Info Çetta

Xun Çetta, Arkivist i pavarur

Home » Lajme
flag-albanian flag-german

Kush ku është..?

Gäste (28):

Internes

Artikel zum Thema: Nga shtypi



  • mehr... (1248 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3342 mal gelesen

Shkëputje nga sa kontrollova për kaq kohë ndoshta mbi një orë: (Komentime )

Nga shtypi Digjitalizimi i videoveU ndjeva mirë, madje shumë i relakësuar kur në një kontroll e sipër çfarë po bëja në shumë faqe interneti, gjeta një dosje artikujsh të publikuar nga unë autor i tyre. Kjo formë e punës si ka bërë Uebfaqja Zemra Shqiptare, nuk ka si të mos çmohet dhe respektohet si praktikë pune . Nga këtu dhe nga ky moment, të gjitha Uebfaqet tona ku janë, po edhe media tjera, i thërras që në këtë formë tepër respektove e morale të ruajtjes së autorësisë, mund ti marrin gjitha publikimet e mia pa dallim ku i gjejnë ato dhe ti publikojnë e sistemojnë në këtë formë si i gjeta këtu tek kjo Uebfaqe. 
  • mehr... (2113 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3859 mal gelesen

Tomislav Nikoliq: Nuk mbarova fakultetin, sepse nuk ishte i mire ligji për unive (Komentime )

Nga shtypi Nga Agim Vuniqi 17.01.2013-afishuar nga linku i Natasha Kandiq-

Komentet :
 

Ruzhdi Rapuca
kopili rusokanibaloqetnikoidijot.-

Ymer Aliu
Primitiv i llojit vete

Xun Çetta
Më në fund respekt qe nuk ka blerë diplomë pas ndryshimeve dhe as keqpërdorur mundësinë  qe ka pas dhe ka tani për ta marr një diplomë. Sinqerisht për këtë respekt.
  • mehr... (9581 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3921 mal gelesen

Rivarrimi i Ahmet Zogut në Shqipëri (Komentime )

Nga shtypi

Më keqardhje këto ditë nuk jam kyç në debate e as prononcuar rreth kthimit dhe rivarrimit të eshtrave të Ahmet Zogut në vendin e tij dhe disa tema apo ngjarje tjera të cilat po vlojnë këto ditë. Më komente të shkurtra ku kuptohet qëndrimi im nuk kam munguar por jo të japi ndonjë kontribut më të ngjeshur në këto ngjarjet e fundit.

 Nuk po kyçem dhe po me humb vullneti për tu kyç ngase po vuaj kur po shohë se këto janë gjëra të cilat për kaq dekada i kam komentuar disa herë dhe kam dhenë analiza më të plota. Fatmirësisht tashmë dal nga dal po krijohen mundësit ideale ti klikojmë ato në kohen kur kemi komentuar apo jemi prononcuar rreth temave të ndryshme. E keçja pse nuk mund ti bartim në këtë formë edhe aktivitetet e dekadave të më hershme edhe pse të gjitha si aktivitete i kemi ato,sigurisht se si e keqe dhe fatkeqësi kjo po mbetet plagë në kushtet tona financiare për të publikuar.

,,Bota Sot” si njëra nga gazetat e cila gjurmon aferat dhe më pa durim pret ato vetëm për sensacion,kësaj radhe kishte bërë një përmbledhje mbi rivarrimin e Mbretit Zog,përmbledhje kjo nga e cila do barti fotot dhe tekstin e plotë për të mos shpërfill artikullin e këtij mediumi për kundra më ndihmën e vebmaster-it të faqës time po ja përpunoj fotot e saja pa i dhënë të drejtë  për të me akuzuar për plagjiat.

Fillimisht,pa humbur kohë po barti një koment timin më rastin e vdekjes së Leka Zogut ku shpresoj te ketë mjaft prononcim dhe mesazh për të ardhmen tonë si dhe për aq artikuj,komente e tryeza historianësh sa dëgjova e lexova këto ditë mendoj se nuk kam çfarë thëm më shumë ngase në kaq pak përshkrim këtu i gjejmë bindjet e mia bashkë më mesazhin:

 

Lexim të qetë uron Xuni i cili po vazhdon në tjera telashe për kohën që na pret.

