Info Çetta

Xun Çetta, Arkivist i pavarur

Home » Lajme
flag-albanian flag-german

Kush ku është..?

Gäste (53):

Internes

Artikel zum Thema: Politikë



  • mehr...
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 4234 mal gelesen

Emisione më mysafir të rinj në RTK !!! Po, befasi e këndshme kjo (Komentime )

Politikë Prap pa foto të cilat do i barti më vonë dhe komentoj ato:

Sot 7.5.2014 pos lajmeve të pasura, kryesisht mbi mënyerën e shperbërjës së kuvendit të Kosovës, në disa nga emisionet e njëpasnishme të RTK-së vërejtem ndryshime të cilat e bëjn këtë medium si medium të besueshëm e publik. I tillë do duhej të ishte në vazhdimësi, e që mjerisht nuk ka qenë, andaj sot RTK na befasoj për mirë.

Luzern 7.5.2014

Xun CETTA

  • mehr...
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3752 mal gelesen

Gjuha e diplomacisë ,,merre ose le” jo gjuhë e paqës (Komentime )

Politikë

Kosova, qytetaret e saj po kuptojnë faktin se çfarë i ka gjetur në politikë por nuk po dinë se çfarë të ndermarrin !. Hapi i gabuar në politikë vërtetë kushton por edhe pika e qendrimit pa levizur asgjë është vetëvrasje kolektive. Ne, aktualisht vërtetë jemi në mesin e këtyre dy zjarrëve, jemi në mës të këtyre dy të këqiave por vendet e rezervuara janë e keqja e madhe e cila po kërcnon...Vendet e rezervuara në të ardhmën politikisht do ta vrsin FAK-un eventual...FSK pa forcën e vendeve të rezervuara në kuvend, politikisht do të jetë ushtri e integruar në NATO...

Nëse detyrimisht duhet zgjedh njërën ose tjetrën pa dallim pse kushtëzime nuk do duhej të kishte, politikës i sygjerohet të mos pranoj vende të rezervuara ngase aty do vritët politika  bashkë më FAK-un pa kokë çfarë do dilte si marrëveshje politike...

Deputet, kuvendar të nderuar, votoni në interes të vendit e jo të marraveshjeve në dëm të tij.

Luzern 5.5.2014

Xun Cetta

  • mehr... (6813 mehr Zeichen)
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 5715 mal gelesen

Ja si i lexova fotot në perkujtim dëshmorësh në Istog (Komentime )

Politikë Perkujtim deshmoresh IstogLum ata dëshmor të cilët imponojn vizitën e të mirëve dhe të këqive për vota, kënaqësi ti shohësh bashk në ceremoni të tilla nderimi por turturim kur u dinë prapaskenat e tyre për pushtet ku të gjitha poshtersit i bëjn bashk.për të vazhduar karvani e tyre drejt fshatit. Qenka vdekje të vritësh për së gjalli dhe ti shohësh jo pak vrasës politik se si bëjn nderime për atdheun dhe dëshmorët e tij., Vdekje e dyfisht është kur ata të prapaskenës nuk dukën a kan emer e mbiemër të cilët luajn më këta të deleguarit e tyre. Unë vërtetë kam humb kohë me politikat në nivel vendi për kaq dekada por Istogut i kam borxh dhe nuk e kam harruar, në rrjedha të ngjarjeve jam dhe garantoj se edhe aty do të arrij era e ndryshimeve. Lavdia ime e veqant për dëshmorët, mundin,djersën dhe gjakun e tyre për ditët që akoma nuk po i gëzojm.
  • mehr...
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3850 mal gelesen

Spiujt dje dhe disa nga perkthyesit sot (Komentime )

Politikë

Spiujt e ult, analfabet dhe pa gjak njeriu, kanë viktimizuar karakteret dhe nivelet e njerëzve më karakter të kundert nga jan ata, por në të njëjten kohë edhe kanë futur në padrejtësi deri në krim qendren ku kanë spiunur për aq vite nen pushtim. Më nivelin e tyre të ult dhe pa karakter, ata kanë futur në krim shtetin duke spionuar edhe gjëra pa e nxjerr mirë kuptimin e materjës për spiunim.

