Politikë
Politika, kryesisht morali i sajë, ka humbur vlerën në të dy anët e vendit tonë të ndarë. Sa politikan nga atje pertej bjeshkëve tona, kryesisht nga Tirana, dolën dhe u bënë emër pas atyre sherbimeve që u bënë agjendave nderkombëtare në Prishtinë ku u punësuan atje, ata kryen emisionet e tyre dhe iken serish për Tiranë.

Ju z. Majko, më deshirë e vullnet, apo më detyrë të ngarkuar, sa dukët po fillojshit nga e kunderta, pra ju veq keni emër dhe nuk vini e punësoheni në Prishtinë permes nderkombëtarëve  por sidoqoftë, një realitet duhet kuptuar, ta dini dhe mos harroni faktin se, andej e këndej bjeshkëve tona, politika imorale na ka viktimizuar e degraduar aq keq si veprimtar sa nuk ka fjalë për ta pershkruar…

Këto politika fatkeqe, shpesh më baza të pastra kriminale, nuk pershkruhen e as kuptohën nga lexuesi, po aq më pak nga elektorati më një koment artikull si ky, madje as më dhjetra faqe pershkrimi. I dim ne ato politika krimi dhe kemi më thasë akoma pa lidhur grykën për plotë  argumente mbi këtë fatkeqësi polituike në llogari të veprimtarëve të vendit tonë të ndarë.

Zbardhja e fatkeqësive politike kundrejt veprimtarëve,  është një temë në vehte, ajo don studim…Sigurisht se edhe nga këndej bjeshkëve tona kemi të punësuar në politikë andej nga Tirana por edhe gjithëherë e thëm se, këto janë politika të vjetra të cilat po vazhdojn ta mbajn monopolin në kushte dhe rrethana të ndryshimeve globale e veqebarisht ndryshimeve në Ballkan.

I di qerdhet dhe mikëpritjët në mes Tirane të cilat i bëhëshin Veton Surroit, Baton Haxhiut, Shkëlzen Maliqit e shumë e shumë emrave tjerë të mos i permendi ata deri tek Enver Petrovci, kundër të cilëve nuk kam asgjë, bash asgjë,  por nuk ndihesha mirë pse kjo etje, kjo mikëpritje për ta, pa qarë kokën për veprimtar të kanaleve tjera për çlirimin e vendit tonë ?.

Këto ishin dhe janë edhe sot, qerdhe më njerëz në nivel shteti në Tiranë. E di se sherbimet e kryejn punën e tyre si dhe e di se ish SHIK-u tani SHISH.i nuk rrin duar kryq, por mjerisht ashtu si në të kaluarën edhe sot po viktimizohën dhe perbuzën veprimtarët më të devotshëm të atdheut tonë.

Mjerisht vendit, kombit tonë, kurr nuk i kanë munguar pykat e plasaritjeve, pyka këto tepër të rrezikshme brenda vet trupit të kombit tonë. Shërbimet i duan pykat pa dallim nga janë perpunuar dhe gjuajtur ato dhe jo rrallë, nga etja për të punuar më këto pyka më bindje se i dim por i kemi nenkontrollë dhe të izoluar plotësisht, aty fillon rreziku dhe më vonë ndihen pasojat e tyre.

Vendi ynë aktualisht,nga gjitha këto informacione që vinë nga lloj, lloj spiunësh brenda vet popullit tonë, më në fund sikur ti kishim njerëz të ndershëm e të perkushtuar për vendin në ballë të institucioneve të shtetit, ne edhe mund të kishim perpunuar një vlerë nga gjitha këto produkte informatash dhe spiunësh, por kujdesi nga kontra informatat e kontra spiujve, do duhej të ishte në nivelën më të lartë të mundëshëm. Këtu ka qaluar vendi ynë në të kaluarën dhe rrezikon të vazhdoj viktimizimin e më të ndershmëve të vendit tonë edhe në vazhdim.

Unë e thëm publikisht se, jam lodhur shpirtërisht për të shkruar si deri tani më mendje të shëndosh në kokë, në shërbim të atyre pa mend e pa kokë në politikë të cilët per mes pushtetit i shfrytëzojn ato djerësitje truri të viktimave tyre, vetëm e vetëm për të mbijetuar vet në politikë. Ky krim politik është më i theksuar dhe po kultivohët më shumë sot se sa në të kaluarën.

