dy gjuhë "Hydra des Zorns/HIDRA E MLLEFIT", të autorit Shaip Beqiri në Bern
Data dhe koha e takimit:

 
E shtunë, me 18 tetor 2014 në ora 16.00
Adresa: Amthausgasse 3
CH-3011 Bern


2. Promovimi i librit
NJË REZISTENCË NDRYSHE 1981-1990, i autorit Xun Cetta në Emmenbrücke afër Luzern-it
Data dhe koha e takimit:


E dielë, me 19 tetor 2014 në ora 17.00
Adresa: Meierhöflistrasse 1
CH-6020 Emmenbrücke


Ju mirëpresim bashkë me miqtë tuaj.
Për Kryesinë e SHKSHZ,
Besnik Camaj


Mehdi Hyseni : I nderuari Xun, të përgëzoj për botimin librit duke shpresuar të mos ndalesh me kaq! Uroj për një promovim ndryshe e të suksesshëm qe do ta nderonte librin ,, Një rezistencë ndryshe,, bashkë me autorin Xun Çetta. Me nderime Mehdi Hyseni

Sadri Dezdari : Pershendetje dhe pergezime i nderuar Xun, duke te uruar dhe pergezuar per punen e bere, te deshiroj fillimisht shendet dhe suksese e me pastaj shpreh mendimin se titulli po me bene pasionant per ta lexuar ter librin, Shpresoj se do ta kem se shpejti, nga i cili do te marr njohuri dhe dije te mira mbi te kaluaren e mundimshme te popullit tone! URIME!

Shaip Ademi : I nderuari Xun, të përgëzoj për botimin e librit duke shpresuar të mos ndalesh vetëm me kaq! Uroj për një promovim ndryshe e të suksesshëm qe do ta nderonte librin ,, Një rezistencë ndryshe,, bashkë me autorin Xun Çetta. Me respekt: Shaip Ademi.

Ibish Neziri : Suksese Xun!

Dani Qetaj : Sukses xun

Xun Çetta : Falenderoj gjithë klikuesit dhe ju që komentuat pelqimin tuaj më këtë nismë promovimi të librit edhe këndej në mesin e mergimtarëve tonë. Do doja të ju paralajmëroj më dëshirë që të mos vini nga larg ngase në vazhdim promovimi do organizohët edhe në Zürich, Lozanë, Lugano e disa vende tjera përfshirë këtu edhe pjesën e Gjermanisë buzë kufirit më Zvicrën si në Singen, Vilingen etj.

Naser Kuka : Urime dhe suksese të mëtejme Xun. Vazhdo më tutje, mos u ndalë.

Ramiz Dakaj : Urime i nderuari Xun suksese drejt të së vertetës.