Politikë

Po,sa quditshëm harrohën njerëzit, të mirat dhe bëmët e tyre por mjerisht harrohën edhe të këqijat e tjerëve. E rëndë kjo sa të duash

Shperndarje në facebook sot 04.11.2018

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2125508737469245

Vetëm 8 komente me dy foto nëntor 2012

Tema-1-
Shefi i shërbimit sekret të Kosovës vizitë në Shkup

24-10-2012 12:17 CET ,,Zëri”

Shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Bashkim Smakaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Nuk jepen hollësi zyrtare mbi takimin, mirëpo drejtori i AKI, Smakaj është parë në Çarshinë e Shkupit nën shoqërimin e zëvendës - drejtorit të Agjencisë së Kundërzbulimit, Muhamet Ismaili.

Dy drejtuesit e shërbimeve sekrete të Kosovës dhe Maqedonisë janë parë duke pirë kafe në një nga lokalet e kësaj pjese të vjetër të Shkupit, nën mbikqyrjen e rreptë të agjentëve. Deri tani nuk dihet qëllimi i kësaj vizite në Maqedoni dhe agjenda e takimeve. (INA)

FOTO-Koment Xuni 24.10.2012 :

As njëri e as tjetri,nuk takohen,nuk ndahen e as nuk bisedojnë jashtë detyrave qe marrin nga i njëjti shef i cili as nuk është në Kosovë e as në Maqedoni. Ndoshta për momentin kështu është më mirë se sa...Po dihet.

Komenti juaj u dergu me sukses!

http://www.zeri.info/…/shefi-i-sherbimit-sekret-te-kosoves-…
--------------------------------------.
Tema 2-.
“Ahtisaari” përmban autonomi substanciale për serbët

,,Zëri”24-10-2012 10:12 CET

PS:

Shkëputje nga përgjigjet e z Albert Rohan :

(Plani i Ahtisaarit në bazë të të cilit Kosova e ka shpallur shtetin nuk ka nevojë të ndryshohet për të adresuar çështjen në veri, meqë ai u jep “autonomi substanciale” komunave të Kosovës dhe mundësinë që ato të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, si dhe me institucionet nga Serbia dhe kjo mjafton edhe për komunat në veri të Kosovës).

Vlen ta sqarojm se Albert Rohan, ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në këto bisedime, Martti Ahtisaari.

Ndër tjera ai tha edhe këtë:

(Për aplikimin e modelit të dy Gjermanive në rastin e Kosovës Rohan tha se “Edhe pse rrethanat janë të ndryshme në secilin rast, modeli mund të aplikohet në mënyrë të dobishme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

I pyetur nëse mjafton për veriun Plani i Ahtisaarit, apo Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë “autonomi substanciale” për serbët në veri, diplomati austriak u përgjigj:

(“Plani i Ahtisaarit ofron autonomi substanciale për komunat, dhe ato mund të bashkëpunojnë njëra me tjetrën dhe të formojnë asociacione ashtu si është paraparë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Ato po ashtu mund të bashkëpunojnë me institucionet në Republikën e Serbisë dhe të pranojnë asistencë financiare e teknike nga Serbia. Nuk mendoj se ka nevojë për aranzhime të mëtutjeshme në lidhje me komunat në veri. Për më tepër, nuk do të ishte e përshtatshme që të aplikohet një status tjetër për serbët që jetojnë në veri se sa për ata që jetojnë në pjesë të tjera të vendit”).

Komentet :Xuni 24.10.2012

U bë mirë me sqarimin siç thotë z. Rohan se për aplikimin e modelit të dy Gjermanive në rastin e Kosovës Rohan tha se

(“Edhe pse rrethanat janë të ndryshme në secilin rast, modeli mund të aplikohet në mënyrë të dobishme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ).

Them unë Xuni se u bë mirë ngase para pak ditësh një diplomat Gjerman bëri këtë paralelizëm shumë të shëmtuar duke len te nënkuptohet se edhe dy Gjermanit nuk njihnin njëra tjetrën por bashkëpunonin deri në momentin kur kaloj e keqja pra u bashkuan. Kjo ishte politika më e keqe më shembujt më qyqar qe mund të merren në rastin Kosovë Serbi.

Komenti juaj u dergu me sukses!