Këtë konstatim e kam thënë para shumë vitesh pa pretenduar se citova sakt vetën time. Lidhur më këtë dobësi e cila i ka kushtuar njerëzimit, do doja të lidhem më atë çfarë dje në kafen e mengjesit ma thot një qytetar i thjesht H. B, pasi kishte lexuar nga komentet e këtij linku:

(Kujdes Xun, se EULEX-si është në akcion si kurrë më parë, kur një perkthyes i tyre i poshter e pa karakter te lexon ty duke thënë se  jau kam vrarë kumarinë, bashkim vëllazërimin, komitetet e çfarë kishe shkruar, aty shumë leht e më mjeshtri e ndan vetëm fjalën,, jau kam vrar kumarinë” kjo mund të bëhet objekt hetuesie për të u marr në pyetje !!! ). Në momentin e parë gjithë sa ishim  duke pier kafen e mengjesit qeshëm, por pas pak më u kujtua se dikur kam pas përshkruar konstatimin tim mbi injorantet,analfabetet dhe karakterin e disa spiujve në ish RSFJ dhe u ndale e po ju thëm :

Ne e morem si më shaka atë çfarë tha H:B, por vërtetë diçka të ngjashme kam pas konstatuar tek spiujt e shtetit ish RSFJ, e kjo tani mund të praktikohet tek perkthyesit e atij lloj karakteri njerzish të cilet sa ndihmojn po aq dëmtojn qendren ku spiunohet apo perkthehet në rastin e sotëm. Ndonse e banalizova krahasimin paksa, por gjitha këto arrestime, lirime dhe askush askujt asgjë, tani z. Salustro me prokurorin tjeter Italian edhe vet në hetuesi ! kjo ndoshta ndodh edhe pse kanë rënë në praktikat e vjetra të politikës ish Jugosllave. EULEX kujdes se bombardohesh po si Serbia nga drejtësia...


Linku i cili nuk po hapet tëk unë për të shtuar këtë koment:

 

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=381

 







  • mehr...
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 3251 mal gelesen

Krasniçi: Tribunali prek imazhin e Kosovës (Komentime )

Politikë

  • mehr...
  • Druckoptimierte Version
  • Komente (0)
  • 5255 mal gelesen

Mos ndëshkimi dhe mos shpërbimi në Kosovë janë një

Politikë

Vendi i cilitdo nacionaliteti qoftë, kur nuk ndëshkon më meritorët e së keqës ndaj vendit dhe nuk shpërblen më meritorët vertikal të kthesave historike, nuk ka si të mos dështoj para historisë dhe proceseve që vazhdojnë. Kosova aktualisht po udhëton  në maje të briskut të këtyre dy akteve historike. Është në këtë pozicion vendi, pikërisht pse të quajturit e luftës kan bashkëpunuar ngusht më jo pak mekatar të këtij vendi ku dallimi formal mes tyre është : ,,Ne të luftës“ ju të paqes nen pushtuim !!! Kështu e kanë ndar duke manipoluar elektoratin dhe kështu rrezikojm të futemi në zgjedhje të radhës me po këtë retorikë të gabuar e cila tash sa vite i ka kushtuar vendit.

 

Luzern 3.4.2014

 

Xun Cetta

 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/750770768276389

 

PS.

