Politikë

1-

Sot 5 Mai dita e dëshmorëve, po këtë ditë tri vite më parë lindi apo filloj ndertimi i objektit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe kështu kjo ditë u bë ditë shumë fish më historike.

Lavdi të rënëve për çlirimin e vendit kontibuti i të cilëve solli edhe Ambasadën e SHBA-s për gjith rajonin në vendin tonë

Më shumë nga reprizimi i 2016 :

Xun Çetta 5. Mai 2016 um 19:33 ·

Më reprizë, përkujtoj këtë ditë të madhe të shpirtmëdhenjëve të kombit tonë bashkë më ditën e po kësajë date të vitit të kaluar 05.05.2015.
Lavdi të rënëve.

Linku:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=655&fbclid=IwAR2QsJtFoiJmqjvIF3w5am-xTckai4Mv7LKaedZbnRN6MocnTr2z4KpREXU

Linku në facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=970868722933258&set=a.101831929836946&type=3&theater

Luzern 05.05.2016
Xun Çetta

Reprizë sot 05.05.2019
Xun Çetta

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398291036857679

xxxxxxxx.…………

2-

Ashtu si para dy (2) vitësh edhe sot uroj 5 Main dhe lutëm ta luftojm e mallkojm të keqen e cila po vazhdon e na kërcnon :

 

Xun Çetta 5. Mai 2017 um 09:49 ·

 

Lidhja facebook 05.05.2019 :

 

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398339560186160

 

Ditë e përjetësisë dhe të pavdekshmëve 5 Maji dita e Dëshmorëve

Lavdi të rënëve për çlirimin e vendit, hija, shpirti i tyre qoftë në kujtim si fanar drejt rrugës tonë të mbetur. Mallkuar atyre të cilët po keqperdorin lirinë dhe kështu po rikthejn vendin drejt së keqës-robërinë.

Luzern 05.05.2017
Xun Çetta

info-cetta:
http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1140&fbclid=IwAR2Inc6ZkVJ_ipcSXXiQI2TI3WCnwrWg9SZSB4blfyTWbVUupcK3vtsd2X4

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1487994014554057&set=a.101831929836946&type=3&theater

xxxxxxx--------------------.

3-

Ashtu si para gjasht (6) vitësh edhe sot koha më e madhe po shkon në përmbledhje hulumtimi

Më shumë facebook-u perkujton nga : Xun Çetta 5. Mai 2013 um 21:40 ·

Vëllimi i -V- për Kosovën dhe fatin e kombit tonë ,filloj më 24.04.2013

Reprizim 05.05.2019 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398241220195994

Vëllimi i -V- për Kosovën dhe fatin e kombit tonë ,filloj më 24.04.2013

I bindur se e keçja mbi Kosovën dhe kombin tonë mjerisht po vazhdon, më duhet ta paralajmëroj edhe një thyerje shpirtërore e cila po pikon gjak mbi këtë popull dhe kombin tonë.

Tash sa ditë hulumtimi të gjendjes në Kosovë,përpjeke për ta ushtruar ndikimin me argumente të cilat nuk më i konteston askush, mjerisht prapë gjendja po vazhdon me jo seriozitet. Sinqeriteti dhe gatishmëria për të bërë kthesa reale mjerisht po mungon.
Krejt pa asnjë kundërshtim te kuptojnë të ndershmin nga blloku i llumit politik, por jo të veprojnë ashtu si garanton suksese.

Kjo ka bërë të mendosh, se mos duke u hapur syrin e verbuar atyre ne vendimmarrje , në vend se te ndihmosh progresin ti po armatos regresin e vendit për të u bërë indirekt pjesëtar i krimit politik i cili pa shmangshëm ushtron krim ekonomik e më keq se kaq.
Tash më kanë mbetur vetëm edhe pak ditë përmbyllje të këtij incizimi të gjendjes në Kosovë, për të startuar vëllimi i –V-i këtyre 30 viteve të dy shekujve krejt të ndryshëm pa u zgjuar nga gjumi masiv në aspektin politik të elitës sonë politike.