Faqja ,,Zëri”

http://www.zeri.info/…/ahtisaari-permban-autonomi-substanc…/
----------------------------
Tema-3-.
Rrahim Sadiku linku në Facebook 01.11.2012

100 Vjetori i Pavarësisë dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare

Rilindja Kombëtare Shqiptare është epoka jonë më e ndritshme historike dhe lëvizja që trasoi rrugën e zgjimit shqiptar, të etjeve për bashkim kombëtar, të synimeve për shtet, liri e përparim dhe që nxori popullin tonë në rrugën e ndritshme të shkencës, diturisë, përparimit dhe emancipimit kombëtar e njerëzor. Realisht populli shqiptar në rrethanat e sotme identifikohet plotësisht me punën, synimet dhe idealet e rilindasëve.

Komentet :Xuni 01.11.2012

Ashtu i nderuar Rrahim,ne duhet të kritikojmë natë e ditë mbi dobësitë,lëshimet dhe dëmet që i bëhen lëvizjes sonë kombëtare e cila po vazhdon në këtë rrugë,por analizat dhe vlerësimet për lëvizjen kombëtare bëhen kështu si keni vlerësuar ju i nderuar.
------------------------------------.
4-.
Rrahim Sadiku linku në Facebook 01.11.2012 Link

Nacionalzmi shqiptar është specifik, sepse asnjëherë nuk ka arritur të kulmojë me ekspansionizëm e me etje për zgjerim të tokave e për pushtimin e të tjerëve, sepse gjithnjë ka luftuar për të ruajtur veten nga zhdukja, për të fituar lirinë e të drejtat kombëtare, që robëruesit dhe të fuqishmit e së shkuarës ia kishin mohuar kombit shqiptar dhe për të krijuar shtetin në trojet e veta etnike.

Koment:-Xuni 01.11.2012

Pikërisht kjo është arsyeja pse tek ne shqiptarët terminologjia nacionalist nuk duhet të na frikësoj aq më pak turpëroj dhe shtyj në servilizëm ndërkombëtar. Vetëm nacionalizmi i mirëfilltë kupton nacionalizmin e një populli tjetër po ashtu varësisht sa ai është në nivel nacionalizmi të mirëfilltë.

Gabimisht akuzohet Shovinizmi serb si nacionalizëm kur ai shovinizëm ka kaluar kufirin e nacionalizmit të këtyre vlerave dhe po përgjak rajonin pa kontrolluar kufirin e nacionalizmit të mirëfilltë.

Këto janë dobësitë e të quajturve politikan,apo servil politik si do i quaja unë të cilët po e zhbëjnë veprimtarin shqiptar me rrënjë nacionalizmi e që më vonë do ta kuptojnë krimin e tyre çfarë kanë bërë dhe mjerisht vazhdojnë në këtë krim politik.

Tash e 30 vite kam dhe i ruaj më fanatizëm klithjet e mia trishtuese në adresa të pushtetit zyrtar dhe thirrje tjera qe ta kuptojmë krimin çfarë po i bëhet nacionalizmit Shqiptarë në shërbim të shovinizmit Serb dhe unitarizmit Jugosllav,por mjerisht ishte thirrje e kotë deri në momentin kur e pësuam si popull pa dallim nacionalist,komunist a burokrat deri dje në shërbim të shovinizmit Serb dhe unitarizmit ish Jugosllav.

Akoma sot,mjerisht mjegullat politike nuk po lënë qe populli ta kupton më mirë këtë fenomenin e diplomacive politike krejt pa kurriz për ballë realitetit.

-----------------------------.
Tema-5-.
Rrahim Sadsiku Linku në Facebook 02.11.2012

“Kombi kosovar”

Më pyetën çka mendoj për kombin kosovar?! U përgjigja: është ide e marrë e dikujt që urren veten dhe kombin shqiptar. Shtova se është e pakuptimtë të merremi me marrëzi.

Koment Xuni 02.11.2012

Përgjigje e fortë njëkohësisht e urtë,e shkurtër por qe të bën të mos harrosh. Vetëm kështu goditet e keqja dhe provokimi të cilat prekin impulse dhe po nuk ka reagim,fillojnë e operojnë trupin tonë të shëndosh kështu dhe në këto forma na kanë bërë sallatë.
---------------------------.
Tema-6-.