Unë,si pasojë e kësajë lodhje shpirtërore, për herë e më shumë po iku nga shkrimet politike dhe relaksohëm më shkrime mbi familjën time dhe mdi tema tjera jo aq më peshë në politikë.

Pra nese nuk shkruaj si deri pak kohë më parë për kaq vite, pikërisht për shkak të helmit çfarë shperndajn të pa mendet dhe pa kokë në politikë, kjo do të thot, po edhe dhe le të kuptohëm se, po i kursej nervat e mia për të mos e vuajt tërë jetën, gjendjën nga e cila më vështërsi ,por do dalim nga kjo situatë.

Të pa mendet në kokë të cilët kanë monopolizuar politikat e vendit tonë, kanë pervetësuar pasuritë e shteti, janë integruar dhe janë shumë komod në politikat të cilat nuk i dikton vendi ynë, e kanë vështirë ta marrin më mend e lere më ta kuptojn se sa keq kanë perplasur vendin dhe fatin e popullit tonë.

Ata, nuk më kuptojn krejt në gjeneral të problemit të cilin e rrahu dhe trajtoj rregullisht, ata i dinë dhe rregullisht luajn më plagët e mia, por një ditë do të jetë shumë vonë për ta pa të keqen e fatit tim të cilin ma imponian të mbetëm në mergim.

Ata nuk mund ta kuptojn fatin tim si mergimtar, nuk kuptojnë fatkeqësinë time ku më kanë perplasur në punë të detyrueshme, në moshë dhe më njerëz të gjitha niveleve vetëm e vetëm të mos mbetëm shembulli më i keq si i pa punë. Pra ma imponon nevoja të mos bie në konflikt më askë në punë, pa dallim nivelit të sa e sa mentaliteteve njerëzish çfarë perjetoj në punë vetëm e vetëm të mbetëm ky që jam…Kjio, sigurisht, ndoshta edhe nuk mund të shkoj gjatë.

Pra nëse z. Pandeli Majko tha :

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë ( pra për shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës). Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”

Atëhere, çfarë të thëmë unë i cili jetësisht kam nevoj për një kthim dhe për një rrogë atje në vendin tim, apo ndoshta të njëjtën gjë si z. Majko, po kërkoj që ta kemë një mundësi të dhënë në Tiranë ?.

Posted on February 9, 2016 by shqiperiajone

Linku:

http://shqiperiajone.altervista.org/majko-kerkon-pasaporte-te-kosoves-do-ti-hyje-politikes-ne-prishtine/

Luzern 10.02.2016

Xun Çetta
Komentet në facebook:

Ahmet Bllaca : Po nuk e die sa ka nevoj Kosova per Majkon kur dihet se fara e Sllavo-Komunistave po funksionon ne Kosove dhe mjaft po na kushton, dhe se mose po ju duket zotri Majko se nuk jane duke i krye detyrat ashtu sikur ju do donit?. zotri Majko, mir kishte me qen qe edhe ju atje te mose ishit fare, se per Kosove, nuk kemi nevoj per te tille. Kosova e heqi te zite e Ullirit deri u lirua nga Korbat e Mortajes se Kuqe, 1989-99, dhe tani nuk duame te pakten te importojm, por jemi te interesume te jau Eksportojme do juve atje tek ti, e mos naj kthe kurre keteje ne Kosovë.

Xun Çetta : Ahmet i nderuar, komentet janë vlerë dhe shumë të lira për secilin nga ne por, siq kam thënë gjithëherë, duhet pas kujdes e mos fyhet dhe mundësisht të kontribojm diqka. E ke fyer në një rast një mikun tonë aq keq sa nuk bëhët, të kam thënë ti lajmërohësh më mesazh privat se nuk bëhet kiameti ti kërkosh falje, nuk ju ke lajmëruar.

Edhe z. Pandeli Majko, mjaft i respektuar në Kosovë, për zote e fyen keq, e pa nevojë mik i nderuar dhe respektuar Ahmet. Po pse more burrë kështu ?. Unë nuk shkrova kundër Pandeliut,por kundër politikave që po ndjekën në kurriz të veprimtarëve më të denj tër cilët i kanë bërë pikë e pesë dhe kurr të viejnë në politikëbërje e jo së jo në vendimmarrje.