Zhgënjim më aktualitetin politik po ,por jo në shkallë pesimizmi si dhe jo të lajmërohem pas kaç ditësh i ndikuar nga realiteti i hidhur në Kosovë.


Mbetem më shpresë të kthehem tek ju lexues të nderuar i pajisur me gjërat të cilat nuk do mund ti kapja po të mos isha kaç ditë në hulumtim të këtyre realiteteve.

Prishtinë 05.05.2013

Xun Cetta

Facenook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/579836595369808

xxxxxxxxxx---------------------------.

4-

Në asnjë mënyerë te shkojm drejtë ndryshimeve më njerëz të cilët i bllokuan ato. Ti lexojm e gjejm se kush bëri për ndryshime dhe kush i bllokoj ata bashkë më ndryshimet kur ishte koha jonë.

 

Këtu një letër kur ka ftuar për kujdesë dhe ndryshime miku im Sejdi Veseli :


Xun Çetta 5. Mai 2016 · 

 

Letër përgjigje mikut Sejdi Veseli

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=877&fbclid=IwAR1-Gr5xfnpmTuQjgj8CL_UXGAIzbP2dyvhqG6-l0N8UtlAl87CH-h-auME

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1162983963721732&set=a.101831929836946&type=3&theater

 

Repriza 05.05.2019 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398394773513972

 

xxxxxxxxxxxxx-------------------------------..

5-

Dje, po e shoh se paskam trajtuar një temë mbi falc-nacionalizmin i cili më neverit kur e dëgjoj e sot, dua ta thëm dhe sqaroj z. Rexhep Hoti se, e dua modest nacionalizmin tradicional e jo improvizuesit e tij. Kam kënaqësi kur i i ndaj këto dy kategori nacionalistësh si dhe ti urrej ata të cilët duan ta fusin në dhe dhe varrosin nacionalizmin ton tradicional, siq kemi dëshmuar : Kurr kunder të tjerëve flijohu për vendin tënnd dhe vlerat që ka kombi ynë.

 

Më shumë nga Xun Çetta 5. Mai 2015 um 23:50 ·

Rexhep Hoti: Thaçi dhe Rugova, personalitete historike

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=656&fbclid=IwAR2aKShJXsfiaoSY0UniR9_GndcyX8BF6Z_wuRZNyujsXLsWM2Uav4HiUgQ

facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=970916042928526&set=a.101831929836946&type=3&theater

 

Repriza më shtesë sot 05.05.2019

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398438736842909

Teksti i plotë :

Xun Çetta 5. Mai 2015 um 23:50 ·

Rexhep Hoti: Thaçi dhe Rugova, personalitete historike

Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka fol gjerë e gjatë për partinë e tij, në emisionin ‘Zona B’.
Ai fillimisht tha se nuk i pëlqejnë deklarata nacionaliste, duke thanë se ato i takojnë shekullit të kaluar.

“Deklaratat nuk duhet të jenë të tipit “shqiptaro madh”. Duhet të jemi të matur gjatë vizitave në Beograd. Ka shkuar koha e nacionalizmit që është bosh e kot. Të njëjtin fjalor e dëgjoj edhe nga shefi i zyrës. Është një fjalorë i shekullit të kaluar. Por ne nuk duhet ta imitojmë atë”, tha ai.

Hoti më tej tha se Kosova duhet ta respektoj Thaçin, duke thënë se ai është personalitet historik, siç është edhe Rugova. “Kosova duhet ta respektoj Hashim Thaçin se e respekton vetveten. E njëjta gjë mund të thuhet me figura tjera që mund të jenë gjallë e mund të mos jenë.

