Politikë

Kanë nisur të dëgjohen zëra "periferikë", rreth nevojës së organizimit të një tryeze, për dialog ndërpartiakë, i cili do të angazhohej në zhbllokimin e krizës politike-parlamentare në Kosovë.
Ata që ambicie kanë pushtetin dhe vetëm pushtetin, edhe ata që sundojnë edhe ata që aspirojnë sundimin, pa një pa dy, nëpër kafene, politikanë të rangjeve pak a shumë lokale, nisën të bëjnë kalkulimet e para. Dominon mendimi që, nëse arrihet kacaverrja sa më lartë në pushtet përmes dialogut, ia vlenë të dialogohet, përndryshe s´ka lëvizje nga pozicionet e tanishme. Kjo logjikë primitive e ka sjellë Kosovën në gjendjen në të cilën ndodhet.
Filozofia për ruajtjen me çdo kusht të pushtetit dhe marrja me çdo kusht e pushtetit në anën tjetër, vetëm sa rrënon më keq perspektivën e Kosovës.
S.Sopi, 28.10.15.
 

Xun Çetta : Qellmi i tyre është të improvizjn ndryshme para syrit të opinionit publik, formë e vjetër tashmë e njohur kjo kur të gjithë u kompromentuan dhe o burra ta shpetojm njëritjetrin.

Çdo marrveshje eventuale pa parim dhe pa nderhyrje të sadopak fryme tjetër jasht tyre është dështim për ta penguar ardhjën e tjera koncepteve, të tjerë njerëzve dhe tjetër karakteri politik nga ky i deri tashëm. Kuptohët, prapaskena politike e cila nuk dukët në koordinim mbetet e njëjt dhe prezent në gjitha subjektet politike.

Linku tek:

https://www.facebook.com/sejdi.sopi.9/posts/1641866842749168