Politikë



 Këto katër ditë të vështira, për shkak të kontratës së re për trefishim të shpejtësis së internetit, unë mbeta pa qasje në internet. As vet nuk e kuptoj pse u dasht të më ndodh kjo nga kompania më të cilë kam një kontratë dhe po e perforcoj atë më produkte të reja ?

Ishin ditë të vështira për mua këto pa qasje në internet miq i mikesha të nderuar/ra !. Kaq larg dhe kaq thellë ka shkuar jeta e jonë në varësi të internetit sa që pa e provuar nuk e kuptojm se ku jemi dhe në që gjendje kemi shkuar !!!. E keqe kjo sa të duash,  por realitet ngase pa qasje në internet, për mua qenka po si të jetoj në natyrë pa ajr, pa frymëmarrje e pa uj.

Për kaq ditë, po lexoja ngjarje dhe tema dite në Telefon mobil , por unë, nuk e perdori atë, pra nuk e praktikoj telefonin për shkrime dhe publikimin e tyre.

Lexoja gazetat, dëgjoja televizion e radio dhe percjellja facebook-un, por jo të shkruaj.

Nga këto katër ditë pa internet, mes shumë qka tjetër  i ndava vetëm katër (4) tema te piketuara nga të cilat edhe pse më vonesë, nuk mund të ndahem pa i thënë pak fjalë.

1-Lajm i hidhur për mua ishte kur mora vesh se paska vdekur, miku, shoqi, shkrimtari, bashkëvuajtësi ynë, Prof. Arif Demolli. Varrimi i trupit tij pa jetë, jo rastësisht u bë në ditën ë mësuesit ashtu siq ishte vet Arifi mësues i mirë…Edhe pse më vonësë, për mes kësajë mundësie ngushlloj familjën Demolli, miq e dashamirë të cilët e ndiejn dhimbjën për humbjën e mikut tonë gjithëherë gazëmor i shoqëruar më humor po edhe kritik më satirat e tij të mrekullueshme siq dinte të shigjetoj Arifi. Lavdi veprës dhe u preht në paqe trupi i tij. PS. Foto më kujtime dhe pershkrimin e tyre më Arifin do i publikoj më pas.

2.-Lexova sa e sa herë këto ditë, mbi nismën për pajtim më Serbinë !!! Jo more jo, si te pajtohemi më Serbinë e cila, siq tha diqka të ngjajshme z. Lulëzim Jashari : Ajo, pra Serbia, vrau, preu në fyt, djegu e pjeku në furra të masakruarit e pafajshëm, ajo e djegu Kosovën dhe sot, ka synim të na zhbën si popull, si territor e si shtet.

Lexova diku të i thuhet Lulit ,,mjaft më me vajtime“  po quditërisht edhe kjo u tha !!!, por nuk deshën ta kuptojn realitetin se askush nga ne si popull nuk vajton, por perkujton e nuk harron që të mos na perseritet e keqja. Bile ,,arsyetimet për pajtim më Serbinë“ në nismen e tij para ca vite z. Ibrahim Kelmendi i ka pas shumë më të ngjeshura she më të artikuluara nga tentimi dhe gjoja arsyet e pajtimit më Serbinë siq u tentua kësajë herë, pajtim ky do thosha unë, krejt politik, por ja se, as nuk ndezi atëhere e as që mund të ndezë sot ky pajtim për ngrohjen e dy shteteve , aq më pak kur njëra nuk e njëh tjetrën, perkundrazi përgaditet për ripushtim të ri që do të thot për masakrime të reja pa u pergjigjur për masakrat e vjetra dhe pa u thënë e ditur sakt se kush mban mbi supe shpenzimet e dëmeve të luftës !!!.  

3.-FSK-drejt Ushtrisë dhe NATO-s. Siq kam thënë vite më parë po e perseris edhe tani se, emri nuk qonë peshë sa qojnë peshë obligimet dhe emisioni i sajë si ushtri në kuader të NATO-s. Përë këtë temë shumë më rëndësi për vendin dhe fatin tonë si popull, kam shkruar vite më parë dhe kam shkruar herën e fundit parase të mos kem qasje në internet.

Ja edhe një lidhje mbi po këtë temë e postuar që në vitin------.  

4.-EPOPEJA dhe familja e Jasharve. Dëgjova se z. Murat Jashari të thot : ,,Ne si familje e Jasharve nuk mbajm inate më askë“. Kështu ngrohet zemra jonë si popull thëm unë por, ne e dim faktin tjetër se mentaliteti tek pushtetarët në Ballkan e kryesisht tek ne, parase inatet, pikësynim kanë hakmarrjen ndaj të pa bindurve tyre. Uroj, shpresoj dhe gradualisht  po levizët diqka në këtë drejtim që, kjo e keqe të braktisërt në mentalitetin politik tek populli ynë dhe politika e re në vendin tonë.

Edhe një shtesë jasht katër temave të vequara për ti komentuar:

Presidenti Thaçi sapo shihet herëpasherë, fatmirësisht nuk po merret me spote e as me kozmetikë të tepruar politike siq po bëjn të sapo ardhurit në pushtet dhe në krye te insrtitucioneve ku jan veshur akoma më shumë me pushtet, të tillë avansues të ri në majat e pushtetit janë bërë të besdishëm më spote të kushtueshme për kushtet e vendit tonë. Thaçit, në perpjekje për vetrehabilitim në politikë dhe në lëshimet e bëra deri këtu , deshem ne apo jo, aj pjesërisht po shkon drejt suksesit, pjesërisht por abdej po sjellet por, atij po ja kalon z.Rrustem Mustafa, i cili akoma më sakt po e dinë dhe po insistonë për çfarë i duhet vendit tonë.

Ah, sa e sa tema tjera të këtyre ditëve më shpetuan, pa i trajtuar e komentuar si dhe pa e dhënë mendimin tim mbi ato tema ku e di se,  tjetri i cili ka mundësin e veprimit si pushtetar, po merr pjesërisht nga ato prononcime…

Luzern 09.03.2017

Xun Çetta 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1430737186946407?pnref=story