Në këtë të keqe për kombin tonë, ka struktura politike nderkombëtare e brenda nesh si komb, të cilat rregullisht jan aktive dhe në veprim, nuk është z. Pandeli Majko ky. Nuk ishte mirë ta shfrytëzoj rastin e tij për këtë temë, por vet rasti ishte i ndieshëm. Nuk ishte mirë që as vetvetën ta marr si shembull viktime, por aty po dhëmbë më shumë, perjashtuar fatin e kombit tonë dhe më në fund, nuk po ta qan hallin kush po nuk qanë hallin tënd ! pra edhe  kjo e keqe ka perfshier vendin tonë.

Këto struktura politike në veprim, kanë viktimizuar emra të mëdhënjë, shumë të mëdhenjë të rezistencës sonë kombëtare duke i mbajtur villave të bregdetit më të mirë të vendit tonë nga Saranda e gjithëandej detit Jon, por asgjë më shumë se një vrasje politike e tipit të heshtur nuk doli nga ato ,, perkujdesje perkdhelëse“ të cilave u doli sekreti vrastar.   

Ahmet i nderuar, mos na i fyej njerzit pa kuptuar pse merren si rast në tema diskutimi. Kritiko veti të dobëta edhe të emrave dhe personaliteteve të mira e të mëdha,  por mos shko në fyerje miku im Ahmet.

Edhe rasti Sejdi Sipi-Milaim Zeka, para sa kohe ishte vetëm si rast për temë trajtimi e jo të fyhën ata, të lutëm.

Kështu nuk kontribojm, perkundra izolojm njëritjetrin.  

Mengjes të mirë e ditë të lumtur, shendet

Ahmet Bllaca : Më gjithë respektin qe kame ndaj juve dhe shume të tjerëve, mund te thëm me pergjegjësi se une nuk fyej, por kritikoj pa doreza këdo qe ka nevojë sepse ne demokraci bile esht leht se nuke te burgosin, por eventualisht te shajne, të fyejn, apo te kundervehën me argumente, prandaj sa i perket P.Majkos si Politikan ne Shqipëri është i respektuar dhe vlerësuar gjithehere nga une, por une e kisha fjalën për në Kosovë, dhe ne këtë rast, aspak nuk e kam fyer i nderuar Xun Qetta, por vetëm kam shpreh pikëpamjet e mia per sa mund ti kontriboje politikës aktuale tek ne, kurse per fymje nuke e die se mund te fyej ndonjeher dikend, dhe po qese mund te jame pake sa i padurueshem kur shoh se çfarë ndodhe me ne Shqiptaret, por sido që të jetë, mos i merre ngat shpirtit ato qe i drejtohem Pandeli Majkos per këtë rast, sepse është vetëm mendim i imi qe nuk preke kënd tjeter. Ndersa si Politikan, zotëri Majko është treguar kur ishte koha, shumë i ngritur nga shum te tjere, dhe per këtë e kam admiruar në të kaluarën, por edhe sot nuk mendoj se mungon aftësia e nje politikani te rangut te Europianve, ama unë e kisha per klimen politike te Kosovës, dhe aty ishte krejte qellimi, kështu qe miku im i nderuare une pranoje kritika, dhe sygjerime, e mendimet mbesin, sepse ato i kam qendrime jo te huazuara apo te ndertuara sipas portalev apo mediave elektronike e te shkruara, por te ndertuara ne baz te nje vizioni qe e kam ndertuare me decenje, dhe kurdo qe i shoh personalitet tona me nje hije mbrapa qe mund te ken gjurme te këqia neser apo pasneser, unë nuk i heshti, e kjo munde te ket konotacion negativ per dike, dhe te pa pelqyshem, por ja qe jam i tille.

Kam kënaqësinë kur ka mospajtime me mua, dhe me behen kritika, sepse e ndiej veten mirë duke pa se i vritet veshi dikujt per gjendjen qe jemi duke gjykue dhe kritikat qe behen, sepse kështu bente gjat jetes se ti edhe i madhi Faik Konica, dhe vetem pas vdekjes se tina e admirun dhe e ngriten ne qiell, vertet ashtu qysh ishte i madhe dhe largpamës, po per se gjalli te gjith e injoronin sepse te verteten sado e rëndë qe ishte nuk e heshte.

Respekt i nderuar Miku im Xun Çetta.

