Më 22.05.2004 në takimin Shqiptarët dhe fqinjët e
tyre. Takim ky i katërti më radhë i cili tani po mbahej në Luzern të Zvicrës më
datë 21-22.05 2004. Ndër shumë takime dhe aktivitete tjera politike që kisha këto
ditë, unë shfrytëzova rastin që edhe në këtë takim ti prezantoj qëndrimet e mia
mbi zgjedhjet e ardhshme të cilat më çdo kusht duhet të na dhurojnë një sistem
të fortë pozitë-opozitë.
Në këtë drejtim që vendi të dali sa më parë nga qeverisja
e QPK-së unë takimin këtu fillova më Ramushin dhe Skënder Hysenin.
Kërkova mendimin e tij e më pas i shpreha qëndrimet e mia z R. Haradinaj
dhe këtë e bëra jo pa qëllim në prezencën e Skënder Hysenit,më sqarimet e mia që
në zgjedhjet e ardhshme të mendojnë mirë se si dhe në çfarë mënyrave pa tjetër vendi
të bëhet më pozitë –opozitë,pa aluduar se cila më cilën parti në koalicion për
pozitë dhe cila më cilën parti në opozitë.
Mjafton fakti se ne kemi potencial të mjaftueshëm partish politike për ta bërë
një Qeverisje ndryshe nga deri sot dhe një opozitë shumë të sigurt e cila garanton
seriozitet madje edhe frikë para ndërkombëtarëve. Skënder Hyseni tregoj
sinqeritet të lakmueshëm dhe filloj e po pyet për ndarjen e pushtetit mes
partive të koalicionit qeverisës. U ndjeva mirë kur nuhata gatishmërinë e tij
dhe interesimin se si e kam menduar si projekt. Kjo ka bërë që Skënderin ta thërras
edhe në raste të veçanta të situatës. Ramushi nuk ishte i interesuar që unë të
shpalosi këtë projekt aq më pak në prezencën e Skënderit dhe në një mënyrë shumë
befasuese për mua ma shtroj një pyetje të cilën nuk mund ta the tani.
Të nesërmen Hashim Thaçit në anën tjetërnë prezencën e veprimtarëve Jashar
Alisë, Hilmi Cakollit, Naser Tupelles, Fadil Aliut, Rexhep Thaçit dhe Avni Llumnicës
autor i kësaj fotoje, i them të njëjtën gjë po si Ramushit dhe Skënderit, madje
i tregoj se këto qëndrime iu parashtrova dje edhe Ramushit e Skënder Hysenit.
Hashimi ishte kategorik kundër kësaj politike,madje i erdhi mjaft rënd në
këmbëngulësinë time se po vazhdoj bashkëqeverisja e kësaj çfare patëm në këtë trevjeçarë
,lirisht ju them se Kosovës po i humbim edhe një mandat tani katër vjeçar.
Aj, pra Thaçi më tha : Jo Xun ngase pushteti nuk i lëshohet në dorë LDK-së,
më mirë bashkëqeverisje nëse nuk e fitojmë pushtetin më votë bile të mos e lëmë
vëtun në pushtet kështu në bashkëqeverisje për këto tri vite kemi konstatuar se
edhe mund të mos e lëshojmë atë dhe
gradualisht në bashkëqeverisje të ecim vet.
Veç kësaj çfarë tha dhe shumë i sinqertë dhe transparent ai para shokëve më
pyeti: ( Xun, ti provove si kandidat i pavarur, ishe i mirë por nuk të pati
sukses, pse nuk po formon një parti politike pa dallim sa fiton dhe pastaj në
koalicione bëjmë që ta ndihmojmë koordinimin dhe ndihmojmë vendin ashtu si ti dëshiron?
). Kjo ishte një e pa pritur e mirë për mua nga fakti se më Hashimin ky ishte
takimi e parë në jetën time, këtë duhet ta them. Më i tha edhe ca sqarime shtesë
në këtë drejtim në prezencën e shokëve të mi por në partinë e tij.
U ndale dhe
pa pushuar shumë po i them : Hashim, unë e pata obligim ti dal elektoratit si i
pavarur ngase isha i pa parti por i vetëdijshëm se shokët i kam në partinë tuaj
PDK dhe jo pak në LDK dhe AAK. Unë nëse do insistoj të i dal elektoratit edhe
njëherë përpara dhe kërkoj votën nga ai, unë jo nga drejtarja por për dere do
futëm në partinë tuaj ku kam shokët pa dallim se ju garantoj se kjo nuk do të
ndodh.
