Politikë
E lexova artikullin, gjithësesi hulumtues dhe konstatues por i deformuar nga njëanshmëria dhe tendencat e pa frenuara për ta vazhduar më të vjetrën.

Ka kohë e dekada që kur thuhën të vertetat mbi secilin problem veq e veq por askush nuk mirret më të vertetën parase të  ndryshohet situata dhe bëhehet i pa rrezikshëm hulumtimi dhe zbardhja e së vertetës. E keqja mjerisht po vazhdon edhe tani kur rreziqet dhe frika për hulumtim e rrezatim drejt po ikën, pra po ikën frika por jo edhe tendencat e njëanshme të cilat serish deformojn hulumtimin real.

Tash sa ditë lexova po edhe degjova mediat tona të cilat po trajtojn një problem enigmë tash e 35 vite. Problem ky i cili nuk po guxonte te trajtohet e as degjhet e verteta e tij si problem.

Pra më në fund, kur unë u lodha dhe braktsa të flas e shkruaj për të vertetën e cla nuk po guxonte të kuptohet e besohet drejt në kohë të duhur, tani ajo e vertetë,befasueshëm këto ditë vërshoj në media por mjerisht e mbështjellur më një të pa vertetë tjetër serish rreth emrit tim.

Tash e 35 vite, spekulohet se gjoja unë më 26 Mars 1981 ,ditë protestash në Qendrën e Studentëve në Prishtinë paskam sulmuar fizikisht z. Xhavit Haliti. E verteta është se, atë e ka sulmuar tani i ndjeri Ibrahim Nikçi ish student, koleg dhe shok i yni i pa ndar.( Deshmitë më deshmitar të gjallë janë në shkrimet e mija për kaq vite më radhë)

Nga doli spekulimi se unë isha sulmuesi apo komanduesi i sulmit mbi agjentet e UDB-së ? Akuzë kjo në materialin gjyqësor që nga Aktakuza e deri në Aktgjykimin e shkallës –II- dytë ku u denova më 13 vite burgim.

Ditën e 26 Marsit 1981, Studentet kishin piketuar një të dyshimt në mesin tonë dhe po organizoshin sulmin fizik kunder tij, më u raportua kjo e keqe edhe pse vet isha kujdestar e provokatorëve të cilët po nxisnin Policinë të na sulmoj e shpartalloj nga ku po rikonsolidohet protesta.

E pyeta të dyshimtin të cilit po i kanosej sulmi nga të revolttuarit dhe ai publikisht më tha: ,,Jam punëtor i fabrikës së Amortizatorëve dhe jemi në pritje të nderlidhemi me studentet për të demonstruar masovikisht bashk, unë jam i plagosuri i demonstratave të 1968-tës, ja ku kam plagën, po na tregon ai duke zbërthyer pullat dhe tregon gjoksin më një plagë të kohës“

Ndermora masat dhe organizova një ekipër studentesh te cilët i njihja që të ma ruajn e mos e sulmoj njeri derisa të kthehem. Shkova atje më posht ku po bisedohej më profesoret tonë, atje ishte Ali Lajçi,Gani Koci, Bajram Kosumi dhe disa tjer. Ju komunikova rastin dhe nuk kishin çfarë me thonë pos te veproj ashtu si është më drejt e më mirë. Aliu në prezencën e Ganiut ma tha këtë dhe pastaj ika drejt viktimës së mundëshme të cilin e kishim nen kontrollë.

Sapo arrita atje kuptova se i dyshimti nuk ishte ngacmuar e lere më sulmuar. Pyeta më zë të lartë : Kush e njeh këtë person pa dallim si spiun apo jo ? Pergjigje nuk mora,nga këtu duhet të jetë nen kontrollë dhe i shoqëruar nga kujdestar tonët që të mos dali nga këtu. Aty pari më është ofruar ish Studenti, shok dhe mik i yni z.Osman Halitaj dhe me thot: Ky person shpetoj fal juve Xun, por tani e kanë piketuar Xhavit Halitin. Po ku është Xhaviti, ku e pave dhe si është e mindur të mos e kem parë këtu i thash Osmanit.

Ja atje, sapo dukët e sulmuan më tha Osmani,kur pash Ibrahimin vet i dyti më një shkop, sa me kujtohet shufur hekuri më të cilën e lanë në gjak dhe e shtrinë për toke atë ku vërtetë ai ishte Xhaviti.