 Luzern 20.11.2012.

 Xun Çetta

-----------------------------------------------------.

 Linku i lëshuar në facebook më 03.12.2011 nga .Jozef Radi.

Komentet :34 sosh,unë isha i fundit pra i 35.ti

Xuni Datë 07.12.2011 në Facebook dhe Uebfaqet e mia:

Përshëndetje të nderuar shokë,miq e disa bashkëveprimtar,të nderuar zotërinj e mjerisht jo edhe zonja apo zonjusha të këtij debati që nuk po i shoh e as lexoj më shumicë këtru. Në mungesë kohe unë ju lexova si në shpejtësi dhe jo me përqendrim të theksuar tek sejcili prej jush pa dashur ta nenvlehtësoj dikë por thjesht kurreshtja më e madhe në lexim anoj nga disa miq,shokë e bashkëveprimtar në këtë debat.

Do dëshiroja të merrem më secilin veç e veç më emër pikërisht pse i lexova dhe kuptova në vlerësime të kundërta. Kjo për mua është vlera të cilën e synoj ta kemi si shokë,miq e veprimtar,tani pse jo edhe publicistë.

Ju dua ,ju çmoj dhe respektoj vetëm si të tillë ngase kështu do kontribojm për zbardhjen e realiteteve të cilat i ka fshehur pushtetari sa herë që është ndërruar pushteti. Do doja të debatohet më kundër argumente por kurrë të zemërohemi dhe largohemi si kontribues,kurrë të acarojmë raportet mes nesh.

 
Prej se jam bërë të di diçka në historinë politike kurrë nuk kam marr besim bllanko as në lider e as pushtete të cilat po ndërrohen aq taktikishtë për ti mbuluar gjurmët e njëri tjetrit në emër të gjoja po akuzojnë njëri tjetrin ,formë kjo për të ardhur dhe qëndruar vet në pushte. Aty qëndrojnë trathtit por edhe doza patriotizmi ,aty qëndrojnë marrëveshjet e nënshkruara,ato publike të kamuflluara më diplomaci por edhe marrëveshjet e fshehura të cilat zbardhën vetëm pas rënies së tyre...


Kjo nuk është fjalë goje e as veç e shkruar por realitet i cili zbardh qëndrimet e mija vetëm si të tilla pa dallim kohesh apo pushtetesh . Populli ynë mjerisht akoma ka nevojë për një udhëheqës dhe pushtetin e tij të ëmbël por jo fuqiplotë parasë të verifikohet si i ndershëm dhe besnik i vendit dhe kombit tonë.


Nuk ishte ëmbëlsirë politike Ahmet Zogu e as pushteti i tij më ato të këqija që bëri por jo aq sa ka propaganbduar Enver Hoxha dhe pushteti i tij. Nuk ishte ëmbëlsirë politike Enver Hoxha e as pushteti i tj me gjitha ato të këqija krahas të mirave por jo aq të këqija sa propaganduan ish komunistet e konvertuar në demokrat madje se fundit Zogist.

Më në fund,nuk ishte ëmbëlsirë politika e ,,Pëllumbave të paqes " në kohë pushtimi klasik ashtu siç nuk na doli ëmbëlsirë politike as politika e jo pak të quajturve të luftës ,,Shqiponja apo luaj"të luftës.

