Lajmet aktuale    Protesta e veteranëve të UÇK-së eskaloj,revolta ishte e madhe, arrestimet vazhduan pas protestës duke filluar nepër kafene dhe në bulevard ku nuk kalohët më vetura. Të vetmit që prishën qetësinë e qytetarëve më veturat e tyre ishin policia.

Ja një pamje se si u arrestuan mbi dhjetë protestues të identifikuar si agresiv gjatë protestës së sotme në Prishtinë, nder ta edhe Xhevdet Qiriqi.

Prishtinë 07.08.2015

Xun Çetta

 

Komentet në facebook:

Ymer Halimi : Ky lajm nuk pelqehet! Por te revoltuar jane veteranet e vertete.

Xun Çetta : Lajm i keq, pajtohem i nderuar Ymer, por beso jo shumë metra larg nga këtu në Qender të Prishtinës jam arrastuar më 06.06.1991 dhe denuar 13 vjet, Ky arrest dje, nuk kishte krahasim më arrestin tim po në ketë Qender para plotë 35 vite. Dje ka pas arrestime të vrazhta pa kursyer qetësinë e qytetarëve gjithëandej bulevardit ku nuk guxon të ketë vetura, policia qarkullonte fund e kry qendrës për plotë qytetar madje edhe alarmin e lëshuar ! kjo nuk ishte pasqyre e policisë profesioniste edhe pse kanë dhënë prova se janë drejt profesionalizimit tyre.

 

E di së atë botë nen pushtim, arrestimet i bente UDB ose organet e SHSSH-së pa uniforma, krejt civil, por qytetari nuk verente se çfarë ndodhi në bulevard. Noshta unë e kam gabim, më mirë të arrestohet publikisht dhe më uniformë të policisë se sa më agjent civil. Thjesht këto arrestime ma kujtuan vitin 1981 dhe e tejkaluan zhurmën e tyre. Pas arrestimeve aq të vrazhta e publike pasonin komentet e qytetarëve nga ata që i njihnin të arrestuarit. Aty degjova verzione të ndryshme :

 

Jo mirë ja bënë se ky ka kohë që kur ka kaluar në agresivitet edhe gjatë ditëve të zakonshme, tjetri thoshte se ky që arrestuan është pa bukën e femive dhe e ka një femi të smuer keq, tjetri thoshte, po të tilla viktima si luftetarë për xhepat e kësajë Mafe politike e cila nuk perfillë luftën e tyre edhe mund të shendrohen në agresiv të tejkaluar për qetësinë e qytetit tonë etj.

 

Thjesht jam ndier keq të nderuar dhe pa aftësi ta gjëj gjykimin tim më të drejt, Kosova në rrethana të tilla ku vështirë mund ta japesh mendimin më të drejt është poligon i rrezikshëm. Njeriu siq ka lind ka të drejt ta jeton jetën e tij më dinjitet aq më shumë veteranët e luftës më listat e të cilëve dhanë erë jo serioziteti , faj ky po i politikave të mrapshta e pa kritere se kush mund të jetë veteran i luftës.

Ymer Halimi : Ketu, qe keni shkruar, nuk mund t'i heqet asgje. Por vertete kjo eshte e dhembeshme. Kjo klase politike po luane me shtresen me te pergjegjeshme. Mjerisht keta jemi...

 

Jusuf Ejupi : Nuk ka shtet ne bote,qe ata qe me se shumti jane meritor per kete shtet te burgosen.Kjo eshte qmenduri,kjo ska shpjegim.Cka po ndodhe,askush nuk jep shpjegim,perpos se keto skena i kemi perjetue vetem ne akcionet policore te Milosevic ne vitet `90,pikrisht te njejtit edhe sot burgosen e qnjerzohen

 

Xun Çetta : Parase këta politikaj, mos të harrojm faktin se fajtorë dhe bashkë pergjegjës për gjendjen e mjerë politike, ekonomiko-sociale e morale, janë jo pak ish shokë tonët, ish të burgosur politik e veprimtar të cilët mendonin apo u mashtruan se duke bashkëpunuar më këto struktura të krimit dje, tani në emër të lirisë po u lënë pergjegjësit atyre e vet po pasurohën për mes tyre !!! Këtë karrem nuk e han populli edhe pse e kanë sjellur në gjendje të mos ketë forcë të ndermarr diqka e as organizoj ndryshimet para këtij krimi. Riorganizimi është aktiv por pa mundësi të dal në siperfaqe legalisht në të quajturën demokraci dhe vend të çliruar. Sapo të dilet, ti gjuajn piunet e tyre për të deshtuar që në start dhe pastaj dalin subjekte të reja dosido sa për ta kompromentuar seriozitetin e nismave reale. I paguajn vet parti të reja formale për të marr kohë menagjimi të situatave që i kanë krijuar. Puna ka shkuar aq thellë sa vetëm koordinimi i gjitha gadishmerive për ndryshim mund ti lë pa forcë bllokimi këta të cilët nuk duan ndryshimet reale.


 

Linku në Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1020790267941103&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=1&comment_id=1020844527935677&offset=0&total_comments=1