Hashimi u ndal dhe mendon të më përgjigjët kur pa pritur po pyet Naser
Tupella: Unë nuk e kuptova krejt nga ishte dhe nga erdhi kjo që thot Xuni ?. Jashar
Alia nisi e po ja përsërit krejt çfarë u tha më lartë. Hashimi tha se më i
frytshëm dhe më i pavarur je në variantin çfarë ju thash më parë.
Tani shtrohet pyetja deri kur kështu ?.
Atë vit ndodhi si e mendoja dhe për çfarë punoja unë, ngase ashtu isha i
sigurt në interesin e vendit po sot ?
Pyetje këto të cilat vështirë ta kenë përgjigjën e duhur por ja diçka më
shumë se kaq :
----------------------------------------------.
Përse sot kundër Ramushit dhe
bashkëqeverisjes si e mendon apo i kanë thënë atij dhe përse në 2004 isha pro
Ramushit ?
Duke përmbledhur artikuj të kohës dhe duke venë dorë pjesërisht si redaktim
mbi ta, hasa edhe në këta dy artikuj të cilët rastësisht trajtojnë probleme të
njëjta dhe vetëm këtu po kuptoj si kam mbet ai që isha pra luftë idealesh dhe
bërje institucione të qëndrueshme, por edhe Ramushin faktikisht po e gjejë të
njëjtë dhe pa ndryshuar në luftën e tij për pushtet.
Dallimi është se atë kohë 2004, pa ndonjë koordinim ishim në të njëjtën
pikë për dallim nga sot kur prita të jemi, por serish pa koordinim , Ramushi u
çorodit dhe doli në pikat e pretendimeve të tij krejt të pa pritura. Kjo më ka
godit shumë dhe nuk jam në gjendje të heshti.
E fillova sqarimin, simbolikisht më të njëjtën pyetje për të cilën pata
telashe ta botoj artikullin në atë kohë siç do ta lexoni dallimin dje 2004 nga sot 2013.
PS:
Këta dy artikuj kanë një përshkrim të dhimbshëm në ditarin tim ku
pasqyrohet fakti se si u ndava më redaktorin e njërës nga gazetat tona, sa kohë
humba më Adem Grabovcin në një lokal tek Dardania në Prishtinë për ta bindur se
akoma nuk jeni për ta marr pushtetin dhe nuk ju konvenon juve kjo por ju nuk po
shihni këtë gjë si dhe është më rëndësi të veçantë te pasqyrohet gjendja aq e
ndezur për dy javë rresht se si na kalonte nata në një banesë afër Hotel
Grandit në Prishtinë, unë pro koalicionit dhe një informator i Naim Malokut me
përkrahke për ballë Shemsi Reqicës,Muhamet Çettes e ndonjë tjetri të gjithë pro
Thaçit si dhe Fadil Malokut i cili me jepte të drejtë si analizë por nuk
prononcohej. Këto ditë më aq debate, vonë kam kuptuar se më kishin kushtuar
ngase shërbimet tona veç kishin instaluar njerëzit e vet aty.
Pas shpalljes së koalicionit LDK-AAK pikërisht për shkak të qëndrimeve të
mia kam pësuar ftohje raportesh më mikun Gani Koci i cili më u bëtua diçka
shumë rëndë për vendin dhe ma dha më nënshkrim qe ta ruaj rreth Ramushit e që
sot fatkeqësisht po del fjala e tij të cilën Ramushi nuk po e kupton.
Miqësisht Xuni
Më 13.02.2013
--------------------------------------.
Përse
po koalicionit qeveritar dhe sistemit pozitë-opozitë e pse jo njëherë atyre të
cilëve u mungon sensi politik e moral ?.