Marjan Jaku linku në Facebook 01.11.2012

''Kosovaret në Evropë nuk shkojnë asnjëherë kokë ulur, ngase nuk kemi vra gra apo fëmijë te pafajshëm,nuk kemi grabite territore, nuk kemi masakruar e përrndjek njerëz te pambrojtur. Kurse ata (serbët) i bënë të gjitha mizoritë, edhe atë para syve të perëndimit - në emër të perëndimit, derisa perëndimi i tha boll me dhe e bombardoi Evropa besoi se do e ketë parasysh këtë fakt për pranimin e Kosovës ne gjirin e saj''.

Koment:Xuni 01.11.2012

Si mërgimtar nga këtu ku jemi,pajtohemi dhe vlerësojmë alarmin tuaj bërë botës në prag të bisedimeve Kosovë- Serbi dhe udhë rrëfyesit për në BE qe shpresojmë ta kalojmë më sukses pa dallim gjendjes politike,ekonomike e sociale si pasojë e pushtimit të gjatë të vendit tonë dhe luftës që sa po e lamë.

Bisedimet duhet ta kenë një parashikim logjik dhe konkretisht:

Të kushtëzohet Serbia për hyrje në BE me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo vetëm me bashkëpunim siç u tentua këto ditë.

Të kushtëzohet Kosova që ti kryen obligimet drejt BE-së pa dallim e njeh apo jo Serbia si shtet pavarësimin e Kosovës. Kosova nuk guxon ta ndal rrugën drejt BE-së në pritje se e njeh apo jo Serbia pavarësimin tonë aq më parë kur Serbia është përcaktuar: Jo në BE- pa Kosovën. Pritja e tyre në vetëdijesim do na kushtoj por jo te na bënë qe të merremi më të dhe ndalim rrugën tonë.

Edhe njëherë pajtohemi me mesazhin tuaj z. Jaku por hiqi thonjëzat ngase nuk po citoni dikë por është mesazh i juaji i nderuar.

http://www.facebook.com/groups/304504972971640/permalink/365619976860139/

------------------
Tema-7-.

Dedë Abazi 03.11.2012

Ja, këta janë themeluesit e demokristianëve në Kosovë.

Shtiracakë, që kërkoni det e tokë për të fituar një proselit e, kur kthehet, e bëni bir të ferrit.."

Po lexoj si po mundohet dikush të ndryshojnë historinë demokristiane!! Pse e bëjnë ketë?...e din vetëm dreqi qe i frymëzon ata!!

Demokristianët edhe pse e kan një histori te hidhur, megjithatë e kan një histori – Dikush e themeloj dhe e nisi ketë ide demokristiane ne Kosovë. Ajo nuk mund të ndryshohet sepse e vërteta dhe historia nuk zhbëhet, e kjo, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo.

Dalim në temën ku është qëllimi i këtij shkrimi; ata qe shkatërruan dhe nuk lan gjo pa be deri sa e shkatërruan subjektin demokristian dhe e quan ne shkatërrim te tërësishëm, tash po mundohen ta krijojnë një histori te rrejshme, e thash se ku është qëllimi – askush nuk mund ta dij pos mësuesit te tyre shkatërrimtar i cili i nxiti dhe u dha forcë djallëzorë ta shkatërrojnë ketë subjekt – e tash i frymëzoj ta shkatërrojnë edhe historinë demokristiane (nëse munden??)

A ishte prof. Gjergji Rrapi demokristian? Jo. Çdo respekt për të ndjerin prof Gjergj Rrapin por ai asnjëherë nuk ka dhënë asnjë kontribut për demokristianët. Ai ishte kryetar i një partie liberale. Bile prof Gjergj Rrapi – kryetar i nje partie liberale - krijoj koalicion me Rexhep Qosen i cili i printe partisë LBD, dhe pas lufte drejtoj profesori departamentin e energjetikes në bashkëqeverisje me UNMIKU-un, nga përkrahja e Rexhep Qoses si Aleance qe ishte me partin e tij. D.M.Th nuk ishte demokristian por lberal.

Themelues është z Lazër Krasniqi, aty ne foto shihen disa nga bashkpuntorët të cilët themelonin degë dhe struktura demokristiane, nder ta edhe i respektuari dhe i nderuari don Viktor Sopi shihet ne foto. Ndersa kur bëhet fjalë per dikë me mbiemer Rrapi, demokristian ishte Pjeter Rrapi dhe një kohe sekretar i përgjithshëm e jo Gjergj Rrapi, por injorantët nuk njohin tjetër gjuhë pos asaj te injorancës.

