Rrefime

   Mergata Shqiptare në vendin tone duhet të jetë tepër e kujdesshme jo vetëm në fushën politike por edhe në atë private ngase mashjtrimet janë i vitmi potencial i cili po konsumohët në vendin tone.

 

Ligji për mashtrim në vendin tone nuk funksionon edhe kur ke gjitha argumentet të cilat nuk i mohon as mashtruesi.

Mashtrimi i mbuluar më marrveshje dy palësh, edhe unë   pajtohëm të mos denohët nese ajo më në fund permbushet si marrveshje pa dallim mashtrimit në pazarët qofshin ato blerje-shitje, ndertime, riparime e fusha tjera.

 

Mashtrimi në marrveshje të pa realizuar është mashtrim i cili duhet ndjek më ligj derisa mashtruesi nuk e mohon marrveshjën, pra mashtrim të cilin ligji tek ne mjerisht nuk po e ndjek dhe kështu po mbetën forma tjera të cilat nuk e integrojn vendin tone në botën e qytetruar të shtetit ligjor. Për ta realizuar ndeshkimin ligjerisht të mashtimit të pa realizuar si marrveshje kanë mbetur forma të cilat paguhën shtrejt për procedurë të shpejt, më në fund një mundësi e vetme kjo…

 

Sot, u ndjeva tepër keq kur gati u mashtrova në besim pas sa e sa debateve mbi pa besitë të cilat po ndodhin në shoqërinë tonë.

 

Nga 300 euro mbrëmë për ca raftie të hekurta në garazhdë, sot disi më u mbush mendje në besim për 250 euro pra më besim e premtime se nuk ka si më lirë por më mundësi ta kemë edhe një konkurent për ofertë. Pasi u ndam më erdhi ofertuesi tjetër dhe më të njëjtat përmasa arrita që puna të bëhët e njëjt për 130 euro, i telefonova mikut dhe i sqarova që të mos llogaritë në punën ngase bëra marrveshje më një ofertues tjetër.  

 

Miqësia jonë është më e mirë kur kuptojm njëritjetrin pa dallim kësojë çfarë ndodhe, i them mikuit, po, po ashtu është më u pergjigj miku të cilin e refuzova në ofertë.

 

Po sotë, nga 500 euro Selvija apo tuja gardhi ku më ishte ofruar oferta më premtim se 50% jan më lire diku në Kamenicë të Gjilanit se sa  këtu në Banjë, perkundrazi më ndermjetsues më doli më shtrejt se këtu në derë të shtepisë, pra të njejtat tuja këtu në Banjë jan 9 e 10 euro për cope derisa atje 13 euro copa edhe pse nuk  i doja të tilla. Kur e pash se si më doli më raftije të hekurta, shkova në oborr dhe vendosa që po këtë të tujave nga Kamenica e Gjilanit ta thërras vet por nuk i tregova nga po telefonoj.

 

Aso çfarë po kërkoja, më thot se copa kushton 3 euro !!! ishin tuja këto çfarë po i kërkoja tash sa kohë e që këtu në Banjë kushtojn 6 euro për copë çmimi real direct në serra, pra vertetë çmimi siq më ishte thënë se jan më lirë por në variantin e parë më ndermjetsues nuk më doli ashtu…Pasi u muarrem vesh drejtperdrejt e lash që të shkoj në këtë fund jave dhe ta kryej edhe kërë punë dhe vetëm tani po kuptoj çfarë është pazari më ndermjetsues dhe ai tjetri i raftijeve të hekurta në mirëbesim.

 

Më vjen shumë keq kur po lëshohëm në këtë konstatim të jetës private dhe të bizneseve sa u tha më lartë por as kjo nuk është befasi për mua derisa në politikë mashtrimet në popoll veq kanë marrë shperfaqje tmerrësisht të lakoriquara, populli, kurr më afer se tani nuk e ka pas që ta kuptoj të vertetën e mashtrimeve ku jeta është bërë mashtrim.

 

Mjerisht po e filloj për shkurt e po më shkon tepër gjatë por, thjesht mashtrimet në gjitha sferat e jetës tashmë janë legale dhe të pa denueshme, kujdesi është i vetmi mbrojtës për të mos rënë pre e mashjtrimit.

 

Unë jam këtu për ta parë si po funksionon jeta e qytetarëve të varfër.

 

Banjë 27.10.2020

Xun Çetta