Jemi dëshmitar të aktualitetit politik në përfolje karshi dëshmive konkrete
njëri kundër tjetrit tani më shumë se kurrë më parë, gjë kjo e cila në
bashkëqeverisje të gjerë nuk do të dëgjohej, përkundrazi do vazhdonin ta
mbronin dobësia dobësinë,i korrubtuari korrubtusin dhe anasjelltas kështu do
shkonte varg e vi deri tek vend krimi i organizuar politiko-ekonomik i të
gjitha partive dhe klaneve politike si bashkëveprimtarë në mbrojtje të njëri
tjetrit dhe sulm të përbashkët kundër të ndershmëve dhe idealistëve kudo që janë,punojnë
dhe veprojnë ata,brenda apo jashtë partive të tyre. J
anë demagogji më ngrohje
dielli ato çfar lanësojn disa demagog se tani kur ballafaqohemi më statusin e
Kosovës do duhej të ishim bashkë, jo kjo nuk qëndron, përkundrazi merita më e
madhe në zgjedhjen e statusit të Kosovës
do i takonte Opozitës po të dinin të gjeneronin politikë konstruktive ata, PDK
do duhej ta ketë këtë fat.
Në mos asgjë kjo dhe vetëm kjo është vlera e funksionimit politik në bazat
Pozitë-Opozitë në Kosovë si pragu i fundit edhe pse shumë i vonuar për ta ndarë
lidhjen trepalësh të korrubcionit, burokracisë dhe anarkisë çfarë ka mbërthyer
vendin, pra pakt ky i cili po të vazhdonte edhe një mandat në bashkëqeverisje
të operacionalizimeve të tyre të zeza, pa dallim QPK apo qeveri e spektrit të
gjerë, ne si shoqëri nuk do na shpëtonte
gjë nga e keqja historike as e pavarësimi i plotë i vendit më vonë.
As hyrja në
Evropë më apo pa kushte,e as vet Amerika në emrin e të cilës thirrën aq
brutalisht dhe pa sens politik të gjithë aventurjeret politik tutkunët të cilët
për asnjë moment nuk e shohin vendin se në çfarë gjendje e kanë katandis atë
dhe nuk shohin faktin se Serbia ka filluar ndarjen Serbi-Kosovë pa qasjen
zyrtare të kësaj të fundit e sidomos në ndarjen e pronës shtetërore, prona këto
të cilat Serbia po i përvetëson në të njëjtën kohë kur pakti korrubtiv
trepalësh në Kosovë po opozitë po vetë ngujohet në përvetësimin e sistemit
doganor energjetik dhe tenderimit pa i përmend përvetësime tjera si troje pasuri
e shtetit kjo etj etj.
Pa humbur kohë në sqarime, të cilat nuk donë koment as në popullin e politizuar
,ne po përkujtojmë vetëm esencën e faktit se nga përvetësimet siç janë ato ndërkombëtare,Serbe
dhe pakti korrubtiv brendashqiptar, popullit nuk i mbetet më shumë se 11 % -shi
nga e tërë paraja dedikuar popullit dhe mirëqenies së tij,andaj politikat
përqendrohen në gjoja skandalin e përçarjes së krahut të ilegales të cilit ja dimë edhe gjenezën e ndarjes në ditët më të zeza të vendit tonë.
Kush i quan bashkime apo ndarje e tani koalicione të natyrshme dhe të pa
natyrshme këto politikat tona ndryshe nga e kaluara??.
Sigurisht i quajnë ata që kurrë nuk kanë kuptuar se çfarë është morale e çfarë
jo në politikën Kosovare,i quajnë ata të cilët patën ndikime në politikat e
rrokullisjes së ndryshimeve në Kosovë e që tani nuk vazhdojnë të kenë më.
PS:
Nga këtu ky artikull vazhdon i pa
redaktuar si dora e parë redaktuese, punë kjo të cilën po e bëj tani dhe
kuptoni pse ju mungoj:
Nuk ishte ndarje e natyrshme siq më thon disa bajagi politikan dhe goxha
këshilltar politikanësh ndarja e UCK-së në një anë dhe popullit në anën tjetër
në kohë lufte (për të u ndar në krah të luftës dhe kunder luftës në kohët e
pasluftës,i shtoj unë citimit ),ndarjët e tilla pa dallim në kohën a momentet i
kan arkitektët e vet të perfitimeve të tyre në këto ndarje të sinkronizuara
mirë nga nendheja e zezë tradicionalisht antishqiptare.
Arkitekët e të tilla bashkim-ndarjeve sipas nevojës dhe momentit ishin të
bashkuar në veprime për mes komandëderigjimit të nendhesë së tyre të zezë, ku
si të derigjuar që ishin,jan, dhe vazhdojn të mbesin,faktikisht ata në
siperfaqe dalin më ndarje të dhimshme në emer të gjoja idealit dhe realitetit
të cilin e kan kamuflluar vet nga nendheja e derigjimit të tyre në shekuj.
