Politikë

Motra dhe vellezer,

Sa here e lexoj kete porosi te mikut tone te madh, z. Bill Clinton, me besoni, ndihem shume keq, sikur edhe une te kisha pjese ne kete situate dramatike ne Kosove!?
Vashdimisht e pyes veten: ku jane atdhetaret, ku jane ushtaret e UÇK-se, ku jane familjet e te reneve, ku jane njerzit e mire, ku jan njerzit e ndershem, ku jane intelektualet, ku jane studentet, ku jane bujqit, ku jane punetoret, ku jane pensionistet, ku jane...???!!!
E pabesueshme por e vertete!?

22 korrik 2015

Zenel Kelmendi

Komenti im :

Pjesë komenti mbi situatën politike çfarë e gjeta në Kosovë ( Koment ):
 
I nderuar Zenel, shqtësim dhe pyetje më vend por : Gjithë veprimtar, të ndershëm e profeesionist të gjitha lamive janë dhe po qendrojn larg e më larg politikës. Tash sa kohë jam në Kosovë, nuk shkruaj e as komentoj ashtu si kam shkruar e komentuar nga Mergimi i largët pse ?

Për arsye se jam në verifikim të gjendjes prezent për ta par vetën se isha gabim kur shkruaja nga larg apo vërtet siq më thojshin se po shkruaj aq realisht sikur po jetoj në Kosovë. Mjerisht po me rezulton e dyta, pak kam shkruar e kritikuar sa paska për të thën mbi situatën në Kosovë.

Pergjegjësia, jo pak është edhe e disave të cilët herëpasherë kanë ndihmuar këto politika duke dalur herë në një krah apo parti politike e kerë në tjetrën më shpresë se po gjëjn vetën dhe interesat e tyre aty. Xuni edhe këto lëshime i ka të evidentuara në mesin tonë, nuk i harron leht këto ngase pergjegjësia po shpërndahët për të mos u pergjigjur askush, sistem i njohur ky.

Jam ndier keq kur iu tha Presidentës sonë se, ky shtet është shtet i dështuar. Ishte e rëndë kjo aq më keq kur Presidentja mbeti pa text, pa as edhe një fjalë goje. Unë aktualisht, krahas shumë institucioneve kam marr më me perkushtim hulumtimin e aventurave çfarë po i percjelli tash sa vite në një sektor të një Ministrie e cila rregullisht keqperdor mjete në fomat më të ndryshme dhe pikërisht për këtë arsye tash e tri vite nuk emrojn drejtor apo shef të atij sektore por e mbajn me ushtrues detyre derisa ti zhvatin edhe pak mjete të mbetura aty.

Ne nuk po dështojm si njerëz parase të dështoj sistemi i funksionimit të shtetit ! këtë drejtim e kanë ata të cilët rrezikojn të na zhbëjn si njerëz apo shoqëri të institucioneve. Kjo është më e dhimbëshme se sa eliminimi i njerëzve të ndershëm, veprimtar, profesionist e njerëzve të perkushtuar.

Nuk gjen lider partish tona politike e as shokë e veprimtar të ndershëm brenda tyre të cilët trgojn interesim për freskimin e subjekteve të tyre politike. Kam frikë se as ti vet i nderuar Zenel, nuk je i interesuar ta nderlidhësh brumin e njërëzve që sjellin ndryshime në vendin tonë, pse shprehu këtë shqetsim ? Për arsye se e percjelli efektin e praktikës së këtij veprimi...Njerëzit kanë mësuar fjalë të mira publike nga ata të cilët nuk kanë munguar kurr ti thonë ato dhe tani janë në vlug të bërjës diçka në praktikë e jo vetëm ti shprehun publikisht ato. I dalloj ata të cilët tregojn interesim për ndryshime praktike. Shëndet i nderuar.

Prishtinë 22.07.2015

Xun Çetta

Linku nga profili i Zenelit

https://www.facebook.com/zenel.kelmendi.5/posts/504788769689241