Më 7.3.2014 në lajmet qendrore dëgjuam se si z
Erdogan paska ndërmarr masa për ta ndaluar Facebook-un dhe You Tuben-n në
gjithë Turqinë, ngase aty qenka keqperdorur liria duke i montuar do audio incizime
kundër tij.
Mendoj se z. Taip Erdogan, duhet që vet të jetë më aktiv
në facebook se sa në televizor dhe media tjera të kontrolluara nga pushteti i
tij, madje duhet që medja Turke ta gjenë dhe ritransmeton atë nga facebook-u, ashtu siç vepron kryeministri ynë z. Hashim
Thaçi. Vëtëm kështu ruhet liria publike në facebook ku meditohet barazia dhe e
drejta e gjithë qytetarëve në fjalën e lirë...
Pse RTK dhe gazeta tjera e prishin këtë barazi
hapsinore në media, kjo nuk e prish
imazhin e lirisë së mendimit, të shprehurit dhe publikimit . Kryeministri si
çdo kund tjetër, normalisht se duhet të jetë i rregullt në ekran televiziv por kryeministri
ynë i barabart në mes të barabartëve gjithësesi duhet të prezantohet për mes profilit
të tij në facebook ku gjithë të miqësuarit e tij në këtë rrjetë social
informimi do ta kenë rastin ta gëzojn pak reklamë pa pagesë dhe këtë, ku tjetër
veçse në RTK si televizion publik ku reklama është më e shtrejt se në
televizione private.
Luzern 9.3.2014
Xun Cetta