Kështu ndodhi në fillim të 1990-tave,kështu në fillim e kryesisht në vlug
të luftës 98-99 ku jo vetëm se ishte i perqar krahu ilegal më atë institucional
por më derigjimin e nendhesë së zezë u perqan pa ndonjë takt politik edhe ata
dy krah brenda vetvehtës,pra Bukoshi i friksuar se po i del jasht
kontrollit Mergjenca dhe armatimi në drejtim të LKCK-së, LPK-së dhe oficerve të
seleksionuar dhe perzgjedhur për mes po Mergjencës së Mergatës Shqiptare dhe
Naser Kukës në Tiranë,aj pra Bukoshi duke mos i shperbër strukturat drejt një
unifikimi të ilegalës dhe institucionit, vendosi gjoja për të i korrubtu
njerzit e korrubtuar nga Shtabi i UCK-së më qka pa hamendje u korrubtu vet
moralisht në paktin në fjalë ,pakt i fsheht strikt i fsheht dhe kështu trimëroj
disa nga Shtabi deri në ato permasa sa që më pas fillon trathti-ndarja edhe mes
krahut të ilegalës ku si arsytim merrën shumica e votave të perpunuara të
njërës nga alternativat mbi njerzit e manipuluar në besim dhe alternativës së
tyre të sinqert.
Kur flasim sot për ndarje natyrore dhe jo natyrore,atëhere le të na tregojn
ata se qfar na paska qenë ndarja e ilegalës atëhere dhe lidhja e fituesit të
asajë ndarje më Bukoshin pa e shperbër ky i fundit strukturën e qujtur institucionale,veqse
pabesisht duke i djegur idealistët nga të dy krahët,pra djegëje nga tani gjysëm
shtabi i UCK-së dhe djegëja tjetër e madhe nga i qujturi institucion i shitur
nga Bukoshi tek jo institucionalistët siq u tha më lartë.
Mora vetëm fillimndarjët e dhëmbëshme për të mos i rendit dhe elaboru
kuptimin e tyre qfare vazhdojn në Rambullet,Komanovë,në takimin e Prizrenit mbi
bërje zhberje partish të luftës për të u kompremitu dhe mbet nga fitues në
humbës dhe opozitë shumë vjeqare më vonë, nga vet fakti se UCK-ja do duhëj të
mbetet e popullit dhe historisë progresive të tij, pa e kapitalizuar atë në një
parti të vetme,pastaj LPK-ja do duhej të vazhdonte si parti a levizje tani
legale sa do simbolike të jetë ajo e jo të zhbëhët,në mos për asgjë tjetër për
hirë të faktit që UCK-ja të mbetej e popullit dhe gjitha partive politike për
ta zën vendin e vet pa dhimbje në histori ,pastaj ndarja në kornizë
kushtetuse,takimi i Vienës e ndarje e ndarje tjera të cilat kan pasur qellimin
e vet të zi.
Ndarja më e mirë dhe e mbarë nese guxoj ta quaj ndarje ishte kjo tani në
Pozitë-Opozitë,pikërisht ndarje dhe perzirje krahësh qfare është kjo tani në
Kosovë,ndarje e mbar kjo e cila nuk garantoj se nuk mund të shendrrohët nga e
mbarë në të mbrapsht më tëra këto vjellje dhe barkqitje të Opozitës së mbetur
pa sensin më të vogël politik edhe përse më kuadrin më të madh dhe bagazhe të
të gjitha natyrave por mjerisht akoma pa ndikim në partinë e klanit të njishit
edhe pse ka demokraci të brendëshme debatësh sa për të i vjedh ato klani i
njishit,perpunu dhe tjetersu autorsinë e atyre debateve..
Bie pytja kush do ta besonte se pas humbjës së rregullt politike të
njëpasnjëshme tani e pes vite do arrihët që vendi të bëhët më një opozitë shumë
të fortë edhepse jo të ngritur sa duhët politikisht për forcën elektorale që ka
dhe kjo të jetë nga krahu i ish ilegalës si dhe ta ketë krahun tjetër të po
këtij karakteri në pozitë gati më gjysmën e qeverisë dhe Kryeministrinë???.
Kjo është kthyerja drejtë fitorës së humbur politike menjëhere pas lufte o
të mjerët e përfitimeve të fitoreve tona sa do të vogla dhe në embrion qfare i
shkrryni ato dhe leni idealistët të vuajn tutje në atë rrugë.
