Lajmet aktuale
Parasa orësh u informova nga stafi, gjegjësisht Redaksia e ,,Radio Kosova e lirë“ konkretisht Kryeredaktor z. Ahmet Qiriqi ku nder tjera lexoj, pjesë nga informimi :

( Emision  special:  “Kështu foli Xun Çeta, në kohën kur kishte
kandiduar për deputet të pavarur të Kuvendit të Kosovës”
 
Të nderuar dëgjues të Radios-Kosova e Lirë, duke gjurmuar në arkivin e Radios, me qëllim për të sistematizuar dhe arkivuar materialet, kemi hasur edhe në një bisedë në studio, të veprimtarit dhe ish të burgosurit politik, Xun Çeta, në kohën kur ai në vitin
2001  kishte kandiduar si kandidat i pavarur për deputet në Kuvendin e Kosovës. Biseda e tij në studio zgjon interesim të veçantë për ta rikthyer në transmetim 15 vjet më vonë dhe për të parë e për t’ u bindur se ai,  qysh në atë kohë, kishte veçuar disa segmente të jetës politike, të cilat më vonë u dëshmuan se proceset në zhvillimin e demokracisë  i kishte paraparë me një logjikë realiste).

 

Mendoj dhe besoj, se do me falin pse publikova pjesë të letër informimit tyre, por ja se qellimi ishte që  ti informoj të afermit e mij, luxuesit dhe lexueset e faqes time në Facebook dhe info-cetta.

 

Emisioni është pergatitur dhe do te transmetohet sonte 04.03.2016 prej ores 23.00  deri 24.00.

 Thuhet në letër.

 

Shpresoj te jemi bashkë në valët e ,,Radio Kosova e Lirë“

 

Shëndet dhe gjithë të mirat Xuni


Të nesermen si koment në Facebook  :

Besoj se më vonë, do ta barti këtu dhe të plotë atë orë emosioni  por ja sot po publikoj një pergjigje në mesazhin e mikut tim YYYYYY

Pershëndetje i nderuar YYYYY,  

Njeriu shhkruan mbi gjithë çfarë i vlon në mendje e shpirt dhe mbi gjitha plagët të cilat i ndien mbi vendin dhe  popullin e tij, por edhe mund ti shpetojn gabime madje të rrezikshme me karakter politik e aq më keq në diplomaci.

Për mos ta zgjatur e besoj se me kupton dhe do duhet të pajtohësh më verejtjën time. Unë mendoj se e the një gjë politikisht të dëmshme për Kosovën  kur thuani:

( A do të pajtohet Tirana (e vetmja pronare e ligjshme e hapsirës shqiptare, e krejtë Shqipërisë)?)

YYYYY i nderuar, gjithë rreziku, finalja e të keqës është që në rast acarimit të skejshëm të situatave në Kosovë e që andej po shkon, në fund më ndermjetsimin e nderkombërtarëve të ulen Tirana e Beogradi dhe të bisedojn për formën se cili nga ta sa kanë hise në Kosovë.

Për fatin e Kosovës vendosim ne, jo Tirana as Beogradi, ne jemi ata të cilët, më mund e sakruifica do arrijm ti qesim kushtet për bashkim, bashkim të cilin aq shumë e pertypin disa për ta bërë të pamundur kaperdimin e asajë kafshate e cila tashmë është bërë qull në qellëzat e të gjithëve por pertypje të quditshme këto dhe krejt të ndryshme o mik i nderuar.

Askush nuk është kunder Bashkimit tash sa kohë po thonë ata të cilët jo vetëm se nuk i besojn bashkimit, por ata nuk bëjn asgë në atë drejtim, ata edhe e luftojn duke penguar si në emër të asajë se tani nuk është koha dhe nuk na pengon forma e bashkimit demokratik më kufinjë, tregtim e qarkullim të lirë.

Kjo është njëra formë e përtypjes për ta bërë qullë në qellëza në mënyerë që të mos kaperdihët kjo nevojë historike për qetësimin e Ballkanit dhe kthyerjën e drejtësisë në vend, ndersa pertypja tjetër po aq e rrezikshme është trumpetimi i pa ndalshëm ekstrem dhe vetëm më atë sllogan që te duken ndryshe nga tjerët e nga kjo eufori harrojn se mund ta thrrasin të keqen tjetër siq e thash,pra  Bisedimet Tiranë-Beograd gjë kjo e cila sjell luftën akoma më të rrezikshme për Kosovën e cila nuk do pajtohët ta perfaqsoj askush e aq më pak të ja percaktoj fatin se ku dhe më ke do shkoj, ky percaktim vjen nga vet vullneti  i popullit më shumicë vote në Kosovë e jo nga tjerët pa dallim qoftë edhe nga vet bashkësia nderkombëtare të cilët do arsytohëshin se po duan të sjellin paqe në këtë nenqiell.

