Politikë Po, sot siq thot populli, pesë para orës 12 h , ndodhi edhe një hap i ri drejt daljës nga kriza e cila tash sa muaj i ka kushtuar vendit . Ndodhi ky lëshim, tani nga ana e bllokut të kooalicionit pas zgjedhor.

Terheqja e bllokut nga pretendimet e tyre për kryeparlamentarin, pa dyshim se është edhe një këndellje e radhës në politikë, ndonse këndellje e vonuar, por jo pa rëndësi për momentin e fundit i cili kësajë radhe nuk do ti fal gabimet si ka ndodhur deri tani.

Para zgjedhjës së njëanshme të kryeparlamentarit tyre, kam pas paralajmëruar , ku kam thënë:  Që nga sot, të mos spekulohet më emrin e kryeparlamentarit parase të konsultohet e drejta kushtetuese. Blloku, në këtë pikë, nuk kuptoj drejt dhe gaboj keq, por jo më keq se PDK-ja e cila edhe tani vazhdon të gaboj për bërjën e Qeverisë më çdo kusht edhe në rastin kur vet nuk po mund ta bënë atë. 

Tani së fundi, PDK, levizi paksa duke lëshuar pe, të pakten më shkuarjën e vendit në zgjedhje të lira, BLLOKU, sot lëshoj pe duke u terhjek nga posti për të parin e kuvendit të Kosovës edhe pse ka mund ta bënte që më rastin e kandidaturës Aliu, kuptohet më kusht për qeverin nga ana e bllokut. Sidoqoftë ,më vonesë por tani janë dy lëshime këto në momentin e fundit, kuptohet  jo lëshime më të njejtën peshë por ishin levizje dtejt së mirës për dalje nga kjo situatë. 

Aktualisht, në asnjë mënyerë  nuk duhet votuar kryeparlamentari i PDK-së më votat e bllokut, parase të bëhet dhe nenshkruhet marrveshja për qeverinë e bllokut të cilën do duhet ta pranon PDK… Nese nuk ka marrveshje këtu, zgjedhja e kryeparlamentarit të PDK-së më pas mund të na perplas në bllokada tjera për të dal yndyra e luftës së politikajve tonë për pushtet, edhe pse tashmë nuk mund të fshihet ky realitet. 

Të mos harrojm një gjë, as marrëveshjët për ndarje pushteti nuk jan varianti më i mirë për vendin, nuk janë bash ligjore ato, por  marrëveshja është si mundësia e vetme që imponon. Marrëveshja eventuala siq është menduar më parë për një bashkëqeverisje të gjërë ku do ndahet kulaqi i pushtetit për të gjithë !!! Kjo do ishte si një pazar pa hangjin, ..Populli do të ngrihej në këmb për ta rrenuar gjithë kontributin e politikës aktuale pozitë- opozitë edhe pse pak kontribute ka aty.

Mos të humbi kohë as nerva tani në këtë punë, shkurt, nese nuk ka marrveshje PDK kryeparlamentarin, BLLOKU qeverinë, pa humbur kohë duhet të shpallën zgjedhjet e lira. As kjo, personalisht nuk më gjën të pergaditur krejt si do doja unë, por vendi don dalje nga kjo situatë… 

Zgjedhjet, serish pa reformën e sistemit zgjedhor, normalisht se kanë me na len tutje jo të perfaqsuar drejt e më merita. Dalja më kooalicione parazgjedhore, më në fund mund të na shpetoj nga më e keqja e përbërjës së legjislaturës së ardhshme. Kandidaturat e pavarura , perfundimisht do ta kenë më vështirë në garën për ball  kooalicioneve parazgjedhore, por një prioritet ligjor atyre duhet dhën në limitimin e pragut të kalimit tyre.

Nëse nuk ka marrëveshje siq u tha më lartë, mirë u pafshin në zgjedhjet e lira.

Luzern 07.11.2014

Xun Çetta