Po kjo është edhe fitorja politike më e pa kushtushme në perplasje më
elektoratin i cili dje të i nxirte syt dhe shurdhonte veshët më Hagën e që sot
kur kercnimet vijn nga atje po ata jan kunder Hagës e cila nuk ndalet as më
poste e as më fonde dhe protesta masive nese ajo veq ka prova,të gjtha këto
masat preventive do ishin vetëm një mbrojtje morale por jo edhe juridike por
fatmirsisht ka filluar logjika e së drejtës mbi faktin se Haga nuk do duhëj të
merret më viktimën e luftërave apsolitisht të thyer në padrejtësi por vetëm më
ish faktorin e krimit i cili nuk po ndalej më mjete tjera si demokratike,politike
etj etj.
Po i kthehëm aktualitetit,fundi i fundit kjo fitore kualicioni tani edhe
diciplinon masat e qoroditura në politikë,tifozët e sëmuer partiak dhe ata të
cilët e ndan popullin pa asfar kriteri në patriot dhe trathtar e që po këta të
fundit ishin më të zëshmit në këto ndarje pa dallim perkatsisë partiake të
cilave nuk u mungonin ata.
Kjo fitore kualicioni është më e mirë se qfardo përbërje tjetër nga shumë
arsye:
1.Nuk perplasët elektorati i dy blloqeve ashtu qfare do pereplasej po të
mos kombinohëj në këtë përbërje ,pa e shprehur shqetsimin e ri të ndarjës kaq
pa ndjenja politike e aq më pak kombëtare mes të manipoluarve të PDK-së dhe
AAK-së si dhe të disa patriotve më traditë por pa qasje politike brenda atyre
dy subjekteve.
2.Bashkëpunimi sado i vogël PDK-AAK në këto nivele Pozitë-opozitë,është
edhe një element tjetër të cilin Kosova do ta kishte nevojë në lojën politike
Pozitë-Opozitë e që pa një të qujtur ndarje të tillë Kosovës do i mungonte kjo
degë ulliri e nderlidhjës Pozitë-Opozitë.
3.Të mos harrojm faktin se kualicionët nuk jan të perjetshme madje nuk
garantojn as mandatin në të cilin kan hyrë,ngase qdo tentativë e vërjës në
gjumë për të vazhduar kthyerja në plogshti të vjetër politike, të bërjës së
shtetit dhe qeshtjeve tjera Kombëtare, rrezikon dridhjën e atij kualicioni dhe
sjell zgjedhje të parakohshme ku kualicionët qthurën duke u rithurur me më të
mirët por kuptohët krejt kjo do shkonte mbar nese këto procese do shkonin pa
gjelozi,prapaskena,dhe thyerje të panevojë në prag të fitorëve politike të
cilat kurr nuk do mund të i arrinin më budallakira tjera politike si tani e pes
vite pas lufte.
4.Ky kualicion dhe bërja e vendit më Pozitë-Opozitë nenkopton nismen e
vendim-marrjeve të pavarura nga faktori nderkombëtar i cili ishte për bashkëqeverisje
të gjërër më qka do i lakonte të gjitha alternativat politike madje edhe ato
rezervë pa na lejuar depon e strehimit të mendimit ndryshe,por sidoqoft besoj
se edhe Kryeministri Haradinaj do mendoj mirë dhe do e pyes vehtën herëpasherë
se a jan arritur të gjitha më arritjën e këtij kualicioni shumë të qelluar dhe
postit Kryeminister? Besojë se do e mendoj faktin e deshtimeve të renditura në
politikë që nga ajo 1989-90-tat,e deri më ditët e sotme tani pesë vite pas
lufte, e pas gjitha këtyre shpresoj të i kuptoj pergjegjësit,obligative dhe
mundësit e ballafaqimit më situata tjera.
Ishte e rënd të lexohët ballina e ,,Koha Ditorës”datë 02.12.2004 më
titull:Thaqi:”Ramushi tha se donte të bëhëj i madh me qdo kusht,,intervistë kjo
e cila do ncitke sqarime dhe pyetje tjera por pa u lëshuar në detaje bie pytja
a e din Thaqi përse ishte i interesuar jetësisht për një bashkëqeverisje të
gjërë edhe pas terhjekjës së vemendjës në këtë drejtim më theks të veqant qysh në takimin Shqiptarët
dhe fqijt i cili mbahëj në Luzern të Zvicërës Maj 2004.rast ky në të cilin këtë
mesazh e mori edhe z.Haradinaj në prezencën e Skender Hysenit i cili mori për
siper që këtë mesazh ta bartë edhe në Prishtinë.