Nuk mund të flitet për Ibrahim Rugovën pa standard..Thaçi është bërë simbol historik e botërorë. PDK-ja nuk ka rroba ta mbajë atë. Thaçi sot i sjell të mira jo vetëm vendit por edhe rajonit”, tha ai.


Ndërsa, lidhur me mospranimin e Beogradit që kryediplomati kosovar ta vizitoj, për Hotin ishte një shans i humbur nga Serbia.

“Beogradi nuk duhej t’i përgjigjej Thaçit në mënyrën ‘Millosheviqijane’. Kjo kohë ka shkuar. Ju e shihni se Vucici nganjëherë e kalon ‘turbo-folkun’ e vet. Kjo sepse ai e kupton që rruga për BE shkon ka Prishtina evropiane. Hashim Thaçi i ofroj dorën serbëve për t’i ndihmuar ata, jo shqiptarët”, tha ai.
Ai tha se Thaçi në secilën situatë do ta fitonte postin e Presidentit, por është vendi e PDK që mund të humbas.

“Konkurrimi eventual i tij për President, është sfidë për PDK. Ne s’kemi ende personalitet për ta mbushur vendin e tij, në vendin e tij në PDK dhe Qeveri. Unë mendoj se PDK ka personalitete si z.Veseli, z.Kuci e z.Hoxhaj. Hashim Thaçi do ta fitoj betejën për President, qoftë përmes Kuvendit, qoftë përmes votës së popullit. Me këtë, unë besoj se fiton Kosova, skena politike, pozita e opozita. Vizitat e Thaçit në rajon e në botë, premtojnë se ai do të bëjë shumë si president”, tha ai.
Hoti, nuk tha se ka ndonjë alternativë për ta zëvendësuar Thaçin në PDK, por tha se do të ketë më shumë se një konkurrent.

“Unë s’paragjykova aspak. Unë nuk doja të kisha një garë pa konkurrent. PDK duhet ta zgjedh kryetarin e saj në një garë me dy apo më tepër”, tha ai./Indeksonline/

Komenti im:

Xun Çetta: Fjalë e popullit : ,,Nuk ka njeri të pa gabueshëm“ Unë kam perjetuar të zhgënjehëm në njeriun i cili në një moment të caktuar gabon, më pas jam penduar ngase po aj përson ka shkëlqyer. Në këtë kuptim, z. Rexhep Hoti më ka zhgënjyer njëhere dhe kurr nuk kam pas rast të pendohëm më zhgënjimin në të dhe servilizmin e tij. Po ku e gjeti ditën e dëshmorëve ta bënë këtë paralelizëm ? Duhët kursyer fjalët për emra por jo të shkohët si dash drejt servilizmave...Ky njeri ka levizje të shpejta të gjakut.

Linku RTK tek info-cetta:

Luzern 05.05.2015
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=656&fbclid=IwAR2aKShJXsfiaoSY0UniR9_GndcyX8BF6Z_wuRZNyujsXLsWM2Uav4HiUgQ

facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=970916042928526&set=a.101831929836946&type=3&theater

xxxxxxxxxxxxxx---------------------.

6-

Për dallim nga katër (4) vite më parë turri i shërbimeve të huaja në Kosovë po has në bllokadë nga vendorët, një kthesë e vogël kjo por që do të ndihet dhe filloj vetëdijesimi i karaktereve të ulta në permirsim.

 

Më shumë nga Xun Çetta 5. Mai 2015 um 16:07 ·

Jo lajm i zakonshëm, BND spiunoj vetvetën, po ku mund të jemi ne ?

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=654&fbclid=IwAR2kxR8-_KGujkpJ0nNOTcD6UwT_OtgeviSzyXNZygW7_4fJabtvLxCtklE

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=970731996280264&set=a.101831929836946&type=3&theater

Reprizë 05.05.2019

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2398495273503922

Teksti nga Xun Çetta 5. Mai 2015 um 16:07 ·

Jo lajm i zakonshëm, BND spiunoj vetvetën, po ku mund të jemi ne ?