Shendet  mik i nderuar dhe me kupto drejt ngase po kështu të ngjajshme i kam pas thënë po më shkrim edhe Koqo Danaj-t  i cili na tregonte edhe data dhe vitin e Bashkimit, vetëm e vetëm  për të mos ndodh në po atë datë e as në atë vit dhe kështu për të u ftohur e mos besuar  më pas populli  në këtë akt historik.

Pak fjalë e shumë punë, madje pa zë duke lidhur fijet në të dy mullarët e shtetit dhe më ata njerëz që janë të këtyre punëve pa dallim pozitë-opozitë.

 

Pergjigja e mikut YYYYY brenda orësh:

Pershendetje Xun miku,

Per Kosoven vendosim ne, po thua. E kush jemi ne? Te kujt jemi ne? Pjesë e cilit komb dhe e cilit vend jemi ne? Pastaj, shih se si vendosem e po vendosim ne... Po t'i dilte zot Tirana kesaj pjese te Shqiperise se pushtuar do t'i ishim punet shume me mirë... Nuk kemi guxuar ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane, pavaresisht fuqise qe kishim e qe kemi, ta leme Kosovën te trajtohet si pjese e Serbis, si Serbi, etj,.. Prandaj, edhe kemi perfunduar ketu, ne kete kurthë... Megjithate, ndoshta ke te drejte, por une nuk besoj... Te fala !

Pergjigja ime :

I nderuar YYYYYYY , as nuk ke kohë po as durim ti e as unë që ti tjerrim aq hollë kuptimet e fjalive të cilat artikulohen krejt ndryshe atëhere kur tjetri donë të ju keq kuptoj. Unë nuk jam në këto valë keqkuptimi të qellimshëm me ju, besa as më të tjerët nuk kërkoj shkas moskuptimi. Tek ne shqiptarët., mjerisht, prejse mbaj mend, duke tjerrur holl atëhere kur kemi qellim negativ ta keqkuptojm tjetrin ne e këpuesim perin ! kjo nuk i vyen vendit tonë aq më pak neve që nuk jemi pa përvojë komunikimi.

Pyetjeve tuaja : ,,E kush jemi ne? Te kujt jemi ne? Pjesë e cilit komb dhe e cilit vend jemi ne?“

Unë nuk po u pergjigjëm këtyre pyetjeve ngase jemi në të njejtat valë mendimi por qe na dallon realiteti i trajtimit dhe sjelljës si duhët në politikë.

Nder tjera ju thuani: ,, Po t'i dilte zot Tirana kesaj pjese te Shqiperise se pushtuar do t'i kishim punet shume me mirë...“

E pra këtu është problemi i kushtëzimit për bashkim të reformuar e jo të bashkohëmi më po ato politika të cilat në kushtetutë e kanë mbriojtjën e Shqiptarëve pa dallim ku jetojn ata a në anën tjetër, bëjn politika imorale në kurriz të pjesëve të vendit tonë dhe shqiptarëve të nda për të mos u bashkuar kurr ata. Këtë model duan ta instalojn edhe në Kosovë kur thuhët: Të gjithë jemi për Bashkim, askush nuk është kunder por nuk është koha tani !!!.

Mirë që e permendie ti i nderuar si problem këtë e jo unë.

Më pas, krejt në fund ju thuani :

,,Nuk kemi guxuar ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane, pavaresisht fuqise qe kishim e qe kemi, ta leme Kosovën te trajtohet si pjese e Serbis, si Serbi, etj,.. Prandaj, edhe kemi perfunduar ketu, ne kete kurthë...“

Kjo është pika siq u thash më parë se mund të tjerrim holl deri në këputje të perit ,por kjo nuk është në interes të vendit tonë. Pra nuk dua dhe nuk kam prirje të ju keqkuptoj se gjoja ne paskemi perfunduar në kurthë vetëm pse nuk paskemi pranuar që Kosova të trajtohët si pjesë e Serbisë, jo nuk ju keqkuptoj ngase ju di dhe ju njoh se nuk jeni ky.

Nuk mendoj mik i nderuar se ja vlen të humbim kohë më shumë në këto momente kur koha nuk po na premton të merremi më punë shumë më të rendësishme se këto çfarë flasim.

Mos harro se kam edhe shumë tema tjera në komunikim privat më miq, e mikesha dhe veprimtar /e gjithëandej vendit atje dhe mergatës sonë . Shëndet

Miqësisht Xuni