Përse Thaqi këmbëngul në postin e Kryeministrit 2001 dhe më qdo kusht tani
2004 dhe fal këmbëngulsisë në këtë drejtim aj e prish pajtimin e
bashkëqeverisjës së gjërë për të cilën ishte i lidhur jetësisht e që arriti të
i bind edhe dy subjektet tjera deri dje në bashkëqeverisje,gjë e cila
personalisht më frkësonte dhe isha kunder bashkëqeverisjës,përqka tani e
falenderoj z.Thaqi për këmbënguljën e tij për postin e
Kryeministrit dhe
euforisë së tij në pesëshen e kuintit për të ardhur deri tëk acarimi dhe
prishja e bashkëqeverisjës kërkesë e imja imediate dhe interes nacional të cilit
Thaqi akoma nuk ia ka nuhat rëndësinë dhe nuk është i vetëdishëm se qfar
kontributi ka dhën pavetëdije krejt spontanisht duke synuar dhe punuar për të
kundertën, në kuadër të këtijvlerësim-konstatimi duhët theksuar faktin
tjetër se meritë shumë më të vogël në suksesin e këtij Koalicioni kan:
N.Daci,R.Haradinaj,R.Tahiri dhe Ramiz Lladrovci,por tëk këta të fundit tani
qendron pergjegjësia kryesore në rast të shterrpësimeve politike në këtë
koalicion,madje pergjegjësinë kryesore e mban Ramush Tahiri më një paralelizëm
të vogël nga Ramë Mara dhe Ukë Rugova,kështu që pergjegjësi kolektive nuk do të
ketë, nga vetë fakti se duke na mberthy në pergjegjësi kolektive po i ikun asaj
individët si pergjegjës qendror,tani sigurisht se nuk jemi në kohë dhe
atmosfera të pergjegjësive a llogaridhënjëve të cilat i kem kerkuar herë pas
herrë, avazi i papergjegjësisë politike po vazhdon,por lista e individve për
momentet dhe periudhat e caktuara po rritët.
Tek ne e meta më e madhe politike është tek vendim-marrja ,për arsye se ajo
gjithherë është e vonuar dhe si e tillë përcillët më imponime nga më të
ndryshmët ku ,nuk merret vendime më kohën dhe nevojën por pas kohe dhe të
imponuara,e kjo është pasojë e vjedhjës së ideve akoma pa u perpunuar nga autori e që autorsia më pas distancohët dhe qfar më pas???
Dihët
deshtimi i turpshëm,deshiroj që kësaj radhe edhe pse të vonuar s`paku të mos
vazhdohët më vjedhje idesh dhe perjashtim atorsije ngase implementimi më sukses
drejt finalës është më rëndësi të veqant për të mos u zgjatur rruga tutje kopje
e së kaluarës.
Në perfundim fare edhe pse mendohët se në këtë gjysëmfinale ,dikush u
manipulu,tjetri u vetrehabilitu e i treti u tërbu,apelohët që të thirrët mendja nga
të gjith dhe kuptojn faktin se më egoizma,pretendime liderizmi dhe mos afrimit
të tyre në lojën politike e cila tek po fillon,nuk do të dalin faqebardhë para
kujdestarisë e cila më mund e sakrifica për jetë a vdekje po qendron në rrugën
e qlirimit dhe pavarsimit të vendit pa dallim vrapimeve të atyre që nuk din se
qfar ishte pushtimi i vendit, veqse ashtu pa emocione në komoditet të plotë dhe
në mënyerë romantike flasin mbi ditët e pushtimit,të luftës dhe procese tjera
qfare kaloj dhe do të kalon vendi.
Edhe njëhere të perkujtohët fakti se kujdestaria punon, ajo nuk ndalët në
pauzat e dhunshme ritmik qfare sjellin ndryshimët e valëve të mëdha nga deti
për të i shfrytëzu notuesit e politikave moqalike në tharje,kësaj radhe ndoshta
arsyeshëm shpresoj edhe në notimin e moqalikve ngase valët e detit nuk do të
ndalën.