Të nderuar/a miq e mikesha,kjo çfarë u lexua në këtë link, me asnjë kuptim dhe në asnjë moment nuk bie në kundërshtim më publikimin e para sa ditësh apo muajsh të cilin e bëra e që tani po detyrohem ta risjelli këtu për të mos u lënë hapësirë spekulantëve që të manipulojn njerëz të caktuar në variantin e tyre duke bërë krahasime konfuze aty ku mund ti manipulojn të pa informuarit, po bash të pa informuarit të cilët jo rrallë lexojn por nuk kuptojn dhe kështu sa e sa herë po bien pre e keqinterpretimeve të njerzëve të cilët këtë mjegullim e kanë punë. Ti lexosh dhe esencialisht ti kuptosh drejt këto dy publikime të shkurtëra, pa vështirësi mund ta kuptosh se këto dy publikime nuk jan kunder njëra tjetrës ashtu siq po informohem se tash sa orë kanë filluar e keqinterpretojnë mjeshter të propagandes nga qendra në qender aty ku unë kam njerzit e mi.

Propaganda publike nuk është më e rrezikshme se sa ajo në heshtje dhe manipulime aty ku ke miq e dashamir. Kujdes nga perfiditeti i tyre në perqarje dhe ftohje ndernjerëzore. Kjo lojë vret ashtu siç ka vrar në vazhdimësi kritikët e tyre.  .

Lexo, krahaso dhe konstato ndryshumin në ngjashmeri të problemit:

 

Nuk ishim të gjithë bashk pro të njëjtës rrugë !


( Video arkiv 1992)


Ne, nuk ishim të gjithë bashk dhe jo krejt pro të njëjtës rrugë drejtë çlirimit të vendit si po thuhet tani, jo,jo pa dyshim nuk ishim, por vet nevoja e çlirimit, bëri që të mos ndahemi në një moment të caktuar kur lufta po bëhej e pa shmangëshme.
Nëse duam zbardhje realitetesh, kjo nuk do të thot të na ndajn sa do të hidhura të jenë ato! për kundra, duke luajtur rrolin sikur ishim një dhe të barabart, ne kështu më demagogji politike veçsa po ndahemi keq dhe tepër vrazhd deri në urrejtje...Realitetet, zbardhja e tyre dhe përballja më të kaluarën, bëjnë histori jo konfliktuoze dhe parandalojn të keqen e pretendentëve politik për të perfituar rrejshem nga proceset e kohës.
Këtu, po ofroj vetëm dy pjesë të dy video intervistimeve nga shumë sosh sa u bëra liderëve të partive politike në shqipëri 1992.
Në dëgjimin e plotë të tyre si video incizime , do mund ta dëgjonim se si ju garantoj atyre, se ky filmim nuk është për kohen sot, shprehuni lirshëm e pa frikë se po lëndoheni në diplomaci, flisni u thëm atyre ngase ky filmim mbetet për kohen e minimum njëzet ( 20 )vite më vonë. Edhe sikur Milloshevici të doj ta lëshoj Kosovën, ai nuk guxon ta bëjë këtë pa filluar një luftë qoftë formale dhe ta arsyeton humbjën më luftë, pa lere se Milloshevici ka plane krejt tjera. (Të gjitha këto jan video incizime në arkiv).
Nëse tani pas 22 vitesh i publikoj këto, unë nuk po bëj shkelje të fjalës së dhënë...Zbardhjën e tyre si video, do e lëja edhe për shumë vite më vonë, por qenka e rëndë ti dëgjosh tjerët kur flasin për tema të tilla sot, a në realitet, video dëshmit e kohës të mbeten në heshtje...
Unë, gradualisht, ndonse nga jeta publike po vdes,po po vdes,kështu më gjykuan të tjerët, por do doja që arkivi im të cilin jo vetëm unë, por as fëmiu i fëmiut tim nuk do mund ta zbardh të tërin, e pra ky arkiv, dua të mos vdes, por ta svidoj kohën e ligë dhe të dëshmoj realitetet të cilat po i shkel kjo kohë pa kohë...


Publikuar 10.1.2014


Xun Çetta

 

 


1572 Artikel (262 Seiten, 6 Artikel pro Seite)