Lajmet aktuale     Vrasjën tuaj në politikë e pash më ndjenjën time tash sa vite më parë i nderuar Bekim. Nuk pata të drejt të ju them gjë më shumë para ca vitësh në Grand Hotel ngase je djal i Hamzës së madh i cili dinte se kur është fundi dhe kur të thuhet mjaft.

Tani kur politika po vret, jo vetem ty Bekim, por po vret luftën tonë në shekuj e cila gjeti strehim nen kulmin e Jasharve !!! kjo tashmë nuk ma mbyll gojën…Këtu duhët të reagojn gjithë ata që ndihen se janë Shqiptar/e. 

(Mos na vrisni kaq pabesisht në politikë, ngase egërsisht ngrihemi dhe nuk ka politikë, polici e as ushtri të na ndal rrugën për të cilën do flijohemi sa herë që kërkon nevoja…) 

Ky do ishte zëri, do ishte thirrja e të rënëve po edhe e të gjallëve të plagosur në të quajturën paqe.

Loti i Bekimit sot, le të na këndell neve nese ndokosh nga ne jemi përgjumur. 

Lavdi të rënëve, këndellje të gjallëve të cilët mjerisht as nuk duan rënjën e as të rezistojn në këtë rrugë.

Luzern 05.03.2015

Xun Çetta

PS.

 

Unë, në vazhdimësi i vizitoj varrezat e dëmborëve gjithëandej Kosovës, përkulëm para tyre, por nuk dua ti keqpërdori vizitat në publike. Jo rrallë kam dëgjuar të shtrohet dilema se i vizitoj varrezat e dëshmirëve apo jo ? Po i vizitoj dhe përkulëm para tyre, ndonse jo rregullisht sa do doja por nuk mungon komunikimi im më idealët e tyre para gurit për betim. Shpejt do ti dëshmoj sa e sa vizita në gjitha trevat tona si në Prekaz, Gllogjan, Viti, Ferizaj, Saradran, Trubuhoc etj . Bekim Hamzë Jashari, loti i tij sot u bë shkak i këtyre fotove.

 

 

Në përfundim, nga konferenca shkencore mbi ngjarjet e kthesave 1981, drejt e në Prekaz ku u pritem nga familja e Jasharve konkretish nga Murati.

 

Më Murat Musliun dhe Gani Vlahnen që të tre të akuzuar dhe dënuar bashkë më grupin e 21 studentëve 1981