Jam pa tekst !!!, nuk kam çfarë thëm, më mirë të mos themi asgjë ! Spiunimi po dikton botën…BND spiunoj vetëvetën. Ku mund të jemi ne më aq spiuj sa janë të rekrutuar nga sa e sa shtete në vendin tonë ?

Luzern 05.05.2015
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=654&fbclid=IwAR2kxR8-_KGujkpJ0nNOTcD6UwT_OtgeviSzyXNZygW7_4fJabtvLxCtklE

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=970731996280264&set=a.101831929836946&type=3&theater

xxxxxxxxx---------------------------------------.

7-

Xun Çetta 5. Mai 2016  

 

Letër përgjigje mikut Sejdi Veseli

 

Është një letër kjo, ku, miku Sejdi Veseli na dërgon dhe kërkon nga gjitha media-t dhe Uebfaqe tjera publike që ti botohët ky shkrim të cilin e ka vlerësuar më prioritet dhe më shumë vlerë për aktualitetin politik në Kosovë.

Të nderuar,

Po ua përcjell në atach këtë shkrim të huazuar nga RKL, pa marrë leje nga autori-botuesi, me kërkesë vëllazërore që ta ribotoni. Këtë e bej nga bindja, se si autori-ashtu dhe botuesi nuk kanë asgjë kundër që e vërteta të përhapet kudo ku flitet shqip.

E përzgjodha këtë shkrim, përmbajtja e të cilit ma mbushi mendjen po si edhe shkrimet tjera të kësaj redaksie, se vërtetë është i mbështetur në realitetin tonë të hidhur. Edhe porosia që del nga ky shkrim për të gjithë ata që nuk i kanë “shitë drutë” është shumë e qartë: Po nuk u ndërmorën veprimet e duhura për ndryshimin e rrjedhave të këtij realiteti, e ardhmja jonë do të jetë edhe më e hidhur se e kaluara!

Të nderuar, Ju mund të mos pajtoheni me bindjen time. Kjo është e drejta Juaj. Por besoj se do të më kuptoni drejt. Unë veprova duke u mbështetur në të drejtën universale për ta shpreh mendimin lirshëm!

Me respekt për Ju, Sejdiu 
Prishtinë, 05 prill 2016

Përgjigja ime :


Mik i nderuar Sejdi

Unë, publikoj artikuj vetëm kur kam kohë dhe atëhere kur mendoj se shkrimet janë më vlerë dhe do ishte e demshme të mos i publikoj. Pajtohem me ju se nuk ka nevoj te pytet autori nese shkrimi ishte publik, mjafton të mos i humbish autorësinë ose nese është foto apo video, të mos shmanget LOGO e TV-s apo të ngjashme.

Juve Sejdi i nderuar, ju kam ripublikuar disa herë dhe isha i sigurt se ishin punime më vlerë e kryesisht kur keni shkruar për ambientin ekologjik të kontraminuar në Kosovën e pas luftës.

Kam ripublikuar e besa edhe komentuar sa e sa shkrime të autorëve të cilët nuk i di e as si njoh, por faktikisht shkrimet e tyre, kanë reflektuar vlerë dhe ishin më interes për opinionin e vendit tonë.

Ajo të cilën poashtu vlen ta thëm, është fakti se, kam ripublikuar sa e sa herë edhe shkrime me ide mizerije ! por qellimi ishte që ta kundershtoj atë dhe ta argumentoj të kundertën e opinionit tyre negativ...

Kjo pra i nderuar Sejdi, është natyra publike e UEBFAQES info-cetta ku pjesërisht deponoj pjesë arkivimi, them pjesë, ngase nuk jemi të pergaditur si shoqëri që ti themi të gjitha e as publikojm foto dokumentar, audio e video për pasqyrim të realiteteve...

