Politikë Sa më vonë aq më e lavdishme do dali rënja e gjithë atyre të cilët falen jetën për çlirimin e vendit tonë.

Tentativa kaq vite për neglizhim të rënëve, tani ,duam ne apo jo, vepra e tyre nuk vdes, ajo del si vdekje e lavdisë së historisë tonë.

U ndjeva mirë dhe po freskohet vullneti për të vepruar tutje falë emrimit të rrugëve më kaq emra dëshmorësh gjithëandej Kosovës. E thëm këtë, por nuk mund të mos them edhe faktin tjetër, se kujdesi duhet të jetë edhe nga vetë familiarët e të rënëve, shoqatat e dala nga lufta dhe vet veprimtarët e rrugëtimit në shekillin tonë drejt çlirimit të vendit. Kujdes, po, vet kujdes duhet treguar që të mos harrohen sa e sa veteran të arsimit, veprimtar e kontribues të fshatit. Flas për ata emra të cilër numrohën në gishta dore.

Ne duhet të bëjm diçka për ata që na dhuruan, në mënyerë që gjeneratat pas nesh të bëjn diçka për gjeneratën tonë nese kemi mundur ti dhurojm diçka vendit tonë.

Mirë do ishte që emra dëshmorësh të ipen në këmbim si PSH. Emra dëshmorësh nga fshati Trubuhoc ti gjejm në fshatra tjera dhe anasjelltas, jo në përmasa të mëdha por nderë (marifet) do ishte kjo si praktikë.

Ne si fshat, do duhët të bëjm çmos që kudo, ta gjejm mundësinë e një rruge, një shtepie kulture e cila do bëhet shpejt në fshatin tonë. Emrin e një qerdheje femish etj, etj, ti lëm emrin Idriz Osmanajdhe të Haxhi Mehmetajt, dy emra këta të cilët nuk mund të harrohen nga gjithë ata të cilët u edukuan dhe muarren dije nga këta dy emra veteran të arsimit në fshatin tonë.

Pastaj kemi ura të ndryshme të cilat mund të emrohen më emra veprimtarësh të kohës tyre, siq është shembulli ,,Ura e Babës Idriz” i tillë të mbetet por të jetë pllaka ciceron aty. Ajo e ,,Zenun Regjës” pa dallim se nuk dim nga vjen ky emer, ta ndrrojm apo jo. Puna dhe organizimi në koordinim i bën gjitha këto mrekulli.

Shkolla e Trubuhocit pa dallim pse paralele e ,,Shkollës Ismail Qemaili” në Saradran, mendoj se mund ta merr një emër shtesë, ose sa më shpejt ajo të jetë shkollë e plotë në vete, shkollë kjo të cilës dikur kisha menduar për emrimin e saj më emrin e veprimtarit të këtij fshati , fshat ky i cili ndonse i vetmi në Kosovë gati e gati kishte marr një pavarësi veprimi edhe në vendimmarrje në emër të sistemit siq quhej ,,vetëqeverisje”. Akoma në fshatn tonë jan deshmitar të gjallë ata të cilët e dinë se para mbi 40 vitesh është qitur zhavori për ndertimin e kësajë shkolle e cila më në fund e pa driten vetem pas çlirimit të vendit tonë. Jo vetëm nisma për ndertimin e shkollës në fshat, por dihet mirëmbajtja e rrugëve më kufinj të ndar për secilën shtepi se ku fillon dhe ku mbaron mbushjen e rrugës më zhavor çdo prandverë  (tani e asfaltuar kjo rrugë po pas lufte). Dihet mirëmbajtja e dy urave të lumenjëve tonë dhe dihën siq thoshin tek ne mirë organizimi i ujitjeve duke mbajtur radhën dhe duke zën digat në lum për ujitjen e tokave pjellore të gjithë fshatit. Dihet rregulli i faturimit të rrymës dhe shumë punëve tjera, ku asnjëherë, në asnjë moment, në këtë fshat, nuk ka guxuar të ndermarr diçka pushteti administrativ pa dhën fjalën e vet fshati i cili kërkonte që vërtet të vetqeveriset e jo të mbetet fjalë goje ajo ( perjashtuar vitet 80-ta kur filloj filloj ndryshe). Ky kontribut i njohur për atë kohë, edhe sot  është evident tek organet e komunës sonë për fshatin Trubuhoc. Unë vërtetë po aludoj në mundin, sakrificën dhe punën që ka bërë për këtë fshat i ndjeri Mustafë Ramë Çetta, pa u thelluar në rininë e tij si i persekutuari më i ri në NDSH.

Ishtë e vështirë ta thëm këtë nga fakti pse ky ishte babai im, por realitetet nuk fshihen pergjithëmonë.

Një pushkë e lirisë në momentin e dhën, rënja për vendin qoftë edhe pa bërë asgjë më shumë, mund ta zbardh fytyrën dhe mbetesh i pa vdekshëm, por edhe veteranet e arsimit, janë pjesë e rrugës drejt çlirimit të vendit. Pa ta, nuk do mbijetonim për tu kunderven kunder pushtuesit si atdhetar. Kjo na takon ta themi ne e jo të na thuhet arsyeshën në rrugë, kafeneve e ahenxheve të ndryshme.

Luzern 28.10.2014

Xun Çetta

KOMENTET në facebook:

Xun Çetta :

 PS.
Veq sa u korita ! tani sapo më informuan se rruga në fjalë qenka emëruar në Fshatin Vrellë.
Vrella ka vepra dhe njihet për kujdesin e duhur.
Ja mesazhi në facebook të cilin sapo mora nga Qlirim Qeta (Çlirim Çeta ):
Baci Xun, Rruga ,,Deshmoret Çettaj" ëshë ne vrellë por nuk e di sakt, vete edhe dikend tjeter .
Vete dialin e bacit Vehbi tung e te fala.