Politikë

Për z. Milaim Zeka.

 

Hulumtuesi,publicisti,gazetari e veprimtari Milaim Zeka siç pretendon ta quaj veten ai,do ishte mirë që ta bën krahasimin e këtij artikulli në ,,Zëri i Kosovës” 1991 me atë që lexon nga komunikatat e maskave 1998-99...

 

Se kush ma ndaloj këtë artikull dhe si arriti të botohet më pas,ne këto gjëra do i mësojmë më vonë nëse dom zbardhje realitetesh të rrugës sonë prej veprimtari.

 

Artikulli :

 

SHPESHHERË LUFTA ËSHTË PAQE E PAQJA ËSHTË LUFTË.

 

Ata që rregullisht po thonë se Serbia dëshiron dhe i konvenon lufta në Ballkan, prej sot duhet të jenë jashtëzakonisht të matur, ngase me qëllim ose pa të, po fshehin realitetin e pikës më të ndjeshme të Serbisë shtrigë dhe kështu po prezantojnë anën e kundërt të pleksusit të politikës kaq të tërbuar serbe.

 

Nuk kam për qellim ta quaj askënd trathtar e as të mashtruar politikisht nga Serbia,por e ndiej si obligim të reagoj ndaj rreziqeve,ngase Serbia kurrë nuk ka fituar më luftëra dhe beteja,por pikërisht më diplomaci politike në paqe të rrejshme siç është kjo sot:paqe më Shqiptarë të vrarë çdo ditë,o vëllezërit e mi që po thirrni për durim dhe frikësoni popullin tonë se gjoja Serbia fiton më luftë e do e humbë më paqe.

 

Nuk e di se sa e njohin politikanët tanë të viteve 1989-1990 strategjinë e diplomacisë politike serbe mbi paqen dhe luftën. Ua kisha përkujtuar kërcënimet propagandistike me qëllim të caktuar gjatë këtij dhjetë vitëshi, e në veçanti 1985-1986-1987, kur të krisurit, Sheshel, Milosheviq, Vuk Drashkoviq dhe Dobrica Qosiq, thanë se Serbia çdo herë po e humb në paqe atë që po e fiton në luftë. Kjo nuk i shkon realitetit. Është e kundërta. Ata thonë kështu vetëm për qëllime strategjike dhe për t’i mbuluar gjurmët e paqes së tyre të rrejshme në kurriz të tjerëve, e veçanërisht të shqiptarëve.

 

Lus vëllezërit e mi që thërrasin për durim deri në pa kufi t`i kthehen realitetit,syçeltësisë dhe përgjegjësisë morale,ngase Unë dhe disa të tjerë,numër relativisht jo aq i vogël viktima të këtij terrori jemi kundër kësaj Statusquo-je nëse guxoj ta quaj kështu. Them kështu ngase ne ende nuk e kemi harruar luftën tonë në pozita edhe më të vështira kundër atyre të lartë shënuarve që donë të na frikësojnë neve se si Serbia po fitoka më luftë e po humbka më paqe siç mendojnë dhe propagandojnë disa të cilët aq sa na ndihmuan ta luftojmë Serbinë në planin e jashtëm po aq e forcuan atë përbrenda.

 

Ne, me tërë forcat tona, jemi për një zgjidhje paqësore të situatës dhe konflikteve në Jugosllavi e Ballkan, por nëse Serbia nuk e pushon luftën e saj të ndytë të cilën disa të verbër nga radhët tona po e quajnë ,,Paqe”,atëherë lufta Ballkanike në të cilën do të marrin pjesë më së paku tri a katër shtete është i vetmi shpëtim nga kjo bishë e tërbuar antinjerëzore.

 

Neve nuk na intereson se si do ta shikojnë Euro-Amerikanët shpërthimin e një lufte të tillë eventuale në Ballkan, ashtu siç nuk janë të interesuar ata për paqe të shëndoshë në këtë anë të botës. Përkundrazi, duke injoruar realitetin po e ndihmojnë shtrigën Serbi.

 

Oportunizmi i disa forcave të vetëquajtura Demokratike në ditët dhe rrethanat e sotme është i ngjashëm më Oportunizmin e LKJ-së së ditëve dhe rrethanave të atëhershme. Unë nuk mund të i kuptoj disa të cilët më shumë interesohen për të tillë,,paqe”në botë se sa interesohen për Çlirimin Kombëtar!!!.

 

Disa do të thonë se kjo është diplomaci politike por unë rregullisht kam thënë se në emër të diplomacisë dikush po verbohet. Nëse ata lejojnë të verbohen pak, populli do të verbohet shumë. Pra, deri kur kështu: Disa t’ia mbyllin dhe verbojnë sytë popullit, ndërsa disa të kujdestarojnë dhe zgjojnë nga gjumi po të njëjtin popull ?.

 

Serbia nuk bën terror për ta nxitur luftën në Ballkan,ajo e ka filluar atë në format e veta dhe po e zhvillon në emër të paqes në kohën kur edhe shqiptarët thërrasin për durim,pra mos prishjen e asaj ,,Paqeje”Ballkanike,turpit politik të kësaj Evrope.

 

Situata e këtillë na e përkujton Xhorxh Orvelin kur thotë: “Shpeshherë lufta është paqe e paqja është luftë”.

 

Pra, o vëllezërit e mi demokrat të parakohshëm në situatë, a shumë të vonuar në shpirt kjo paqe çfarë mbroni me durim në kurriz të popullit është luftë e luftës së cilës po i ikni, është paqe.

 

Shiriti i historisë po punon. Përgjegjësisë para popullit nuk do të mund t’i ikin as të parët e as të dytët,të cilët sa dukët po bashkëpunojnë në stilin e vjetër:Ju neve e ne juve, sistemin i cili na e nxiu jetën populli ku,edhe pse më vonesë më në fund e kuptoi,por burokracia e përbashkët u tregu mjaft efikase,ajo prapë duke ndërruar format e veprimit arriti ta dobësoj logjikën e popullit së paku përkohësisht por kujdestaria e syqeltësisë punon....

 

Xun Cetta Maj 1991