Sot, krejt pa pergjegjësi dhe pa llogaridhënie të merret foto e publikuar nga ju, dhe pas sa kohe del tjetri më të, duke komentuar krejt tjetër gje, krejt ndryshe sikur zbuloj sekretet, pra po më foton tuaj !, flas për foto dokumentare e jo veq foto hesapi Tjetri e merr videon dhe pa pergjegjësi e censuron dhe çfarë nuk bënë më të duke humbur burimin se ku e ka marr insertin e saj,ghitha këto etj po ndodhin sot.

Tani vetëm dy fjalë mbi shkrimin publik të cilin ke perzgjedhur si më me vlerë për ta ofruar tek opinioni ynë kombëtar e publik.

Ka shumë gjëra këtu të cilat janë më vlerë të thuhën, kujtohën dhe ti përkujtohen opinionit publik, por ka edhe gjëra të cilat nuk gëzojn perkrahjen e as mendimin tim.

Nuk mendoj se ka nevojë ti ceku të gjitha pajtimet dhe mos pajtimet e mia më çfarë lexoj këtu, tani rreth Gjykatës Speciale e kam linkun e publikuar dhe mendimin tim në takimin mbi Gjykatën Speciale i cili u mbajt në Prishtinë ku për herë të parë dal më ndryshe nga koleg, e veprimtar, po isha me qendrim ndryshe ngase kisha kuptuar diqka se po bëhët politikë në korrizin tonë e jo se po bëjn gjykatë për ta ndjekur krimin ekonomik pas lufte, krimet politike dhe për ato pak vrasje gjatë luftës. Mendimi im ishte ti paralajmëroj se çfarë fati e pret Gjykatën ne variantin e parë dhe çfarë në variantin e dytë nese ajo ngritet vetëm për ti diciplinuar të degjuarit e tyre politik dhe për mes tyre ti ndjek ata që nuk po thyhen e aq më pak degjojn në politikë.

Pastaj, pasi për mes një shkrimi e kam thënë njëherë dhe cituar vehten disa herë, duke krahasuar padrejtësinë juridiko-gjyqësore në rastin e gjykimit të Sami Lushtakut dhe atë të kriminelit Oliver Iovanoviqit, edhe tani po pajtohëm kur ju lexova të thuhet:

,, Përderisa Sami Lushtaku dënohet 14 vjet burg për vrasjen e një personi inekzistent, krimineli Oliver Ivanoviq dënohet 9 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 20 shqiptarëve dhe dëbimin nga veriu të 12.000 të tjerëve“

I nderuar z. Veseli, unë po e publikoj këtë shkrim pa e prekur dhe pa e komentuar veq e veq se më çka pajtohëm e më çka jo. Nuk premton koha ta bëj këtë edhe pse, e mira së mirës do ishte ta komentoj në formen si di unë.

Shpresoj se pas pak ditë, po këtu, edhe mund ti gjëj dhe sjelli linket ku kam dhënë mendimin tim mbi Gjykatën Speciale dhe tema tjera rreth krimeve brenda popullit tonë, ato ekonomike pas lufte etj.

Shpresoj të me keni kuptuar drejt i nderuar z Sejdi Veseli.

Miqësisht Xuni

Luzern 05.05.2016

Xun Çetta 


info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=877&fbclid=IwAR1-Gr5xfnpmTuQjgj8CL_UXGAIzbP2dyvhqG6-l0N8UtlAl87CH-h-auME

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1162983963721732&set=a.101831929836946&type=3&theater

 

Teksti i plotë :