Në hetuesi, po edhe në gjyq Ali lajçi ma kishte pohuar se Xuni me ka pyetur se ne mesen tonë është kapur një i dyshimt dhe kerkonte çfarë të bëjn më të, e që i kam thën beni si dini ju se është më mirë.

P.S. Kjo ka mjaftuar të mendohet dhe akuzohem për sulmin edhe mbi Xhavitin pa kuptuar realitetin se fjala ishte për një person krejt tjeter.

Nese pas kaq vitesh po kuptohet se nuk jam unë sulmuesi i viktimës Haliti, do doja të kuptohet edhe realiteti i keqkuptimit tjeter sot, se gjoja unë qenkam denuar më fjalët e Xhavitit se Xuni e paska sulmuar atë.

Gazetari, edhe pse në hulumtim të së vertetës së vonuar, këtu nuk është i sinqert dhe del shumë tendencioz, siq thot populli me një plumb të vriten dy zogjë ( në këtë rast dy kundershtar)

Ai ka mund të thotë se. mes shumë akuzave tjera z. Çetta është ngarkuar e denuar edhe më akuzën për sulmin fizik mbi Xhavit Halitin.

Gazetarë të tillë, krejt të njëanshëm, për kaq vite më radhë kanë trumpetuar se gjoja ka mjaftuar që më 11 Mars 1981 të thehet vetëm një pjatë për të u perfshier e gjithë Kosova në demonstrata. Propagandë e keqe, pa analiza të duhura kjo për të mos hulumtuar e konstatuar drejt.

Sa i perket lakimit të emrit tim për kaq ditë më radhë mbi këtë problem të ngritur në disa media, unë dhash sqarime, ndonse jo komplete por të mjaftueshme  pa dashur të flas në detale edhe për shumë gjëra tjera të cilat lidhen më emrin e z. Haliti.

Më në fund mund të pyetet arsimtari i shkollës fillore z. Binak Muriçi me disa shokë të tij se ku e kanë parë z. Xhavit Haliti në kohën kur po demonstrohej në Pejë.

Mund të peytet z. Naim Kelmendi se ku e ka parë Xhavit Halitin gjatë demonstratave në Prishtinë.

Mund të pyetën shumë isht të burgosur politik se ku e kanë takuar dhe në cilat burgje kanë komunikuar telashe te vendit tonë më z. Haliti.

Mund të pyetën sa e sa realitete tjera të cilat kanë rreshqitur po si të lyera në vaj dhe krejt në fund pa i permendur ato, mund të shtrohet pyetja : Sa e sa vite pas lufte z. Xhavit Haliti duke shfrytëzuar mediat dhe pushtertin është thirrur në emër të ish Ilegalës, ish burgosurit politik, Luftës së UCK-së etj dhe kur u mbajt Konferenca Shkencore mbi këto ngjarje në vitin 2008, ai nuk ishte në ato tri ditë pune të asajë Konference, pse ?

Edhe një shprehje, madje si titull në këto shkrime nuk e kam pelqyer kur thuhët:

,,Kush e zhdëpi dajak Xhavit Halitin, kush e vuajti këtë?“

Vërtetë sulmuesi ishte Ibrahimi më të tjerët dhe e vuajta unë por titulli ishte tendencioz .

Nuk deshe apo nuk guxofte ta thuash e besosh për kaq vite më radhë e tani të shkohet në këto permasa nenqmimi !!! Mendoj se po tingëllon pa burrëri, thuaja të vertetetat por jo në këto menyera kret të ulta si fjalor.

Edhe një sqarim këtu ku lexoj:

(Xhavit Haliti në një emision, në Interaktiv, në pyetjen e gazetarit se kush të ka ra, thotë: e kishte qëlluar Xun Çetta. Pra, fajin ia ka emërtuar Xun Çettajt, nga fshati Trubuhoc, komuna e Istogut, i cili më vonë është dënuar me burgim të rëndë).

Nuk mendoj se është citati i tij origjinal ky, ngase shumë kohë më pas kam pas keqkuptime me njerëz ku gati gjysma prej tyre me thojshin se ti Xun kishe qenë në bashkëpunim më Xhavitin gjatë demonstratave 1981 derisa tjerët me thojshin, të lumt se tani kuptova se ti e kishe rrahur Xhavit Halitin për spiun 1981 !!!

Kjo nuk perfundoj më kaq.

Luzern 05.04.2016

Xun Çetta

Linku:

http://gazetanewborn.net/kush-e-zhdepi-dajak-xhavit-halitin-kush-e-vuajti-kete/