Familiare

Krejt pa pritur më hyri në dhomën time Mysafirja e pa ftuar në këtë natë vjeshte. Erdhi adhurusja ime Flutra e veshur në kuq e zi dhe kështu po kalojm një natë si familja më fatlume në këtë natë feste…
Kush nuk e ka ditur le ta din tani se unë, qysh si femi isha dhe mbeta adhurues i flutrave. Po të ma mbytesh një flutur para syve të mi, tërë dita më shkon i vrar në shpirt. Tani, jasht ka të ftoht dhe sa dukët erdhi flutra e veshur në kuq e zi, nuk e di për të ma uruar festën apo thjesht për stregim në këtë natë të ftoht.
I bëra ca foto, e futa në një kuti plastike të gjërë dhe më frymëmarrje të lirë por kisha frikë mos kjo e don lirinë e natyrës e jo e mbyllur. Ashtu më këtë kuti plastike e qita në teracën time, i hjeka kapakun por ajo nuk dilte nga aty, prita mbi gjysmë ore dhe fitova pershtypjën se po ngorth nga të ftohtit, e ktheva serish në sallonin tim, serish nuk leviste e lere më të fluturoj.
I shtrydha një mandolinë dhe kështu fluturën mysafire e vendosa mbi të, kam pershtypjen sikur mori dy tre hurpa leng mandoline, pushoj pak dhe më pas mori fluturim rreth e qark sallonit e kryesisht rreth poqeve elektrike në abazhur siq shihet në foto.
Tani i lutem zotit që ta zbardh mengjesi dhe sapo te dal dielli ta mer rrugën e vet derisa unë nuk jam ai i cili di se çfarë han e as çfarë pin kjo për të jetuar më ne këtu.
Këtu, Flutura ka strehim më gjitha të mirat ashtu siq jam strehuar unë tash e 25 vite më parë, por nuk di a mund të ambientohet kjo në familjën tonë për sa ditë ka jetë ngase kam lexuar se fluturat nuk jetojn gjatë.
Kjo ishte nata e kënaqësisë së familjës time.

Luzern 27.11.2016

Xun Çetta