RKL: Si i poshtëron EULEX-i dhe politika poltrone e Kosovës komandantët e luftës së UÇK-së? 04/05/2016 Analiza-RKL 
Me qëllim të diskreditimit të vlerave të luftës së UÇK-së, krerët e EULEX-it dhe krerët e institucioneve tona të varura nga Brukseli, tani edhe nga Beogradi, po bëjnë përpjekje që t’i demontojnë vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, përmes gjykimeve të improvizuara politike, me qëllim që të krijohen kushte për bashkëjetesë të shqiptarëve me Serbinë dhe me Beogradin zyrtar. Në këtë rrugë të re drejt integrimeve, drejt Beogradit dhe së bashku me Serbinë drejt BE-së, krerët aktualë të institucioneve të Kosovës janë kthyer në përmbarues vasalë të politikave antishqiptare, të cilat për fatkeqësinë tonë, po na kthejnë në Kushtetutën e vitit 1974, për vlerat e së cilës është shkruar gjatë tërë vitit nëpër gazeta e jugo-portale. 
Duke lavdëruar Kushtetutën e vitit 1974, krerët e institucioneve dhe mendësia tejet e shprehur pro-jugosllave e eunukëve shqiptarë, për hir të ruajtjes së paqes dhe frikës nga invadimi serb, është në gjendje të pranojë çdo status, me qëllim për të ruajtur pozitat dhe regjimin e tyre vasal, i cili krejtësisht është ndarë nga populli dhe nga aspiratat integruese kombëtare. 
Virulenca politike serbe e Beogradit kundër shqiptarëve, sidomos në tri vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel, jo vetëm që nuk ka ndalur por është në ofensivë të plotë për të rrëmbyer sa më shumë që mundet, e vetëdijshme se tre krerët kryesorë të vendit janë të shantazhuar dhe detyrohen të lëshojnë pe në çdo kërkesë të Serbisë, të cilat i miraton Brukseli, deshi apo nuk deshi pala e Kosovës. Këtë e ka pranuar hapur edhe dialoguesja e zellshme, Edita Tahiri, i cili çdo humbje në Bruksel e ka paraqitur si fitore historike të palës “kosovare”, të cilën ajo e përfaqëson pa asnjë bazë deleguese, pa qenë e votuar nga asnjë votues i Kosovës. 
Me qëllim për ta diskredituar luftën EULEX-i, dënon komandantët e UÇK-së në mungesë të shprehur të fakteve. Dhe për të qenë ironia edhe më hipokrite e perverse, thuhet se nuk po dënohet lufta e UÇK-së por vetëm komandantët e saj. 
Shpallen fajtorët dhe dënuan 14 vjet burg, komandantin e SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi sepse mes tjerash, i ka dhënë dy shuplaka fytyrës një putajene shqiptare që rrinte në prehër të policisë serbe. U bënë përpjekje ta dënojnë edhe për dhunim. 
Dënuan me burg Komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, sepse supozohet se ka vrarë një person, të cilit nuk i dihet emri, përkatësia, mosha, familja dhe asnjë e dhënë e besueshme, duke u bazuar vetëm në një deklaratë të një dëshmitari të mbrojtur. 
Arrestohet dhe mbahet në burg, Azem Syla komandant i SHP të UÇK-së deri në shkurt të vitit 1999, i akuzuar për krim të organizuar, meqë akuzat për krime lufte qofshin edhe vetëm në shpifje duket se mungojnë. Qëllim është të diskreditohet figura e tij dhe të paraqitet para opinioni të zhvatës dhe i korruptuar. 
U bënë dy herë përpjekje të dënohet Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, sepse ka vrarë serbë gjatë luftës, por edhe pse dy herë u shpall i pafajshëm, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i aktualizon “krimet e tij” duke u mbështetur në dosjen e regjimit kriminal të Serbisë. Po ashtu, në ato dosje mbështetet edhe kryearti aktual i Pejës nga LDK-së, Muhaxhiri, pavarësisht se Gjykata e Hagës nuk ka gjetur asnjë të dhënë, dëshmi apo argument se Ramush Haradinaj ka kryer krime lufte kundër civilëve. 