Xun Çetta :Mik i nderuar Ahmet, janë shumë miq, shok e veprimtar, kategori në vete të cilët i kam skenuar në mendje dhe në bindjët e mija për ta. Ata janë tmerrësisht të perkushtuar, të sinqert për kohën e cila nuk është e tyre, të nxitueshëm, më dhe pa arsye falë pa djallëzirave tyre në politikë si dhe, nuk qajn kokën për të ofruar elektorat, e në veqanti jo elektorat të pergjumur në politikë… Më shkurt, i tillë je skanuar tek unë edhe ti mik i nderuar Ahmet. Po ta shprehu këtë, i bindur se ke krijuar një kulturë debati dhe nuk e merr për keq bindjën e mikut pa dallim pajtohësh apo jo…

Unë për vehte, kurr, në asnjë moment nuk kam bërë ballë ti braktisi shumë miq, shokë e veprimtar të kësajë kategorije, madje nuk kam ndierë ftohje në ta edhe kur jo rrallë në iniciativat e mia më kanë rezultuar bukur të bezdisshëm.

Fati i veprimtarëve e kryesisht i idealistëve në politikë i përngjan një thënje, proverb i popullit :

,,Gjitha darsmat i argëtoj dhe i madhështoj daulla e Jevgut, kur erdhi radha ta martoj djalin e vet, daulla u shky“

Ky proverb, fjalë e popullit kjo, askund nuk pershtatet  më mirë, për të pas kuptimin e plotë se sa tek veprimtarët dhe idealistët në politikë.

Gjithë jetën, ata bëjn e kontribojn, kur vjen koha dhe mosha, ata vdesin pa i gëzuar kontributët dhe punën e tyre.

Mik i nderuar Ahmet, duke parë dhe kuptuar shumë herët këtë fartkeqësi, tashmë ka dekada të tëra e jo vetëm ca vete, që kur më përkushtim jam percaktuar edhe për formën e kontributit më shkrime, jam percaktuar dhe kam vepruar edhe në këtë formë, i bindur se ato mbesin dhe nuk mund tu iku as të mirave e as të keqijave më gjitha ato shkrime të deponuara në kohë.

Shkrimet mbesin edhe pas vdekjës tonë, ato nuk vdesin edhe kur nuk lexohën në kohë pa kohë, andaj kujdes kur shkruajm.

Prap po dal tek një fjalë e popullit kur thotë :

,,Një jetë është kjo,dy nuk i ja kanë dhënë askujt“

Pra, do ishte mëkatë të mos kemi kujdesë më shkrime dhe kështu ta ruajm punën, mundin, djersën dhe sakrificat tona për një jetë, ngase dy jetë, nuk i janë dhënë askujt…

Kërkohët kujdesë tepër në nivel , që mos ta vrasim vetën më këtë pjesë lirie që e kemi, sigurisht fryt i punës sonë.

E di Ahmet, se nuk ja vlen të ndalët e as të hidherohmi njëri më tjetrin pa dallim mos unifikimit të 100% të qendrimeve tona, ato kështu vetvetiu shkojn drejt unifikimit të sigurt e pa pasoja.

Letë jetë kjo fjala ime, porosi edhe për të tjerët të cilët nganjëhere hezitojn të rrahun tema pa dallim mendimeve ndryshe.

Ahmet Bllaca : flm shume shoku i Idealeve, shum i drejt dhe i durushem je, dhe then drejte te pergzoj se si po mund ta ruash durimin edhe ne kte moshë, sepse thjesht nuk është leht, sido te jen, kritika apo këshilla këto qe mi shkruan, asnje pikë apo presje nuk e kanë te pa drejte dhe tersisht me qellim te mirë, e sikur te ishim krejt ashtu te matur dhe me durim te Engjujve do i kishim punët Tel si thot Populli, por fatkeqësia është qe pjesa dermuese, jemi Kryeneq, inatgji,dhe karrierista e interesgji, dhe nga kjo po linde edhe reagimi i cili vjen nga Atedhe-dashuria qe shpesh po na shtyn ne disa debate te pakëndshme dhe shprehje mendimesh qe nuke i gjykojme para se sa ti thom,e kësaj i thonë mos mendo nga Zemra, por vepro nga mendja, dhe ashtu behet politika e menqur e Kombtare, por mos te zgjase, kjo qe ke shkrue është per flm.

Respekt per njrëz te tille qe din, por nuk don te lendojne edhe kur kan te drejt.N.Mirë.