Hallexhiu i nëntor-dhjetorit 2004
Xun Çetta
--------------------------------------------------------------------------.
Çfarë nuk po shohin e që duhet parë kundërshtarët
e Koalicionit Qeveritar?
Mospajtimet deri në revoltë të brendshme shpirtërore rreth koalicionit Qeveritar
janë shpërfaqur në masë të madhe nga të tri partitë gjegjësisht pjesë të
elektoratit të tyre, pra doza e të dëshpruarëve në PDK, AAK dhe LDK janë gati
të barabarta edhe pse ajo peshon diçka më tepër në PDK dhe nuk po stabilizohet
lehtë dhimbja e tyre shpirtërore e cila nuk lidhët aspak më politikën veçse
drejtpërdrejtë më thyerjen shpirtërore e si të tillë duke mos u vetëpërmbajtur
në këtë aksident, thyerjen politike apo shpirtërore ata gabimisht po akuzojnë
tjetrin për tradhti madje historike siç thonë ..revolucionarët”,gjë kjo e cila
nuk qëndron, aq më pak në këtë rast dhe këto mundësit çfarë ishin si rast për
të filluar të bëhet politikë.
Siç u tha dhimbja është në mesin e tri subjekteve, kuptohet,në pjesë të
elektoratit të tyre,ajo është e njëjtë por më nuanca paksa ndryshe e që në
esencë kanë të njëjtën sëmurje politike, pra inatin.
Shpirt lënduesit e PDK-së dhe ata të AAK-së në krye më autoparlantin
perfiter të këtij lëndimi”Epoka,,pa asnjë logjikë politike akuzojnë Haradinajn
për Tradhti si fjala më e pa matur në politikë e aq më tepër kujt ja hudhin shtizë-shigjetën e tradhtisë ?.
Shpirt lënduarit, tifozët e LDK-së nga pamundësia e ndryshimit të Koalicionit
të cilin nuk e kanë menduar kurrë ashtu siç nuk e mendonin luftën e cila ju
erdhi si e pa pritur,tani si rrëshqitazi citojnë ,,Frankfurter allgemeine
Zeitung” për mes ndihmës së Veton Surroit i cili kërkon Artikujt anë e kënd si
ky më titull :Krimineli i Luftës si Kryeministër Artikull ky në, “Koha.Ditore,,dt.19 nentor 2004.
Të tillë tifozësh LDK-istesh që në esencë janë vet brum i Veton Surroit,të
pa ndikim në partinë e tyre e që na ipnin leksione se si ne u dashka të sillemi
ndaj UNMI-kut dhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë pasi nuk ishim në gjendje që
pa ndihmën e tyre të çlirohemi vet.
Kësaj radhe në vend se ta kundërshtojnë koalicionin
do ishte mirë të mendojnë dhe pranojnë faktin se nuk ishin në gjendje të bëjnë
diçka vet si LDK pa ndihmën e Haradinajt dhe nisur nga ky fakt duhet ta gjejnë mënyrën se si duhet sjellur ndaj
Ramushit dhe AAK-së, si dhe pa dal nga kjo temë do ishte po ashtu mirë dhe
morale që tifozët e quajtur ekstremistë siç dinë të thonë se UNMK-u në
bashkëpunim më vendorët e kanë ripushtuar Kosovën gjegjësisht politikën e
sajë,tani mund të kenë kënaqësinë dhe ti thonë vetës :
Ndoshta gabimisht po
kundërshtojmë Koalicionin Qeveritar ngase ne si Opozitë krejtësisht e pastër si
krah, ne kemi edhe gati gjysmën e Qeverisë dhe Kryeministrin në Krahun tonë dhe
faktikisht Ramushi i paska pushtuar ata po si UNMIKU Kosovën ! Kjo do i përmirësonte
që në politikë të mos futët më dy kute matëse dhe të i përdor ata sipas qejfit
ngase logjika të përjashton nga serioziteti politik.
Edhe njëherë të mendojmë mirë secili veç e veç pa dallim partie apo të pa
parti se çfarë po bëjmë nga se është koha të bëjmë politikë ndryshe .
Nuk themi se bën Qeveria pa vet qytetarët e saj,partitë pozitë-opozitë dhe
vetëbindjen e ndërkombëtarëve se ne dimë, dom dhe mund të vetëqeverisim.
Më 10 dhjetor 2004
Xun Cetta