Tri herë u bënë përpjekje për ta shpallur fajtor dhe për ta dënuar për krime lufte Komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj. U bënë përpjekje për ta dënuar edhe për korrupsion. Ai, ende vazhdon të ndiqet, prej më shumë se 10 vitesh nga EULEX-i dhe prokurorët e Titos, Milosheviqit e tani të Isa Mustafës. 
U shpall fajtor dhe dënua për krime lufte, Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, për shkak se thuhet se kishte rrahur fizikisht disa mercenarë shqipfolës të Milosheviqit, gjatë kohës së luftës së UÇK-së. 
Serbia i ndjek përmes Interpolit të gjithë komandantët dhe eprorët e UÇK-së, madje edhe luftëtarët e lirisë, të gjithë pa dallim. Ajo përmes Zvicrës po përpiqet ta arrestojë Albert Spahiun, të cilit gjatë luftës ia ka vrarë pesë anëtarë të familjes. Tani ajo ka nxitur oreksin kanibal për ta shfarosur krejt familjen e tij. 
Përderisa Serbia përmes EULEX-it dhe Policisë së Isa Mustafës e Shpend Maxhunit i arrin qëllimet e veta thellësisht raciste, fashiste e antishqiptare, organet relevante të vendit lirojnë komandantin serb kriminelin e luftës, Bojoviq, i cili ka dhënë urdhër për likuidimin më pas masakrimin e qindra shqiptarëve. Dënojnë me burg dhe largojnë nga punë 10 policë shqiptarë, sepse kanë rrahur një truproje të Vuçiqit, derisa po orgjizonte me fyerje e sharje drejtuar shqiptarëve. 
Përderisa Sami Lushtaku dënohet 14 vjet burg për vrasjen e një personi inekzistent, krimineli Oliver Ivanoviq dënohet 9 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 20 shqiptarëve dhe dëbimin nga veriu të 12.000 të tjerëve. 
Për masakrimin e 48 pjesëtarëve të familjes së gjerë Berisha, në Therandë më mars të vitit 1999, janë dënuar vetëm dy serbë, ndërsa është liruar i pafajshëm urdhërdhënësi i masakrës. Për qindra masakra ku kanë pësuar mijëra shqiptarë, ende nuk është dënuar asnjë ekzekutor serb, asnjë urdhërdhënës, asnjë masakrues fashist. 
Qeveria e Kosovës ka amnistuar të gjithë serbët që kanë kryer krime kundër shqiptarëve në Kosovë, për hir të Brukselit dhe me qëllim të pajtimit të shqiptarëve me serbët. 
Ja cila është drejtësia e EULEX-it!, Ja cila është Policia dhe Qeveria poltrone e Kosovës dhe organet e saj të “Drejtësisë” gjithnjë vasale, bashkëpunëtore të Beogradit tani edhe të Brukselit. 
Të na rrojnë komandantët në burg! Të na rrojnë edhe këta të tjerët derisa t’ i fusin në burg, sepse asnjëri prej tyre nuk mësoi asgjë nga historia, as nga lufta, madje asgjë nga komandanti i tyre dhe i gjithë shqiptareve, Legjendari, Adem Jashari. Nuk mësuan të paktën atë mësimin e parë që Skënderbeu i kishte mësuar ushtarëve të tij, duke marrë shembullin e shtatë thuprave, të cilat të lidhura e të bëra bashkë me një vend, nuk i thyente asnjë dorë e fortë, ndërsa një nga një i thyente edhe një fëmijë.

Radio kosova e Lirë Linku::

https://www.radiokosovaelire.com/rkl-si-poshteron-eulex-dhe-politika-poltrone-e-kosoves-komandantet-e-luftes-se-uck-se/?fbclid=IwAR0anrvnOnsO-w_sFCNPE8__pCPGj4iK_BRVbUVr-MVhrLoMzPIGNBHuqcs

 

Reprizim sot 05.05.2019 :
Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1162983963721732&set=a.101831929836946&type=3&theater