Rrefime
E di, dhe ka kohë që kur kam verejtur se njeriu në vlug të punës, edhe mund të mos verej respektin, nderin e tjerëve që ta bëjn,por nderi e respekti, gjithësesi mbesin bashkë më gjurmë kujtimësh për të u kthyer serish në aktualitet.

Të tilla jan fotot kur i nderlidh në kohë të ndyshme ato, pra të tilla janë edhe këto dy foto në kohë po ashtu të ndryshme për të dëshmuar se nderi dhe respekti kthehën po më nder e respekt.

Ishte viti 1999 kur Kosova po digjej dhe shumë të plagosur/a në frontet e luftës po sillëshin për sherim këndej bjeshkëve tona, nder to edhe Ish ushtarja e UÇK-së zonja. Remzije Zeqiraj të cilën pas shumë vizitave që u bëra të plagosurve, këtu takova dhe shkëmbyem rrefimet për luftën atje nga ku më urgjencë e kishin sjellur këndej, e fotografova dhe më pas u perkujdesa të bëj diçka për të, pasi të forcohet paksa në spitalin ushtarak në Tiranë.

Personi të cilin e ngarkova më transferimin e sajë nga spitali për në shtepinë e vëllaut tim Muratit, i cili e kishte atë në Tiranë, ishte z. Tahir Zeka më të cilin nga Zvicra, rregullisht komunikonim në telefon mbi situaten atje e nder to edhe për transferimin e Remzijes për në shtepi private, gjë kjo e cila nuk u bë, ngase siq më raportoj Tahiri, ajo paska dal nga Spitali dhe nuk din se ku është sistemuar.

Dinamika e ngjarjeve nuk kishte të ndalur, madje as pas lufte. Kaloj ca kohë ndoshta vite dhe një miku im, ma kërkon po këtë foto të Remzijës bashkë me dy foto tjera, më tjerë persona diku në perendim. Ja dhash ato më kusht që të mos i bëj publike ngase e dua autorësinë e tyre kur vjen dita që ti publikoj ato.

Miku im, nuk e mbajti fjalën dhe pas pak ditësh i publikoj që të gjitha fotot. Ky ishte fillimi i rezervimit tim për të publikuar foto dokumentar parasetë vie koha e tyre për komentim.

Në dhjetor 2013, pata fatin ta promovoj njërën nga katër (4) librat ose,permbledhjet e mija ne kohë të këtij rrugëtimi i cili po vazhdon.

Aty verejta në uniformë të FSK-së zonjën, Major, Remzije Zeqiraj dhe Nënkolonel, Enver Dugolli të cilët kishin ardhur të me nderojn dhe ta bëjn më madheshtor këtë promovim.

RESPEKT i veqant sot, atyre kur po i bashkoj fotot dhe kujtimet e rrugës sonë. Sa për sqarim, edhe Nënkolonel, Enver Dugollit ju kam përgjigjur pozitivisht dhe më perkushtim në një kërkesën e tij më çka më bënë të ndihem mirë më mirënjohjën dhe respektin e ndersjell mes nesh. E mira e tjetrit tek unë, nuk harrohët pa dallim ngarkesave që na i shtron dinamika e jetës në këtë rrugë e cila po vazhdon.

Luzern 17.05.2016

Xun Çetta








Për momentin, për shkak kohe më shumë foto në Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1170104269676368?pnref=story