Historia e demokristianëve nuk përshkruhet nga ata qe e luftuan dhe shkatërruan ketë subjekt por me ata qe vërtetë ishin dhe janë demokrisian. Ka arkiv nga zhvillimet demokristiane, ka video inqizime dhe foto, ka procesverbale, ka shkrime te gazetave qe janë ruajtur dhe sigurisht se do te dalin ne drite te gjitha...

“Vaj për ju, ....., shtiracakë, që u përngjani varrezave të zbardhuara me gëlqere, që duken përjashta të bukura e përbrenda janë plot eshtra të vdekurish me gjithfarë ndyrësie. Kështu edhe ju përjashta njerëzve u dukeni të drejtë, kurse përbrenda jeni krejt hipokrizi e padrejtësi”.

Foto:-
Koment: Xuni 03.11.2012

I nderuar z. Abazi

Revolta juaj ndaj publikimeve paushallë dhe pa përgjegjësi deri në komprometim të historikut të demokristianëve në Kosovë,sigurisht duke mos artikuluar drejt emrat e themelimit të këtij subjekti,mase si revoltë e juaja kjo arsyetohet ! por jo të arsyetohet edhe humbja e durimit tuaj deri në nivel të këtij lloji fyerjesh. Unë ju shohë juve kështu më syrin kritik edhe pse vet herë,herë jam akoma më i ashpër,por dallimi është se unë nuk kam subjekt politik dhe nuk kam pse kursej sulmin paksa të vrazhdët e ndonjëherë deri në iritim...

Vëllezërit Rrapi i kam njohur në detale jo vetëm nga vendlindja atje në Dukagjin gjegjësisht fshati i tyre Stupë afër Budisalcit,por shumë më për së afërmi i kam njohur në Prishtinë. Realiteti i tyre si vëllezër në raport me përcaktimet politike është ashtu siç thoni ju,pra duhet pranuar se ishte një gabim i ish kolegëve tuaj në këtë drejtim,por nuk mendoj se ju,do duhej revoltuar deri në këtë nivel ngase nga ju duhen pritur toleranca dhe metodologji të trajtimit të problemit deri në mënyrën si reagon një kryetar i një subjekti politik,apo ndoshta keni zgjedhur si model z. Sali Berisha të cilit po i ka sukses falë gabimeve të pa reshtura çfarë po i bën kundërshtari i tij politik. Nuk jam edhe për heshtje për hir votash siç tha mbrëmë Kadri Veseli se si nuk duhet te jemi kundërshtues të ashpër mes veti dhe nuk duhet kërkuar gabimet duke bërë me gisht nga tjetri !!! E si ta gjejmë të keqen dhe goditim atë pa bërë më gisht kah e keqja dhe të goditet ajo? do e pyetja atë. Pra nuk ta dua revoltën e tepruar por as urtësinë që të thuash diçka për të mos thënë absulitisht asgjë siç pamë dhe dëgjuam mbarëm tek z. Kadri Veseli. Demokristjanët aktualisht edhe si të ndarë sa për ta thyer bllokadën mund të vazhdojnë si metodë anti bllokade por një ditë do të ulën dhe bashkohen ngase nuk shkohet në pafundësi kjo,pra mendoje këtë i nderuar Dedë.

Shpresoj se reagimin tim e kupton krejt miqësor dhe pa më të voglin dyshim në vërejtjen që kisha. Preciziteti i sjelljes në politikë vërtetë është i vështirë por përvojat të bëjnë ta gjesh të duhurën pa shkelur në idealet dhe mundin e tjerëve.

Shëndet dhe suksese në vazhdim.
---------------------------------------.

Dedë Abazi 04.11.3012

I nderuari z Xun Qeta

Falëminderit në komentin dhe për te gjitha ato shkrime dhe komente që i bëni në forumin e LRD-së.

E them sinqerisht se këshillat e juaja janë të qëllimit t’mirë, në gjithnjë i marrim me seriozitet dhe me urtësi, jeni një mik i madh i demokristianëve dhe aktivist i pa lodhur në interesa kombëtare, prandaj ne e çmojmë personalitetin tuaj si dhe dashurinë dhe respektin që treguat çdoherë për demokristianët shqiptar.

Nuk kam për qellim ti jap arsye shkrimit tim – në ato që ju keni vërejtje, por pa tjetër se më duhet të them atë qe e ndiej në frymën time.

Populli ynë mjaft vuajti, kjo vuajtje erdhi edhe si pasoje e heshtjes së tepruar.

