Lajmet aktuale     Qytetar i Kosovës , në mungesë që fizikisht të jem atje dhe mjerisht tash sa orë nuk isha në lidhje interneti, tani në momentet e fundit, ju ftoj të dilni e protestoni, dil e protesto, mos vajto neser qytetar krenar i Kosovës.

Uroj dhe shpresoj që politikaj tonë opozitar të mos përseritin gabimet me pretendimet e tyre njëri mbi tjetrin më çka po e thyejn bashkimin opozitar dhe të qytetarëve të dëshpruar skajshmërisht më situatën e gjendjës së jetës në Kosovë. Protestat, grevat etj, gradualisht do jenë bashkë drejt një qellimi, pra drejt ndryshimit të gjendjës dhe ndeshkimin e politikave të mrapshta të cilat perplasën vendin në këtë gjendje.

Luzern 24.01.2015

Xun Çetta

Komenti im pas lajmeve të mramjës postuar në facebook:

Nëse, organizatori i protestave sot, nuk merr masa e ti idintifikoj gjithë ata të cilët thyen në këto protesta dhe ti kap ata e ti dorëzoj në polici, ose të pakten ti denoncoj dhe kërkoj nga policia për arrestimin dhe denimin e tyre, kam frikë se neser kur do orgaizohen protestat e radhës do bëhet vonë për ti parandaluar këto akte nga njerëz të gjuajtur që ta kompromentojn protesten paqsore…

Sot kur po dëgjoja lajmet e mbremjës isha mysafir më ftesen e një mikut ku aty kishte ardhur edhe një miku jonë. Unë pas lajmeve shpreha shqetsimin tim si teper i revoltuar ndaj aktit aq të shemtuar kur pash xhamat e objektit të qeverisë po edhe të lokaleve prona private se si ishin shkatrruar dhe po shkatrronin në qender të kryeqytetit tonë. Aty për aty, një miku jonë po ashtu mysafir tha:( Mos u shqetso Xun se tani po vinë ditët kur do bindesh edhe vet se si VV-në dhe vet Albinin ka kohë që po të thëm e nuk beson se po e paguan Serbia, dhe aty ku hyn parja e saj, vetem thyerje e shkatrrim të vendit kemi më pas !!!) . Ti që sa kohë më than edhe më terr se kaq i thash atij, por gjërat po të dualën ndryshe, a unë të thëm dhe do të vëja bast se po të isha në Kosovë do i arrestoja vet po ata që thyen këto prona dhe do urdhëroja denimin e tyre ku më pas do dali fakti se të gjithë vandalët e këtyre akteve janë njërëz të këtij kooalicioni qeveritar. Unë edhe më VV-në ka kohë madje vite të tëra që kur i trajtoj këtë problem dhe kam ofruar metoda veprimi kunder keqbërësve të cilët jan të gjuajtur për ta kompromentuar protestën.

Ndodhi çfarë ndodhi sot, nese nuk kërkohet arrestimi dhe denimi i vandalve të tillë nga vet organizatori, si dhe nëse në protestat e radhës nuk ka organizim tepër në nivel për kapjen e njerëzve të gjuajtur në protesta vetëm për të thyer e shkatrruar, që tani garantoj se protestat do eskalojn për të u gjykuar nga qytetari i ndershëm i cili nuk e don as thyerjën më të vogël siq kam thën para sa vite që në protestë nuk guxon të thyhet as edhe një shishe qaji, birre a të ngjashme.

Ky akti i shemtuar letë mbetet test i organizatorit dhe pse jo ta zbulojm karakterin e politikanit kushdo qoftë ai.

-----------------------.

PS.

Në këtë përshkrim, shprehje shqtësimi ta quaj, të cilin e postova si koment edhe në linket tjera, unë pata reagime të cilat fatmirësht nuk u zgjaten shumë. Tërë mramja deri në ora tre(3) pas mesnate më shkoj duke lexuar linke, artikuj gazetash, duke dëgjuar e parë video mbi po këto ngjarje, aktivitete publike këto të cilat ndoshta do i barti këtu si dhe më në fund do shohim se nuk kisha çfarë skruaj e as thëm më shumë se sa ftesa e bërë për të protestuar dhe komenti mbi shqetësimet e mija në mbrëmje.

-------------------------------.

Policia për gjatë gjithë kohës sa po protestohej ka mbajtur qendrim të një policie krejt profesionale, të një shteti demokratik. Kjo më inkurajon të besoj se ne, mund të kemi polici të kohës nëse atë nuk e manipulon politika. Pse e thëm këtë të fundit ? për arsye se, sapo ka filluar thyerja e xhamave dhe demolimi i lokaleve në qender të qytetit, policia do duhej te ketë qenë më operative e kryesisht të ketë qenë e pergaditur psiko-fizikisht pak parase të fillojn thyerjet dhe hidhja më gur. Ne në perendim, perjashtuar vitet e pas çlirimit të vendit tonë, tërë jetën e kemi kaluar më protesta anë e kënd metropoleve të Evropës e gjithëandej globit. Fillimisht është marr leja për protestë nga policia, kemi pas kohën dhe vendin e percaktuar, kemi pas afatin kur shpallët si e perfunduar protesta dhe për kaq vite sa kemi protestuar, kurr nuk mbaj mend të jetë hidhur një gur,të jetë thyer një karrike, një xhamë objektesh apo veturash në qytet. Pra policia jonë atë ditë, sapo ka filluar e perdorët dhuna dhe vandalizma tjerë thyerjësh, është dasht ta perdor forcën më të ashpër që dispunon. Kjo nuk ka ndodhur edhe kur shihej se thyerja filloj. E di se nuk veprohet pa komandë, por pikërisht këtu ishte defekti, komanda për ca gjëra ipet paraprakisht, pra nëse thyhet automatikisht  pa komandë nga lartë intervenohet. Unë vet kam paralajmëruar dhe kërkuar kujdesin e mos brutalitetit të policisë i cili mund të gjeneroj dhunën e demonstruesve në këtë protestë paqësore si e mendoja, por këtu ndodhi e kunderta, demonstruesit e gjuajtur nga nuk di cilat sherbime, eskaluan dhe thirren dhunën e policisë e cila kam përshtypjen se ka munguar si intervenim i policisë ashtu si e di se kishinë forca dhe energji të mjaftueshme. Ja e perkujtoj një link ku policia para sa kohe, ka intervenuar pa kohë, pa të drejt, hiq profesionalisht në vend se në fund të kësajë proteste te intervenonte më po këto doza force:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=327028373983966&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=1&pnref=story