Rrefime Jo krejt nga fillimi, përcjella këtë emision fisnik e humanitar siç e percjelli tash sa kohë dhe pikërisht sot 21.5.2014,  më në fund edhe në këtë emision u denoncua apo u lajmërua rasti Sadri Ramqaj.

Nuk dua të thëm shumë çka ! jo nuk thëm , ngase pres ditë tjera të fuqishme që do merren më këto fusha krimesh çfarë janë bërë . Ajo çfarë me nxiti të reagoj, është fakti se : Nuk është e vertetë se nuk jam marr e as interesuar për rastin Ramqaj siq thotë i vëllai i tij në këtë emision, pra z. Shemi. Jo, unë kamë bërë shumë dhe jam bllokuar po nga i vëllai i të zhdukurit z. Shemi. Nuk është ashtu se nuk paskam bërë t`pakten unë nga gjithë shokët e tij. 

Ato foto të një viktime të pa identifikuar të cilat formalisht i ofroj shteti i Shqipërisë e arsyeshëm nuk i publikuat në ekran, ato i kam unë . Pastaj kam foto dokumentacionet e leshuara nga një notere në Tiranë ku për të njëjtën veturë dhuruar Sadri Ramqajt për aktivitete në Tiranë, po ajo veturë tek e njejta notere i dhurohet personave tjerë. Kam shkuar në Tiranë dhe kam kontaktuar noteren X.Y e cila me thot: 

E di se ishte shkelje juridike por njerëz të lartë nga UCK-ja me kanë thënë ta bëjë të mundëshme këtë punë…Kam foto dokument nga Zyra e noteres në Tiranë ditën kur kam vizituar dhe jam interesuar për këtë problem i cili më beri të dyshoj se mos kjo ka sjellur konfliktet . Kam pergjigjen nga prokuroria e shtetit e cila refuzon të vazhdoj hetimet tutje me gjoja arsyetim !,, arsyetime „të cilat e bëjn të qesh edhe naivin më të madh në qeshtje juridike. Kam sa e sa dokumenta tjerë po kam edhe atë ditar të plotë që pash në ekran dhe më shumë se aj ditar, por mjerisht, ne si popull , jemi shumë prapa për ta denoncuar krimin dhe për ta ndal të keqen në mesin e popullit tonë.

 Thash se nuk po e zgjati por sikur e teprova.

 Ja vetëm në fund fare po postoj një link ku pas shumë pune që kam bërë në këtë drejtim hulumtimi, më në fund e pata publikuar shqetsimin tim, shqetsim ky të cilin kurr nuk ja kam par vëllait tij, madje pas ca vizitave po për këtë problem që ja bëra Shemit,unë konstatova faktin se gruaja e tij ishte larg më tepër e perkushtuar për ta hulumtuar rastin në fjalë.
Vëllai i të zhdukurit z.Shemi, leta pyes veten dhe kuptoj, pse dhe kush e shtyen atë të mos i thot të gjitha gjërat ashtu si jan dhe i din mirë ato ?.

Luzern 22.5.2014
Xun Cetta

Linku në facebok datë 26.12.2012 :
 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=517642251589243&set=pb.100000304171597.-2207520000.1400788420.&type=3&theater