Unë si një qytetar i Kosovës, ne ketë rast si një aktivist demokristian, ka vite që kam heshtur, d.m.th qe në vitin 1997 kur ishin disa momente të rëndësishme dhe historike, kur Kosova po përgatitej për lufte, ne atë kohe nuk kam heshtur dhe isha shume aktiv – dhe kjo deri në përfundim te luftës, por pas çlirimit kam heshtur, por ne heshtjen time i kam përcjellë te gjitha zhvillimet, i pava të gjitha këto dëme dhe shkatërrime, deri sa gjendja aq shumë u rendua sa demokristianët, elektorarti dhe kjo rini demokristiane mbeti askund, pa asnjë përkrahje dhe pa asnjë lloj shprese për te ardhmen e tyre. Por, i dashuri mik, heshtja ime dhe e bashkpuntorëve mori fund në ditën 13 06 2012 kur ne e themeluam Lëvizjen Demokristiane.

Unë kuptoj atë qe keni thënë dhe e çmoj këshillën e juaj dashamirëse, por z Qeta besoj qe e din rëndësinë e realitetit dhe të VERTETËS. Njerëzit e kanë themeluar dhe ndërtuar ketë ide dhe subjekt demokristian në Kosovë, dikush e shkatërroj, e lere qe e shkatërroj por tash pretendon ta shkatërroj - ndryshoj edhe te VERTETËN dhe historinë sipas tekeve të veta, kjo ishte e pa tolerueshme, shumë e rende për ata qe kan ndërgjegje dhe dinjitet, unë sinqerisht të them se e kam përjetuar jo mire, kjo - sepse frymën time e drejton DREJTËSIA dhe e VËRTETA. Jam dëshmitar dhe njohës i të gjitha ngjarjeve të demokristianëve qe në themelim e deri sot. Nuk tolerohen më ata injorant dhe mashtrues, nëse nuk u themi TRUQ ashtu siç janë, sigurisht se mendojnë se janë në rregull, kështu që asnjëherë nuk mendoj se duhet të heshtet ndaj dukurive negative dhe mashtrimeve djallzore, kjo për arsye se siç e përdori shpesh një thënje;

“Dituria e ngujuar dëmton autorin dhe shoqërinë në tërësi’!

Kaloja mire dhe respekt për ju i nderuar Qeta.

Faqja.
http://www.facebook.com/…/386374…/permalink/449640311748170/
--------------------------------.
Tema-8-.
Rreze Llapi 03.11.2012 Limku:

Nderi i Llapit, heroi i gjalle i Kosovës!

Komentet:

Deri këtu qenkan shtatë (7) komentues,edhe shtatë qind komente të bëhen,nuk do mund ta pasqyrojmë kontributin e pa shembull të z. Demaçi,por edhe lëshimet apo gabimet nuk do mund ti pasqyronim më mirë se kur e dëgjojmë vet Adem Demaçin origjinal. Gabimet sado të mëdha që janë,ato kurrë nuk kanë qenë dëmi i Kosovës më shumë se dëm i vet Ademit dhe organizimit të një force politike e cila i ka munguar dhe vazhdon ti mungon vendit.

Për të mos e len dyzash,po e përsëriti,kontributi ka qenë dhe është i pa shembull,gabimet kurrë nuk kanë qen në dem të vendit sa ishin në dem të vet z. Demaçi. Gabimi më i madh i Demaçit,kurrë nuk ka mund ta dëmtoj çështjen kombëtare sa e ka dëmtuar gabimi nga njëherë më i vogël i shumë politikanëve tonë qe kanë pas fatin qe nga askush të bëhet dikush për ta zhvat mundin,djersën dhe gjakun e derdhur për këtë vend i cili akoma nuk po mund tu dal dore atyre kasapëve politik.

Demaçit i nevojitet transparenca dhe serioziteti më individin si dhe reduktimi i transparencës dhe sinqeritetit publikë dy gjëra këto si uji dhe kripa pa të cilat nuk bëhet buka sado mill i mirë të jetë ai. Transparencë dhe sinqeritet me individ apo mall politik çfarë i duhet vendit e jo me politikanë pushtetesh ngase prej tyre vetëm djegëje ka...

Faqja:

http://www.facebook.com/photo.php…

Lidhja:

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/493991683954300:0

Komenti im sot 04.11.2018 :

Xun Qeta : Sapo kalojn vitët harrohën gjërat dhe njërzit më të bëmat e tyre !!! E rëndë kjo sa të duash