Politikë

Më 7.3.2014 në lajmet qendrore dëgjuam se si z Erdogan paska ndërmarr masa për ta ndaluar Facebook-un dhe You Tuben-n në gjithë Turqinë, ngase aty qenka keqperdorur liria duke i montuar do audio incizime kundër tij.

Mendoj se  z. Taip Erdogan, duhet që vet të jetë më aktiv në facebook se sa në televizor dhe media tjera të kontrolluara nga pushteti i tij, madje duhet që medja Turke ta gjenë dhe ritransmeton atë nga facebook-u,  ashtu siç vepron kryeministri ynë z. Hashim Thaçi. Vëtëm kështu ruhet liria publike në facebook ku meditohet barazia dhe e drejta e gjithë qytetarëve në fjalën e lirë...

Pse RTK dhe gazeta tjera e prishin këtë barazi hapsinore  në media, kjo nuk e prish imazhin e lirisë së mendimit, të shprehurit dhe publikimit . Kryeministri si çdo kund tjetër, normalisht se duhet të jetë i rregullt në ekran televiziv por kryeministri ynë i barabart në mes të barabartëve gjithësesi duhet të prezantohet për mes profilit të tij në facebook ku gjithë të miqësuarit e tij në këtë rrjetë social informimi do ta kenë rastin ta gëzojn pak reklamë pa pagesë dhe këtë, ku tjetër veçse në RTK si televizion publik ku reklama është më e shtrejt se në televizione private.

Luzern 9.3.2014

Xun Cetta