Tek ne si popull ka nevojë të instalohet ligji mb të gjitha dhe zbatimi i tij,pastaj fjala e lirë ,kritik ndaj të keqes dhe lavd ndaj të mirës pa dallim nga vinë ato. Kjo pa anësi të bëhet rregull në vlerësimet tona nëse dom të shkojmë drejt andej kah kombi ynë pa ndalshëm do të shkoj por është në nderin tonë që të mos ngadalësojmë e aq më pak vështirësojmë atë rrugë.
Momentalisht duhet te bindemi ne qe shkruajmë e pastaj ta bindim dhe vetëdisojm lexuesit tone ,popullin në përgjithësi më faktin se deri me sot gjitha të arrituarat në histori kanë qenë janë dhe mjerisht po mbesin produkt apo meritë e sakrificave të popullit tonë dhe veprimtarëve të kombit që nuk ndalën së vepruari e jo se kanë qenë apo na qenkan produkt i kancelarive diplomatike dhe politikanëve tonë. Kjo fatkeqësi nuk do duhej të vazhdoj por ja se edhe për një kohë kjo rrugë e rezistencës duhet vazhduar.

Unë siç besoj keni vërejtur, po bëj çfarë është e mundur që realitetet e hidhura të kohës sonë të zbardhën mundësisht sa ne jemi gjallë qoftë edhe më ballafaqime mes nesh në të kundërtën gjeneratave të reja po u lëmë po të tilla ngarkesash më të cilat po debatojmë tani.
Kjo që gjërat të hulumtohen aty për aty ka dy vlera,pra veçse pjesërisht parandalon falsifikimin e historisë kjo edhe përshpejton rrugën andej nga kombi ynë nuk ka të ndalur.
Ne do duhet të planifikojmë se si ti ndihmojmë vlerat universale të njerëzimit në këtë planetin tonë të mbushur më mëkate e jo te ngelim duke menduar vetëm për vete dhe duke pritur ndihmën e tjerëve.

Shpresoj që debatet të vazhdojnë këtu dhe në tema tjera vetëm në këtë frymë bashkëpunimi me argumente dhe kundër argumente ngase vetëm kjo është vlera. Historia nuk guxon të mësohet edhe ashtu edhe kështu por guxon dhe duhet ti kristalizon edhe të mirën edhe të keqën dhe autorët e tyre .

Miqësisht ju uroj kontribute tjera në format më të mira të mundshme pë të ndikuar dhe ndryshuar situatën.

 

Miqësisht Xuni

 

Më shumë në :

 

http://info-cetta.blogspot.ch/2011/12/nderim-dhe-mirnjohje-per-nji-mbretnga.html


 -----------------------------------.

Tani nga ,,Bota Sot"

Rivarroset në Mauzoleumin e familjes mbretërore Mbreti Zog

Bota Sot | 17.11.2012 01:39

(I plotësuar) - Pas 51 vitesh eshtrat e mbretit Zogu I do të prehen në Tiranë në një mauzole të ndërtuar së fundmi për anëtarët e familjes mbretërore. Eshtrat e mbretit të parë të shqiptarëve erdhën dje në Atdhe, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u prit me të gjitha nderimet shtetërore.


  • mehr... (17802 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3409 mal gelesen

Dy artikuj qe ja vlen ti lexojmë (Komentime )

Nga shtypi Dy artikuj lexuar më 28.08.2012 e qe ja vlen ti lexoni dhe analizoni për kohën qe po jetojmë...


Artikulli i parë është i mirë madje shumë i mirë ku pasqyron realitetin pa kompleksin përbaltës të këtyre praktikave,vlerë kjo e cila sinqerisht më mungon por arsyeja pse jam pa këtë vlerë është shumë e madhe...

Artikulli i dytë po ashtu pasqyron realitete të hidhura të jetës sonë si popull por është me ngarkesa sociologjike ku kam frikë se shumë nga lexuesit nuk mund ta kuptojnë sa dhe si duhet për ta ruajt veten nga situatat dhe për ta godit të keqen nga po kjo filozofi.

Miqësisht Xuni
  • mehr... (2537 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3731 mal gelesen

J.Krasniqi :Bisedimeve u duhet unitet (Nga autor tjer)

Nga shtypi Nëse Serbia kërkon autonomi për serbët e Kosovës, duhet të përgatitet për autonominë e shqiptarëve në Serbi, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili, gjithashtu ka kërkuar unitet brenda partive politike para se të hyhet në bisedimet e reja me Serbinë.

23 Artikel (4 Seiten, 6 Artikel pro Seite)